Për luftë të hapur kundër mafiooligarkëve Devolli, Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe drejtësi e pa ndikuar

Për luftë të hapur kundër mafiooligarkëve Devolli, Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe drejtësi e pa ndikuar

Hajrullah Tërnava

  • 02 December 2020 - 07:46

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Blerim Devolli është i njohur për pronësi të disa bizneseve të mëdha në Kosovë dhe privatizime kundërthënëse siç ishte Fabrika e Amortizatorëve. Devolli ishte pronar i Operatorin Virtual “Z-Mobile”, për të cilin ishte ngritur edhe një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës pas konstatimeve nga Kuvendi se Telekomi i Kosovës ishte dëmtuar nga kontrata e nënshkruar me këtë operator. Prandaj nëse nuk fillohet të luftohet krimi në mënyrë profesionale dhe ligjore, ky vend do të rrëshqet drejtë anarkisë, dhe botës do ti jep mësime se si një shtet i vogël si Kosova, që bota i ndihmoj të krijohet në baza humanitare nga ç farosja që u rrezikua, tani po ky shtet po i jep mësime negative botës duke u kriminalizuar rrënjësisht në të gjitha sferat e institucioneve që ekzistojnë, dhe nëse shoqëria Kosovare nuk vetëdijesohet, do të vjen në pyetje edhe vetë ekzistenca e këtij shteti.

-Sikur të ekzistonte një qeverisje stabile në Kosovë, do të duhej të ndodhte edhe procesi i rishikimit dhe ndërprerjes së të gjitha vendimeve kriminale që janë marr nga qeverisjet e deritanishme, sipas të cilave përfitues të përbashkët me krimin e organizuar kanë qenë oligarkët Devolli dhe nëntoka e krimit të organizuar. Po e them këtë pasi që sipas raportimeve në media, së fundi Komisioni i Ndihmës Shtetërore e ka anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’u dhënë tarifa nxitëse bizneseve të Blerim Devollit. Ky komision ka gjetur se skema e aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për tarifa nxitëse për 20 megavat energji solare është e kundërligjshme sepse ka gjetur se skema e aprovuar nga ZRRE, është marrë si vendim pa e njoftuar dhe pa pasur autorizim e Komisionit të Ndihmës Shtetërore për përshtatshmërinë e saj me ligjin, duke shkelur kështu nenin 3 të Ligjit për Ndihmën Shtetërore.

Rishikime të tilla të vendimeve që favorizojnë bizneset e mafi oligarkëve do të duhej të kishte në mënyrë sistematike dhe të mos ndalet vetëm në një rast. Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka bërë një veprim të guximshëm në zbatim të ligjit, duke e ndaluar dhe duke mos e autorizuar skemën e ZRRE-së, sepse ky komision, pasi që ka konstatuar se skema e ZRRE-së nuk ka përmbushur kushtet e përgjithshme relevante të përcaktuara me Udhëzuesin e BE-së për ndihmën shtetërore për mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë 2014-2020 (EEAG) 1 , bazuar në nenin 14 (1.3) i Ligjit Nr. 05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, prandaj edhe ka vendosur me të drejtë duke konstatuar se skema “Tarifa nxitëse për prodhimin shtesë të 20 megavat të energjisë diellore/solare në Republikën e Kosovës” është ndihmë shtetërore e ndaluar dhe nuk e ka autorizuar atë. Duke pasur parasysh favoret që janë bërë në shumë raste, për shumë kompani të lidhura ngushtë me politikën dhe nëntokën kriminale, hetimet do të duhej vazhduar edhe në shumë raste të tjera të dyshimta sikur ku me Blerim Devollin, ku tarifat nxitëse, si skemë e ZRRE-së për mbështetjen e prodhimit të energjisë së ripërtritshme, së fundmi kanë qenë materiali me të cilin është fuqizuar monopoli i Blerim Devollit.

Ky rast i fundit e dëshmon se sa thellë kanë depërtuar këto biznese kriminale, pasi që pejani Blerim Devolli është pronar i disa bizneseve të regjistruara në Maltë, si vend tashmë i njohur për fshehjen e fitimeve të bizneseve nga mbarë bota, e përmes të cilave kishte përfituar nga skema e ZRRE-së. Edhe për këtë rast dhe të tjera raste, nëse përmes veprimeve kriminale tentohet që të pasurohen jashtëligjshëm, duhet të hetohen dhe të ndërpriten të gjitha vendimet përmes të cilave përfitojnë bizneset e Devollëve të regjistruara në Maltë, që i kanë ndihmuar Blerim Devollit që ta zgjerojë në hapësirë të paparashikueshme monopolin e tij. Ai ka përfituar tarifa nxitëse për prodhimin e 16.7 megavatëve energji solare. Një park solar me kapacitet prej 6 megavatëve ishte lëshuar në prodhim në tetor të vitit 2018. Prapa këtij parku solar qëndrojnë dy biznese të Blerim Devollit që janë ‘shpërblyer’ me tarifa nxitëse prej 136.4 eurosh për 12 vjet. Me vendim të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), katër biznese të Blerim Devollit po kështu kishin përfituar tarifa nxitëse prej 85.5 eurosh për megavat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".