Të ndiqet penalisht edhe ZRRE-ja pse i dha favore biznerore kompanisë së oligarkut Blerim Devolli

Të ndiqet penalisht edhe ZRRE-ja pse i dha favore biznerore kompanisë së oligarkut Blerim Devolli
Të ndiqet penalisht edhe ZRRE-ja pse i dha favore biznerore kompanisë së oligarkut Blerim Devolli

Dardan Grapci

  • 01 December 2020 - 18:27

Shkruan: Dardan Grapci

Është e pa pranueshme dhe e pa kuptimtë pse inteligjenca Kosovare po heshtë ndaj këtyre skandaleve që po ndodhin në vend?, pse nuk marrin veprime të duhura dhe ligjore për parandalimin e shkatërrimit të natyrës nga Blerim Devolli?. Pse? Pas këtij rasti skandaloz edhe me panelet solare Prokuroria Speciale e Kosovës do të duhet hetuar çdo marrëveshje dhe kontratë të dyshimtë që oligarkët Devolli e kanë lidhur me institucionet publike, për të vërtetuar ligjshmërinë dhe të bazuarit në ligj për secilin rast veç e veç.

Zyra e Rregullatorit te Energjisë duhet te përgjigjet urgjentisht, qoftë edhe penalisht, për këtë skandal 6 vjeçar. Ata duhet të pyeten pse iu kanë dhënë tarifa nxitëse bizneseve të Blerim Devollit. Tani më po del tërësisht në sipërfaqe se mungesa e një Qeverisje stabile në Kosove jo vetëm që po e dëmton qytetarin, por edhe nuk kanë kapacitet ligjor për tu marre me Blerim Devollin dhe mafio-oligarkët e tjerë të cilët po pasurohen me fshehtësi në kurriz të qytetareve të cilët si duket janë në gjumë e nuk dinë asgjë çka po ndodhë në Kosovë. Komisioni i Ndihmës Shtetërore shumë mirë ka bërë që e ka anuluar vendimin e ZRRE-së, por unë i bëj apel Komisionit të Ndihmës së Shtetit që të kërkojnë llogari në kthimin e përfitimit të kundërligjshëm nga Blerim Devolli, dhe gjithashtu këto ankesa të shqyrtohen nga ndonjë gjykatë jashtë Kosovës e cila nuk është korruptuar ku besoj ajo gjykatë do të jep vendime të qarta dhe të drejta rreth këtyre abuzimeve të autorizimeve të jashtëligjshme që i ka bërë ZRRE-ja ndaj Blerim Devollit. Në qoftë se Blerim Devolli po prodhon rrymë nga panelet solare , pse atëherë qytetaret nuk kanë të drejtë të pajisen me këto panele solare, dhe kur dikush tenton ta bëj një gjë të tille po dënohen nga KEDS. Nëse është joligjore montimi i paneleve solare nga qytetarët, pse atëherë KEDS ka heshtur ndaj paneleve solare që i posedon Blerim Devolli, apo KEDS po përfiton gjithashtu në mënyrë indirekte të hyra në buxhet.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".