Çka thonë Serwer dhe Gjukanoviçi për Gjykatën Speciale?!

Çka thonë Serwer dhe Gjukanoviçi për Gjykatën Speciale?!
Çka thonë Serwer dhe Gjukanoviçi për Gjykatën Speciale?!

Ragip Guraziu

  • 05 October 2020 - 09:20

E ju deshën pesë vjet që Zyra e Prokurorit të Specializuar, të dorëzoj një aktakuzë për krime lufte ndaj një ish pjesëtari të UCK-së.

Daniel Serwer: Specialja është në favor të serbëve

Eksperti Amerikan i sigurisë, Daniel Serwer ka komentuar Gjykatën Speciale.U themeluar në gusht të vitit 2015.

E ju deshën pesë vjet që Zyra e Prokurorit të Specializuar, të dorëzoj një aktakuzë për krime lufte ndaj një ish pjesëtari të UCK-së.

Sali Mustfa, nën akuzua për krime lufte dy ditë më parë u paraqit në seancë dëgjimore pran Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, subjekt i një aktakuze të prokurorisë është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza ndaj tyre ende nuk është konfirmuar.

E këto zhvillime dramatike i ka komentuar eksperti Amerikan i sigurisë Daniel Serwer.

Ai thotë se kryesit e krimeve të luftës duhet të mbahen përgjegjës, por potencon faktin se Specialja është në favor të serbëve.

Profesori i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Uashington thotë se Serbia po ngurron të mbajë përgjegjës komandantët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

Serwer shton se Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të merret me këtë cështje.Ish këshilltari ministror në Departamentin e Shtetit Amerikan thotë se kjo çështje duhet të futet edhe në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjukanoviçi: Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të parandaluar krijimin e një Serbia të Madhe!

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se ai do të kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet të rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë tonë.

Gjukanoviçi akuzon Kishën Serbe së po mundohet ta larogi Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.

“Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme. Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt, dhe se civilizimi Evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura, dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian “, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç thotë së është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan, ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popatë e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojm projektët serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nnga Beogradi por edhe nga shteti serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".