Si të ruhet toka e bukës nga ndërtimet e egra?!

Si të ruhet toka e bukës nga ndërtimet e egra?!
Si të ruhet toka e bukës nga ndërtimet e egra?!

Ismail Muçiqi

  • 24 May 2021 - 09:37

Shkruan:Ismail Muciqi

nga dështimet më të mëdha qe patën institucionet e Shtetit nga Pavarësia e këndej është mungesa apo mos respektimi i planit hapësinor të Republikës së Kosovës. Ky paradoks për ditë më shumë po i zvogëlon sipërfaqet e tokave bujqësore duke i shndërruar ato në kampiere të ndërtimit dhe të betonit. Kosova është territor i kufizuar dhe i vogël me një sipërfaqe mbi 10 mijë kilometra katrore.

Këto sipërfaqe dikur ishin hambar i drithërave në të cilat u sigurua ushqimi i banorëve dhe i kafshëve shtëpiake. Nëse e marrim gjendjen aktuale shohim se Komuna e Podujevës e cila dikur kishte sipërfaqe me drithëra nga pollata e deri tek kodra e Kulines që kufizohet me Komunën e Prishtinës, me mija sipërfaqe të rrafshit që shtrihen në të dyja anët e Lumit Llapë dikur ujiteshin duke dhënë rendimente fantastike për kohen.

Sot kjo më nuk ekziston tokat e bukës pa asnjë planë dhe leje përkatëse janë shndërruar në gërmadha të ndërtimit të objekteve të ndryshme pa standarde urbanistike. Nëse kjo praktikë vazhdon edhe më tutje për një kohë jo shumë të gjatë banorët e Llapit do të mbesin pa tokën e baballarëve dhe të gjyshërve të cilët me fanatizëm dhe mund e ruajtën për pasardhësit e tyre. Ky fenomen mjerisht po vazhdon edhe në rajonin e Komunave tjera të Kosovës.

Nga kodra e kulinës gjithandej deri në Fushë Kosovë përditë po ndërtohen godina të ndryshme duke zënë dhe zvogëluar sipërfaqet e tokës e cila me shekuj u punua për të siguruar bukën për nevojat e kohës. Kjo praktikë pa asnjë shqetësim po vazhdon drejtë pjesës jugore të Komunave të Lipjanit, Ferizajit, Shtimes e deri në Kaçanik. Pa dyshim se përgjegjësin për këtë gjendje kaotike e mbajnë institucionet e shtetit nga niveli qendror e deri tek pushteti lokal.

Për ti besuar këtyre të dhënave pasqyra më konkrete është ndërtimi i egër pa plan rregullativ dhe urbanistik që ndodhi në Komunën e Prishtinës që nga paslufta. Mjerimi edhe më i dhimbshëm është se ata të cilët kishin përgjegjësi dhe obligim për ta mbrojtur tokën e bukës, ata përmes privatizimit në mënyrat më korruptive blen me qindra hektarë tokë me qmime qesharake për ti shndërruar ato në biznese tregtare duke i shitur për troje me qmime marramendëse duke fituar miliona euro.

Andaj të gjitha këto e imponojnë pyetjen?. Se a ka Kosova plan hapësinor dhe ligj për mbrojtjen e sipërfaqeve bujqësore si asete nacionale me interes shtetëror?!. Nëse kjo dinamikë e shkatërrimit, uzurpimit të sipërfaqeve bujqësore nuk ndërpritet sa më parë me ligj dhe dekret qeveritar pas dy decenieve të ardhshme Kosova do të mbetet vendi i par në Ballkan i cili nuk do të ketë më sipërfaqe bujqësore për të prodhuar drithëra për nevojat minimale të banoreve.

Kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që do ti ndodh këtij vendi. Një thënie e popullit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë aktuale.. “Se shteti i cili e ka bukën e fiton edhe luftën”. Me shpresë se Qeveria aktuale dhe Ministria e Bujqësisë do të preokupohen për ta ndryshuar gjendjen në këtë sektor tani është koha e fundit që ky fenomen shkatërrues për të ardhmen e vendit të ndërpritet me akte dhe ligje administrative, derisa nuk është bërë vonë për të na mallkuar gjeneratat që vijnë pas nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".