Krimi dhe korrupsioni na sollën varfërinë të dera

Krimi dhe korrupsioni na sollën varfërinë të dera
Krimi dhe korrupsioni na sollën varfërinë të dera

Skender Mulliqi

  • 13 September 2020 - 08:22

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Organizatat e ndryshme dhe ato studentore , si dhe shoqëritë civile duhet të aktivizohen në maksimum për të bërë punë të mira. Vetëm atëherë mund të llogarisim në prosperitetin e vendit tonë. Kosova është vonuar shumë në të gjitha proceset, duke mbetur shumë mbrapa nga vendet tjera. Kemi mbetur mbrapa në funksionimin e duhur të shtetit ligjor, që gjithashtu gjendet ne raportin e DASH-it për Kosovën. Kontrollin mbi shtetin po e mban kasta e privilegjuar e cila i ka të gjitha monopolet. Monopoli mbi pushtetin, e përjashton shumicën nga vendimmarrja dhe të mirat materiale.Raporti i fundit bukur negativ i DASH-it për Kosovën, lavdëron punën e qeverisë Kurti, e cila filloj për të luftuar korrupsionin, por e cila qeveri padrejtësisht u zëvendësua më një qeveri tjetër jashtë praktikave të deritashme kushtetuese”.

Fenomenet negative si krimi dhe korrupsioni , të cilat nuk u luftuan kurrë sa duhet, janë duke e dëmtuar perspektivën e shtetit të ri të Kosovës në Evrope. Këto probleme janë duke e gërryer shoqërinë tonë nga brenda. Ato na sollën varfërinë të dera, na sollën papunësinë enorme, nepotizmin, klientelizmin duke e bërë vendin të pa perspektivë, ku po vazhdojnë ikjet e të rinjve nga Kosova. Klasa e re politike e pas luftës u pasurua në mënyrë enorme, kurse qytetarët mbetën në varfëri. Nuk kemi avancuar në procese demokratike duke zhvilluar edhe institute përkatëse. Kosova ka mbetur në gjysmë të rrugës të zhvillimit ekonomik , ndërsa kur bëhet fjalë për proceset e demokratizimit kemi mbetur shumë mbrapa. Kur nuk ka stabilitet politike , nuk ka as stabilitet ekonomik. Se kur do të krijojmë stabilitet varet së kur do të avancohet demokracia dhe kur do të kemi institute të ekonomisë. E ajo qenësorja që do të lironte vendin nga korrupsioni i nivelit kaq të lartë dhe dukurit tjera negative , do të ishte reformimi jo vetëm në drejtësi, por në tërësi në organet e shtetit .Pa reforma përmbjatësore larg do të jemi të qenit shtet normal dhe i prosperuar. A do të gjendet formula , kjo mbetet te rreshtimi i përgjithshëm dhe vullneti për të ndryshuar gjendjen për të mirë. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku si shkaktar te ngecjes përmenden nder të tjera edhe ekonomia informale , korrupsioni,etj. Deri më tash pak pamë investime nga jashtë, kur dihet së në çfarë krizash jemi katandisur. Dhe, kur dihet së pa investitorë të jashtëm zor është të përballojmë krizën ekonomike të thelluar edhe nga gjendja pandemike. Gjithashtu , pa lëvizjen e proceseve nuk kemi mundësi ta mundim të keqën .Pa një veprimtari të gjerë shoqërore, gjasat do të jenë minimale. Forcimi i sindikatave mendojë unë, do të ishte një ndihmesë e madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".