Po duan ta mashtrojnë popullin, nuk mbulohet keq qeverisja prej dy dekadash me një ligj ad hok nën presion të situatës së kolapsit

Po duan ta mashtrojnë popullin, nuk mbulohet keq qeverisja prej dy dekadash me një ligj ad hok nën presion të situatës së kolapsit
Po duan ta mashtrojnë popullin, nuk mbulohet keq qeverisja prej dy dekadash me një ligj ad hok nën presion të situatës së kolapsit

Arsim Haziri

  • 01 October 2020 - 17:34

Shkruan: Arsim Haziri

Është pikërisht kjo qeverisje e cila ka bërë që shoqëria të diferencohet në dy kategori, në ata që ndjekin dëshirën dhe ata që janë në masë e që ndjekin nevojën bazike, duke krijuar në mënyrë të vetëdijshme një hendek të thellë në shoqëri. Mbi të gjithë them se premisat e përdoruara janë të pamenduara mirë irracionale dhe asociale, dhe çdo ndërlidhje e pritje tek kjo logjikë, përbën naivitetin më të madhe mbase është e kaluara e prekshme dhe hetueshme ajo që na dëshmon të kundërtën, pra instalimin e gjitha fenomeneve negative në shoqëri. Kosova mund ta mashtroj veten sa herë që thirret në demokraci të re, rrethanat në të cilat ka kalua e akoma kalon e bëjnë për të mos t'u konsideruar ashtu.

Ndoshta edhe mund ta synojnë atë qëllim, përdorimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike me prapa vij elektorale, pra akuzë drejt partive opozitare për kinse bllokim të një ligji që do e rimëkëmb ekonominë e vendit. Kosova vazhdon akoma t'i vjelë produktet e një keqqeverisje 20 vjeçare, dhe qenë funksional kjo gjendje, vështirë është të zhvendoset tjetër kund faji. Shoqëria edhe pas pandemisë është shoqëruar me një gjendje të pa perspektivë, dhe ardhja e virusit sikur e ka maksimalizuar akoma më shumë gjendjen ekonomike në vend.

 

Partitë në pushtet ndoshta edhe do të synojnë t'i përdorin disa kauza në drejtim të restaurimit politik në shoqëri, por kjo kartë konsideroj qysh në start është e destinuar të dështoj. Vendit i duhet logjikë tjetër qeverisëse, janë pothuaj të njëjtat fytyra që kanë ushtruar qeverisje regresive dhe i tërë ky degradim multidimensional është pasojë e klasës së padenjët politike. Sot më shumë se kurrë qytetari ka një lloj imazhi mbi mënyrën e qeverisjes, dhe çdo lëvizja për restaurim politik është vështirë e realizueshme, gjithnjë duke e ditur me çfarë vështirësi ballafaqohet qytetari ynë. Ligji për rimëkëmbje, minimalisht mund të ndikoj në ekonominë e përgjithshme, kur e dimë se niveli i papunësisë dhe zhvlerësimit social gjithnjë e më shumë ka qenë në rritje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".