Manipulatorët politik të votave nuk e kanë seriozisht vullnetin për reformën zgjedhore

Manipulatorët politik të votave nuk e kanë seriozisht vullnetin për reformën zgjedhore
Manipulatorët politik të votave nuk e kanë seriozisht vullnetin për reformën zgjedhore

Blerim Burjani

  • 08 December 2020 - 17:49

Shkruan: Blerim Burjani

Ideja për ta ndryshuar ligjin që është future në procedurë parlamentare është vetëm sa për sy e faqe, që të përmendet ligji dhe të mos merret askush me këtë punë, sa për konsum të brendshëm të partive, duke akuzuar njëra tjetrën partitë se i janë vjedhë vota. Kur flasin në këtë mënyrë gjithnjë thirren në mos ndryshimin e ligjit, në zbrazëti të ndryshme, për të arsyetuar edhe dështimet në zgjedhje. Akuzat shkojnë deri atje duke denoncuar partinë tjetër për manipulime. Pra kjo tash është një punë e dijshme dhe çështja e reformës zgjedhorë është vetëm kamuflazh por jo edhe vullnet serioz I partive politike.

Deri më tash nuk ka pasur ndryshim të këtij ligji, ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, e as nuk është rendi që të bëhet diçka e vlefshme dhe serioze në këtë drejtim sepse nuk ka vullnet dhe qasje me seriozitet. Problemi është i qartë përderisa Kosova nuk i heq prej procesit të numërimit të votave njerëzit e përzgjedhur dhe të deleguar nga politike , secili grup për interesin e vetë, s’ka gjë prej kësaj pune për zgjedhje të rregullta, normale dhe të pranueshme ndërkombëtarisht. Kosova nuk mund asnjëherë deri më tani të garantoj me këtë ligj, asnjëherë të vetme , zgjedhje të pa anshme dhe demokratike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".