Shqipëria, 30 vjet në krizë demokratike, ligjore dhe integruese

Shqipëria, 30 vjet në krizë demokratike, ligjore dhe integruese
Shqipëria, 30 vjet në krizë demokratike, ligjore dhe integruese

Skender Kapiti

  • 05 November 2020 - 10:38

Shqipëria, është fakt se ajo është shëmbulli më i keq në Europë për shtetndërtimin modern dhe ligjor, shëmbull si shtet kampion për dështimin e demokrascisë, për korrupsionin dhe për krimin e organizuar , për kultivim e trafikim droge dhe për eksodin, gjëndje këto, të cilat i kanë shqetësuar vazhdimnisht dhe pandërprerë edhe Perendimin, SHBA-të dhe BE-në.

Pavarësisht edhe pranisë, mbështetjes, monitorimit dhe ndihmës  të OSBE-së, ODHIR-it, Kominsionit të Venecias si dhe të politikës , qeverive dhe të diplomacive të shteteve të fuqishme demokratike, Shqipëria në këto 30 vite mbeti e fundit, më problematikja dhe më e prapambetura në Europë në rrugën e zhvillimit dhe progresit civil, demokratik, ekonomik, ligjor dhe integral në Europë. 

Demokracia e cila nuk realizon vlerat dhe standardet demokratike është demokraci në krizë sepse realisht në Shqipëri demokracia tipike shqiptare ka prodhuar kriza, ku në vitin 1997 arriti kulmin me rrënimin e shtetit, por jo se ajo është  më mirë  sot, kur Shqipëria ndodhet në krizë gjithëinstitucionale shtetërore, pasi akualisht shteti dhe demokracia lëvizin e funksionojnë sa për inerci.

Në Shqipëri pothuajse gjithmonë në këto 30 vite partitë politike humbëse nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve, dhe akuzojnë pushtetn për vjedhje e manipulim të tyre sepse gjithmonë vota vidhet, shitet dhe rezultati manipulohet.

Këtë e kanë pranuar gjithmonë edhe institucionet monitoruese ndërkombëetare të cilat gjithnjë prej tyre dëgjojmë të njëjtinn refren dhe avaz retorik , të asaj se: zgjedhjet në Shqipëri nuk plotësuan standardet por janë të pranueshme.

Pra, ndërkombëtarët për Shqipërinë kanë një mase apo një kut specifik si demokraci shqiptare. Si pasojë në parlamentin shqiptar shkojnë e zgjidhen  për deputetë individë injorantë, hajdute dhe me rekorde krimi. 

Demokracinë shqiptare e mbajnë në krizë permanente  ashtu si edhe shtetin shqiptar  partitë politike shqiptare, pasi ato vetë nuk janë demokratike, nuk kanë as liri dhe as demokracitet të brëndshëm, por janë parti autokratike që funksionojnë  si prona të kryetarëve të përjetshëm.

Partitë politike shqiptare janë grupe interesi të klanit uzurpator të tyre dhe të elitës servile rreth kryetarëve të partive. Të tilla janë dhe funksionojnë edhe partitë politike në Kosovë, fatkeqësisht dhe aspak më mirë.

Ashtu sikurse funksionojnë partitë politike, po atë fizionomi dhe praktikë ato zbatojnë edhe kur marrin pushtetin.

Ashtu sikurse që vjedhin dhe manupulojnë me votat,partia në pozitë në pushtet qëndror e vendor: me kryeministra, ministra, zv/ministra dhe me administratë vjedhin e grabisin  me postin e vulën e pushtetit paranë publike, bëjnë  trafikimin e posteve dhe të detyrave shtetërore e administrative; bëjnë batërdinë me paranmë publike, me tendera, në investime dhe me privatizimet; bëjnë kontrabandë dhe trafikim lëndësh narkotike dhe të gjitha prapësitë dhe poshtërsitë e tjera e deri dhe pazar e tradhti kombëtare me interesin kombëtar.

Një sjellje e tillë nga politika e politikanët shqiptarë bëjnë të mundur kapjen e shtetit, bllokimin e funksionit të tij nga korrupsioni, krimi gjithfarësh, padrejtësia, vjedhja dhe tradhtia publike.

I gjithë tranzicioni 30 vjeçar në Shqipëri duke qenë i tillë vetëm sa ka prodhuar e përsëritur kriza, apo më sakt i gjithë tranzicioni e ka mbajtur shtetin shqiptar dhe demokracinë shqiptare në prapambetje, në moszhvillim, në mosndërtim dhe mosfunksionim të shtetit ligjor dhe rrjedhimisht dhe jashtë dyerve të Bashkimit Europian, pra në 30 vite Shqipëria mbeti në krizë vlerash dhe standardesh demokratike.

Shqipëria nga një krizë monotone komuniste 45 vjeçare kaloi në një krizë tjetër demokratike që prej 30 vitesh nga koha e vetërënies së komunizmit.

Në Shqipëri u duk se me shëmbjen e komunizmit Shqipëria shpëtoi dhe e kapërceu krizën komuniste, por shumë shpejt ra në një krizë tjetër, në atë demokratike dhe që nuk dihet se kur do të dalë prej saj.

Ndoshta dhe shpresa e shqiptarëve për t’u ndarë nga ky tranzicion traumatik dhe nga kjo krizë e tejzgjatur   do ta kryejë VETING-u.

Ligji demokratik, mirëfunksionimi dhe zbatimi i tij është vlera më e madhe në Demokraci, dhe funksionim e zbatim i ligjit do të thotë funksionim i shtetit demokratik dhe i shoqërisë demokratike, dhe Ligji e zbatimi i tij e ruan demokracinë për të mos rënë në krizë dhe nuk e lejon  as shtetin që të bjerë e rrëshqasë në anarki.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".