Po shkon edhe një mandat i dështuar me Prishtinën e degraduar nga zyrtarët e korruptuar

Po shkon edhe një mandat i dështuar me Prishtinën e degraduar nga zyrtarët e korruptuar
Po shkon edhe një mandat i dështuar me Prishtinën e degraduar nga zyrtarët e korruptuar

Muhamet Kelmendi

  • 20 September 2020 - 08:16

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Rrugët në Prishtinë janë dëmtuar dhe nuk ka intervenime adekuate. Edhe nëse intervenohet, kemi intervenime sipërfaqësore, të cilat shkatërrohen përsëri brenda vitit. Më shumë kemi dëme se riparime. Fushat e shërbimit publik, e punësimit në subjekte publike të komunës etj. Këtu kemi thjeshtë ç’rregullim dhe lidhje tipike familjare të punësimit. Për një dokument në Prishtinë, ku vetë isha, prita me numër disa orë. Punësimi është tipik politik dhe mbi bazën e interesave familjare dhe financiare. Këta janë të rinj në pushtet, po të shikohen nga kanë ardhur dhe çka kanë në pronësi tash, është fakt i mjaftueshëm për hetime. Ata disponojnë tash shtëpi, banesa e makina, orendi e ku di unë. Ju takon organeve të merren me këtë rast dhe me rastet tjera nga ministritë, organet e organizatat publike, komunat e tjera. Çrregullimet dhe dyshimet janë të mëdha dhe këtej duhet kërkuar dështimet në vlerësim”.

Ka kohë që është theksuar se komuna e Prishtinës ka dështuar dhe ka shumë probleme të pa zgjidhura. Shkaqet janë të shumta. Por, mbi të gjitha kemi thjeshtë dështime të personelit. Dështimet janë shumë. Fusha e ndërtimit dhe të rindërtimit. Kjo ka shkuar duke u keqësuar. Ka ndërtime të ndryshme dhe pa kritere. Vetëm lagjet të shikohen, gati në gjithë Prishtinën, vëren njeriu se ndërtimet janë pa plane të mirëfillta të qytetit, mbi kriteret e domosdoshme dhe tejet jo proporcionale. Kjo fushë është e shkatërruar tërësisht. Në të ka ndërtime kryesisht sipas lidhjeve dhe është detyre e prokurorisë që të merret me këto ndërtime. E çështja e gjelbërimit...? E morra këtë fushë sepse shihet se si ndërtimi edhe kjo ka dështuar tërësisht. Për çdo vit mbillen gjoja fidanë dhe ato dështojnë tërësisht. Duket se është fushë shumë dështuese dhe e mirë për keqpërdorime financiare. Të përkujtomë rrugën e gjelbërimit në drejtimin për Fushë Kosovë. Aty në mes të dy korsive qe 20 vite mbillen kunjat e kryetarit të Fushë Kosovës. Edhe në Prishtinë janë kunjat e shumtë. Qe 20 vite nuk ka arritur Prishtina që ta rris një lis të vetëm. Të gjitha mbjelljet kanë dështuar. Fusha sociale dhe ekonomike. Nga mjetet financiare të komunës kemi një dështim të madh. Kudo kemi dështime. Nuk kemi investime dhe papunësia është e madhe. Ndihmat sociale janë në letër. Fusha e arsimit. Edhe këtu si në tërë Kosovën ka dështuar arsimi totalisht. Objektet janë por arsimi është i dobët dhe jo në nivel të arsimit evropian. Punësimi bëhet kryesisht me lidhje politike dhe familjare dhe kështu kemi dështime të mëdha. Fusha e infrastrukturës rrugore. Rrugët në Prishtinë janë dëmtuar dhe nuk ka intervenime adekuate. Edhe nëse intervenohet, kemi intervenime sipërfaqësore, të cilat shkatërrohen përsëri brenda vitit. Më shumë kemi dëme se riparime. Fushat e shërbimit publik, e punësimit në subjekte publike të komunës etj. Këtu kemi thjeshtë ç’rregullim dhe lidhje tipike familjare të punësimit. Për një dokument në Prishtinë, ku vetë isha, prita me numër disa orë. Punësimi është tipik politik dhe mbi bazën e interesave familjare dhe financiare. Këta janë të rinj në pushtet, po të shikohen nga kanë ardhur dhe çka kanë në pronësi tash, është fakt i mjaftueshëm për hetime. Ata disponojnë tash shtëpi, banesa e makina, orendi e ku di unë. Ju takon organeve të merren me këtë rast dhe me rastet tjera nga ministritë, organet e organizatat publike, komunat e tjera. Çrregullimet dhe dyshimet janë të mëdha dhe këtej duhet kërkuar dështimet në vlerësim”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".