2013- 2015 Fundosja së shtetit të Kosovës

2013- 2015 Fundosja së shtetit  të Kosovës
2013- 2015 Fundosja së shtetit  të Kosovës

Ragip Guraziu

  • 20 September 2020 - 10:55

“Zajednicën dhe negociatat e filluara me Beogradin, do të mund t’i pezullonte vetëm ndonjë qeveri e re me Opozitën në krye. Ndryshe, as Gjykata Kushtetuese e as Qeveria e tanishme e Kosovës, nuk mund t’i anulojnë “Zajednicën” e as negociatat e filluara me Beogradin (2013-2015), kur kjo qeveri me Isa Mustafën dhe me Hashim Thaçin në krye, PRAKTIKISHT e mbështesin Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Planin-6 Pikësh të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, në saje të cilave Beogradi zyrtar ia ka arritur që të hyjë në negociata me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës (Ish-kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësministrja Edita Tahiri), me të vetmin pikësynim, që ta kontestojë dhe ta vërë në pikëpyetje statusin politik të Kosovës, duke qenë se Rezoluta 1244 nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky ishte naiviteti, mashtrimi dhe gabimi fatal politik dhe diplomatiik i qeverisë së Thaçit, që pranoi “bishtbisedime” me Serbinë (kinëse për zgjidhjen e përbashkët të problemeve të minoritet serb në Kosovë, në vend se ato t’i zgjidhte vetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës) pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008. 

 

  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte takuar  kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa të cilin e informoi për rrjedhën e dialogut në takimin e nëntë dhe të dhjetë në Bruksel dhe me marrëveshjen e përafruar nga dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë. 

 

 

Kryeministri Thaçi theksoi se me këtë marrëveshje është arritur që të ruhet në tërësi Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, me çka  mundësohet integrimi i asaj pjesë të vendit tonë, dhe janë hapur rrugë për normalizim të raporteve në mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë.Kryetari Mustafa i dha përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtuan për mënyrën e procedimit të mëtejmë të marrëveshjes së përafruar.  

 

Reagimet e Isa Mustafes këto ditë,ndaj Enver Hoxhës 

Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi (jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri). Marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar.Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje. 

E kam instaluar dhe fuqizyar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marreveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për te është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës.  

 

Pra nënshkrimet e viteve 2013-2015,ua qelen gojën Vuçiqit e Serbisë 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”. 

 

Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell. 

 

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo e Kosovës sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve. 

 

Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi. 

 

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga gazetari, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni i Kosovës ku po qëndron në Uashington. 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq njihet për nacionalizmin e tij dhe shpesh edhe arrogancën me media, derisa pak fare flitet për jetën e tij private në opinionin në Serbi. 

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Uashington paraqet një tërmet të madh politik për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. 

 

Intervistë ekskluzive me James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës 

 

Serbia nuk është ende e gatshme të njohë Kosovën në këtë fazë të bisedimeve. Një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve, e bazuar në njohjen reciproke, do të kërkojë kompromise të vështira për Kosovën dhe për Serbinë. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës. 

 

Trump në Kosovë?! 

 

Që nga marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator në Uashington në të cilën mori pjesë edhe Trump, ky i fundit ka cilësuar një ndër të arriturat për të dy vendet. 

 

I pyetur në lidhje me këtë vizitë profesori universitar Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nëse Kosovën e viziton Trump atëherë pritja duhet të jetë madhështore sepse është presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe se Kosova duhet të dëshmoj respektin e jashtëzakonshëm karshi saj. 

 

Dilemat e vizitës së Trumpi-t në Kosovë 

 

Profesori vë në pah disa dilema në rast me vizitën e Trumpit në Kosovë, duke kërkuar nga familjet e dëshmorëve e deri tek familjet e të pagjeturve që të dalin para Trumpit në mënyrë  

të organizuar dhe të bindin që Serbia duhet të kërkoj falje për këto krime. 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar më 4 shtator marrëveshje për normalizim ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. 


(Kosova Sot Online)