Rënia nga pushteti e Thaçit, e shpëtoj Kosovën nga ndarja mbi bazat etnike!

Rënia nga pushteti e Thaçit, e shpëtoj Kosovën nga ndarja mbi bazat etnike!
Rënia nga pushteti e Thaçit, e shpëtoj Kosovën nga ndarja mbi bazat etnike!

Skender Mulliqi

  • 11 April 2021 - 12:45

Shkruan:ANALIST: Skënder Mulliqi

Serbisë gjithashtu duhet t’i bëhet e qartë se nuk do të këtë pazare me territoret e Kosovës , të çliruara më shumë sakrifica njerëzore e materiale . Amerika e Joe Bajden-it e ka informuar për qasjen politike te saj, Beogradin zyrtar, së pavarësia është e panegociueshme .Praktikat e vjetra që na dëmtuan  duhet  të flakën nga agjenda e vazhdimit të bisedimeve . Qeveria duhet të punojë ngushtë edhe më opozitën dhe më shoqëritë civile , që të kemi një konsensus të përgjithshëm lidhur më këtë temë jetike për Kosovën.

Agjenda e deri tashme e bisedimeve  nuk  ka shkuar në favor të Kosovës, por ka shkuar më shumë në dëm te saj. Klasa  politike e po sa e larguar nga pushteti me votën e lirë, sikur që nuk ka punuar mirë në planin politik të brendshëm , edhe më keq ka punuar në planin e jashtëm. Agjendën e bisedimeve shumë na e ka përcaktuar politika e Serbisë , se sa pala  e Kosovës  e cila ishte palë e dëmtuar nga lufta në ish-Jugosllavi. Edhe më parë , por në kohën  e fundit gjithçka ka  diktuar eksponenti i Sheshelit në pushtet, Aleksandër Vuçiq. Ky jo krejt pa fajin edhe të BE-së, e faktorizuan Serbinë  si shtet në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. U faktorizua pa kërkuar një kërkim falje të vetme  për gjenocidin që u shkaktoj shqiptareve në vendin e tyre . Këtij faktorizimi  të politikës serbe, i ndihmuan faktori politike  në Kosovë dhe në Shqipëri. U nënshkruan marrëveshje shumë të dëmshme për Kosovën, si Demarkacioni me Mal të Zi, dhe “Zajednica” . Sihariq jo i mirë tjetër na erdhi Fusnota në përfaqësimet e Kosovës në tubimet rajonale. Të gjitha këto ishin dhe janë  të pafalshme për palën  tonë  në këto bisedime. Politika jonë dhe ata të cilët i udhëhoqën këto bisedime për një kohë të gjatë, gati sa nuk e zhbën shtetin e ri të Kosovës, me lansimin e idesë  për shkëmbime territoriale më Serbinë, Unë mendoj , se rënia nga posti të presidentit amerikan Donald Tramp, dhe rënia nga pushteti të Thaçit dhe Mustafës e shpëtoj Kosovën nga ndarja mbi bazat etnike. Tash do të duhej të vihen bazat e reja politike për vazhdimin e dialogut, që nuk ka mundësi as ti ikët gjatë , kur dihet së këtë po e kërkojnë Amerika dhe BE-ja . Kosovës i takon një përgatitje e hartuar më plan dhe program të qartë politike , duke i bërë më dije palës serbe, së nuk do të këtë bisedime aty ku prekët statusi politike i Kosovës .

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".