Jo, me këtë diplomaci e politikë të dështuar nuk vjen liberalizimi i vizave

Jo, me këtë diplomaci e politikë të dështuar nuk vjen liberalizimi i vizave
Jo, me këtë diplomaci e politikë të dështuar nuk vjen liberalizimi i vizave

Muhamet Kelmendi

  • 10 October 2020 - 16:25

Shkruan:Muhamet Kelmendi

Atë që e kemi parë në Uashington, për nga temat, thua se Kosova nuk figuron si shtet. Të gjitha temat janë jo të natyrës që e ndihmojnë vendin. Z. Thaçi pati thënë: " Mbi 95% të marrëveshjes e kamë përgatitur unë me përfaqësuesit e SHBA-ve". Nëse është kështu, pse z. Thaçi nuk i futi temat jetike për Kosovën në diskutim? Pse nuk e futi reparacionin e dëmeve të luftës? Pse nuk kërkoi kthimin e fondit pensional të grabitur, me një shumë prej 2 miliardëve? Këto nuk janë tema politike, por ekonomike. E pra, si të presim liberalizim, me një udhëheqje nënshtruese dhe tipike të paditur në raportet ndërkombëtare. Nuk pritet asgjë. Kosova po vuan nga këta politikan që kemi dhe të cilëve aq iu duket vetja të mëdhenj, tamam si me qenë të sjell nga mbi natyra. Jo. Me kësi soj të politikaneve nuk pritet liberalizim. Përkundrazi. Kosova do të vuan edhe më shumë dhe ka për të pasur errësirë edhe më të thellë.

Ne fakt diplomacia kosovare nuk ekziston. Kosova ka juridikisht ministri të jashtme, por ajo fare, e përsërisë fare nuk dinë për të punuar. E tërë qeveria është në gjumë të fortë dimëror. Ata nuk dinë dhe nuk kanë guxim për të imponuar Kosovën si çështje me rëndësi në Evropë. E kjo do të vazhdon. Nuk kemi ekspert në pushtet që dinë diplomacinë, ecjen përpara dhe tërheqjen diplomatike. Nëse është nevoja edhe ndalimin e çdo raporti në të mirë të vendit dhe popullit. Një çështje e madhe është raporti me shtetin serb. Nënshtrimi ndaj qëndrimeve të BE-së e bënë Kosovën e paaftë dhe dinjitoze në raport me BE-në dhe shtetet e organizmat në botë. Ende askush s’ka dëgjuar që Kosova ka paraqitur tema për diskutim në Berlin, në Londër, në Uashington apo diku tjetër. Të tjerët i kanë caktuar dhe vendosur temat e Kosova i ka pranuar ashtu sikurse janë vendosur. Kosova duhet të ketë kujdes të veçantë në Bruksel. Z. Barel dhe Laicek nuk janë miq të Kosovës. I shtrembërojnë qëndrimet e Komisionit Evropian. Ka raste që i paraqesin qëndrimet e veta në emër të BE-së. Këtej duhet syqeltësi dhe paraqitje me shkrim dhe drejtpërdrejtë të temave që i donë Kosova me i diskutua. Në kohën e tillë, kur rreziqet janë evidente, as që diskutohet liberalizimi i vizave. Evropa po ballafaqohet me çështje më të mëdha. Është Ukraina, është Nagornjo Karabak, është Bjellorusia dhe pandemia që ka kapluar vendin. Natyrisht se kohë pas kohe ka interesim për Kosovën, por jo në përmasat e pritura. Kërkohet një ofensivë diplomatike e analizuar mirë që vendi i ynë të zënë vendin në diplomacinë e BE-së dhe më gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".