Kosova po i vuan seriozisht pasojat e fusnotës dhe të dialogimit pa reciprocitet edhe me rrezikim serioz të kufijve

Kosova po i vuan seriozisht pasojat e fusnotës dhe të dialogimit pa reciprocitet edhe me rrezikim serioz të kufijve
Kosova po i vuan seriozisht pasojat e fusnotës dhe të dialogimit pa reciprocitet edhe me rrezikim serioz të kufijve

Riza Smaka

  • 14 August 2020 - 14:20

Shkruan: Riza Smaka

“Në mënyrën e tillë, Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, duke iu “revanshuar” Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, vetëm e vetëm për hir të kryeneçësisë së përkushtuar të saj për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës , e ka konfirmuar humbjen përfundimtare të hiq më pak se sa të 8250 hektarëve të Kosovës, në një anë dhe, referuar cenimeve të kohëpaskohshme të territorit të vendit tonë , në vend të reagimeve shtetërore adekuate , vijon vetëkënaqet me deklarata nebuloze me asgjë bindëse, në anën tjetër!”.

Nga fillimi i dialogimit të përfaqësueseve të Kosovës dhe të Serbisë, pala kosovare ishte dhe vijon të jetë inferiore. Fillimisht, pala kosovare theksonte se zhvillonte “bisedime teknike “ me atë të Serbisë. Dihet mirëfilli se, nuk ka “bisedime teknike” ,por, eventualisht, bisedime politike për çështje praktike, pragmatike ! Për të qenë edhe më keq, pala kosovare, e kryesuar nga z Editë Tahiri , duke zhvilluar “bisedime teknike” me palën serbe, në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës së RK-së, ka pas pranuar që, emërtimi i Kosovës të njolloset me fusnotë. Rasti i tillë ishte dhe është i pa precedencë në historinë e shtetit dhe të së drejtës! Vijimisht , bisedimet apo dialogimet kosovare – serbe gjithnjë janë zhvilluar pa raporte reciprokisht të njëjtësuara në disfavorin e Kosovës, që prapë, është situatë e paparë dhe e padëgjuar në relacionet ndërshtetërore! Në atë mënyrë, është krijuar një “ klimë politike e pranuar implicite”, si e rëndomtë, në të cilën, Kosova referuar Serbisë trajtohej dhe deri tani trajtohet palë inferiore. Së andejmi , pasojat e relacioneve asimetrike të tilla, edhe për shkak të dobësive funksionale evidente të institucioneve publike të vendit tonë, shprehen në aktivitetet serbe armiqësore e nëpërkëmbëse edhe në forma flagrante të cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës! Aktualisht , as qeveria aktuale, e formuar në rrethana problematike kushtetutare ,me mbështetje minimale nga mandatet në Kuvend, e stër fryrë me numër enorm të z. kryeministrave, ministrave e ndihmëseve dhe këshilltarëve të tyre të tepërt e jo pak sish inmeritorë dhe krejtësisht të panevojshëm, nuk ka kapacitete funksionale ,mbase, as vullnet dhe as vendosmëri politike për t’i tejkaluar dobësitë e tilla dhe shumë tjera përkitazi me shkallën e lartë të korrupsionit, të abuzimeve me autorizime publike, të shpërfilljes së akteve ligjore në aplikim. Referuar shkeljeve të shpeshta të territorit të Kosovës nga policia serbe si dhe impotencës funksionale të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës vlen t’ i adresohemi edhe Vendimit Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 04- 09 dt. 1. 7. 2020 për “shfuqizimin” e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës –së nr. 01- 04 dt. 22 shtator 2017 për emërimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror! Në atë mënyrë, Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës , pa bazë ligjore , pa asnjë justifikim racional dhe para skadimit të mandatit ligjor , arbitrarisht e ka “shfuqizuar “ institucionin shtetëror kompetent për menaxhimin e Kufirit të vendit tonë. Ndryshe nuk ka shtet bashkëkohor që nuk e ka dhe qe nuk e mbështet institucionin shtetëror të vetë për menaxhimin e kufirit shtetëror. Gjasat e keq veprimit të tillë të papërgjegjshëm të Qeverisë aktuale të Kosovës ,nuk mund të mos jenë qëndrimet kundërshtare të saj me ato të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të formuar në datën 22 shtator 2017 e, prej saj, të “ shfuqizuar “ në datën 1. 7. 2020! Sikundër dihet, Komisioni në fjalë, me dokumente zyrtare, burime shkencore, profesionale e teknike të pakontestuara e ka pas argumentuar faktin se, me Ligjin nr. 06- L - 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi, Kosovës padrejtësisht dhe pa asnjë farë baze politike as juridike iu kanë pas copëtuar, grimcuar, pakësuar 8250 hektarë një anë ,ndërsa ,Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, analoge me ekzekutivin e dt. 26 gusht 2015 dhe solidare me atë të datës 21 mars 2018 iracionlisht e ka pas kundërshtuar pikëpamjen e tillë duke e “mbrojtur” humbjen e konsiderueshme të territorit të vendit tonë, në anën tjetër. Në mënyrën e tillë, Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, duke iu “revanshuar” Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, vetëm e vetëm për hir të kryeneçësisë së përkushtuar të saj për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës , e ka konfirmuar humbjen përfundimtare të hiq më pak se sa të 8250 hektarëve të Kosovës, në një anë dhe, referuar cenimeve të kohëpaskohshme të territorit të vendit tonë , në vend të reagimeve shtetërore adekuate , vijon vetëkënaqet me deklarata nebuloze me asgjë bindëse, në anën tjetër!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".