Pushtetarët, më në fund, i favorizojnë deputetët që patën votuar në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës

Pushtetarët, më në fund, i favorizojnë deputetët që patën votuar në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës
Pushtetarët, më në fund, i favorizojnë deputetët që patën votuar në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës

Riza Smaka

  • 19 September 2020 - 12:55

Shkruan-Prof. Dr. Riza Smaka

“Një nga deputetët publikisht ka pas deklaruar se nuk do të votonte formimin e Qeverisë aktuale dhe vijimisht ka pas deklaruar në Kuvendin e Republikës së Kosovës se bindjen e tij refuzuese për formimin e Qeverisë aktuale ia kanë pas ndryshuar Presidenti i Republikës së Kosovës z Hashim Thaçi dhe ish Kryeministri i Qeverisë se Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj të cilët i paskan pas hyrë në shtëpi pas mesnate dhe paskan pas insistuar nga ai për të votuar për formimin e Qeverisë në fjalë. Ndërhyrja e tillë qartas ishte në kundërshtim me dispozitën e nenit 70 të Kushtetutës sipas së cilës deputeti përkatësisht deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës kurdoherë duhet të votojë për, kundër apo të abstenojë krejtësisht pas asnjëfarë presionit, insistimit, ndërhyrjes as favorit të çfarë do natyre! Në anën tjetër një ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës që ka qenë i dënuar mbi gjashtë muaj dhe për atë shkak nuk ka pas autorizime të deputetit, ka pas votuar për formimin e Qeverisë aktuale”.

-Sikundër dihet botërisht, Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, e administruar nga z. Abdullah Hoti, ka qenë formuar edhe në saje të dy votave defektoze të deputetëve të dhëna në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës si dhe, kontestimi i atyre votave, ka qenë bërë me kohë në Gjykatën Kushtetuese e cila as deri sot nuk e ka vendosur atë çështje juridike të lehtë dhe tejet të thjeshtë! Votat e tilla ishin dhe mbetën nule juridikisht, të pa efekte juridike, defektoze, diskutabile politikisht të dëmshme dhe mund dhe do të shërbenin për fusnotime ( jo të tipit të Editë Tahirit) për diskurse teorike dhe praktike ! Çështja në fjalë me kohë i ka qenë adresuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ,të cilën, edhe pse të thjeshtë e të lehtë juridikisht, as deri sot e kësaj dite nuk e ka vendosur!Së andejmi, rezulton haptas se, spekulimet e sipërpërmendura, juridikisht defektoze e politikisht intriguese dhe të dëmshme, të praktikuara gjatë formimit të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës, Qeverinë në fjalë e bëjnë të kontestuar dhe paligjshme, aq më parë kur, nuk është e formuar as e organizuar konform me Ligjin për Qeverinë, është inflatore me numër tejet të madh dhe për aq të panevojshëm të ministrive ( të njëjtë me numrin e departmenteve të SHBA-ve ), në një anë dhe, gjendjen e tillë, në vend të kundërshtimit imediat dhe serioz, nëpërmjet zhagitjes së vendosjes së kësaj çështjeje juridike të lehtë dhe të thjeshtë, Gjykata Kushtetuese e favorizon, mbase me një me tendencë implicite për ta konvaliduar! Edhe në këtë rast, manifestohet zinxhiri korruptiv i shtrirë në Ekzekutivin, Legjislativin dhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila, jo rrallë herë, në vend të interpretimeve konsekuente e konsistente të dispozitave kushtetuese të kontestuara, ose, jashtë autorizimeve të veta ka krijuar norma kushtetuese nga prerogativa e Legjislativit, ose, ka praktikuar “interpretime juridike“ në harmoni me politikat ditore”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".