Veç në Kosovë ka ndodhur kjo, pasi të vdes pacienti, e thërrasin në operacion për të ja shpëtuar jetën!

Veç në Kosovë ka ndodhur kjo, pasi të vdes pacienti, e thërrasin në operacion për të ja shpëtuar jetën!
Veç në Kosovë ka ndodhur kjo, pasi të vdes pacienti, e thërrasin në operacion për të ja shpëtuar jetën!

Faik Krasniqi

  • 17 February 2021 - 19:00

Shkruan: Faik Krasniqi

Njerëzit presin me muaj dhe vite për të kryer një operacion. Shumë nuk arrijnë ta kryejnë atë operacion që do t‘i shpëtonte jetën, sepse vdes pa e kryer operacion. Janë më qindra raste që i thërrasin muaj më vonë pasi të vdesin për të kryer operacionin. Më Qeverinë e ardhshme kjo gjë nuk guxon më të ndodhë. Po ashtu edhe me furnizim të barnave dhe gjërave esenciale që i duhet një spitali. Çdo shërbim duhet të kryhet në institucionet shëndetësore publike, dhe jo nëpër klinika private me çmime të çmendura për xhepin e varfër të qytetarit. Prandaj thash që Banka Zhvillimore dhe shëndetësia janë urgjente, sepse edhe njëra edhe tjetra kanë të bëjnë me jetën e qytetarit. Janë çështje që bëhen përmes reformave, por shumë të tjera me votim në mbledhje Qeverie ose në Kuvend. Nëse këto i bënë Qeveria e ardhshme, vetëm brenda gjysmë mandati Kosova do të ishte në çdo aspekt më mirë se çdo shtet i Ballkanit Perëndimor!

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin një Referendum ndaj klasës së vjetër politike të korruptuar. Qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë, u organizuan për ta shporrur klasën e vjetër politike nga pushteti. Ndoshta ky ndëshkim erdhi pak vonë, por më mirë vonë se kurrë. Nga Qeveria e ardhshme nuk presim mrekulli, por kryesorja gjërat të lëvizin në drejtim të duhur. Çfarë do qytetari? Qytetari do zhvillim ekonomik, punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe drejtësi. Por për Kosovën dhe qytetarët e saj emergjente janë zhvillimi ekonomik dhe shëndetësia. Puna e Qeverie varet në 100 dhiteshin e saj të parë. Kjo është në çdo shtet të botës për t’u vlerësuar puna e një qeverie. T‘u japim kohë në këtë 100 ditësh se çfarë do bëjnë. Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka premtuar themelimin e një Banke për Zhvillim. Shumë e mirë një gjë e tillë për zhvillim ekonomik. Bizneset fillestare(Start-up) në Kosovë e kanë të pamundur të marrin kredi nëpër banka. Kjo bankë do t‘ua mundësonte marrjen e kredisë për hapjen e biznesit. Bizneset e vogla dhe të mesme janë motori i një shteti, për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Themelimi i kësaj Banke është urgjentë të bëhet, sepse njerëzit e kanë humbur shpresën këtu dhe shumica të ardhmen e tyre e shohin jashtë Kosovës. Me shumë të drejtë. Nuk jetohet me shpresa të rrejshme që një ditë do të bëhet mirë. Në dorën e njeriut është që a do të bëhet mirë apo jo, në këtë rast të pushtetit. Shëndetësinë e kemi në gjendje të mjerueshme. Aty duhet të reagohet për përmasimin e kësaj gjendje, në çdo pjesë ku ka probleme të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".