Me Opinione nuk shkruhet historia

Me Opinione nuk shkruhet historia
Me Opinione nuk shkruhet historia

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 May 2021 - 09:22

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Por, me fakte dhe me argument pohohet, shkruhet dhe mbrohet e vërteta historike, ndërkaq me opinione (sepse nuk janë fakte) ushqehet politika propagandistike ditore  dhe antihistoria e rreme dhe e falsifikuar.

*** Kush i falsifikon faktet dhe argumentet qofshin ato historike, juridike a politike, mund të jetë gjithëçka, por jo shkencëtar: historian, jurist, politikolog, diplomat,   as demokrat,  as nacionalist, as patriot e as atdhetar, por vetëm një pazargji, që shkruan me porosi-me para të majme të armiqve të brendshëm ose të jashtëm për mbrojtjen dhe për realizimin e interesave të tyre antishqiptare dhe kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Fakte:

 (I) Ibrahim Rugova ishte president i Kosovës : 1) Nën Serbinë pushtuese dhe gjenocidale (1989-1999 dhe 2) Nën  protektoratin e UNMIK-ut (2000-2006). Kjo është e vërteta historike,  de fakto e de jure për presidentin Ibrahim Rugova, Republikën e të cilit nuk e pati njohur asnjë shtet i OKB-së përpos Shqipërisë, e cila nuk e ndihmoi ushtarakisht me armatën e saj (1989-1999).

Opinione:

(II)  Ndërkaq,. kur thuhet dhe shkruhet se Ibrahim Rugova ishte “ideologu”, “arkitekti”, “baba”, “Mahatma Gandi”  dhe “kryetari historik i pavarësisë” së Kosovës, këto nuk përbëjnë kurrfarë baze të qëndrueshme, që do të justifikonte përligjjen e përmbajtjes  së tyre parimore, mbase janë të zhveshura nga  faktet dhe nga argumentet kuptimore historike, juridike , diplomatike, politike dhe filozofike shkencore, domethënë përbëjnë vetëm opinione dezinformuese politiko-propagandistike të njerëzëve të ndryshëm, të shkruara për qëllime të ndryshme njëpartiake privilegjuese dhe karrieriste përfituese  për ta falsifikuar të vërtetën historike  dhe politike të Kosovës së pavarur dhe sovrane (2008-2021).

Fakte:

(III) Pas përfundimit të Luftës së D ytë Botërore (9 maj 1945), saktësisht që nga viti 1958 deri sa mbylli sytë për herën e fundit më 26 korrik 2018, Adem Demaçi ishte i burgosuri politik (28 vjet),  Babai, ideologu, organizatori, frymëzuesi, arkitekti,  tribuni i rezistnecës gjithëpopullore, disidenti, luftëtari i paepur, heroi, revolucionari, demokrati e paqësori i Kosovës si Sami Frashëri i Shqipërisë Etnike, si Mahatma Gandi(babai i Indisë) dhe si  Nelson Mandela i Afrikës së Jugut. Me një fjalë, Adem Demaçi është Babai i Kosovës, jo Ibrahim Rugova.

Fakte:

(IV)  Pas njohjes së Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008),  de fakto dhe de jure, presidenti i parë historik  i saj  ishte Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, jo askush tjetër.

(V) Po ashtu, pas pavarësimit të Kosovës de fakto dhe de jure (17 shkurt 2008), Kryeministri i parë historik i Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte Hashim Thaçi, jo askush tjetër.

Këto janë fakte dhe argumente të qëndrueshme, që nuk duhet shtrembëruar dhe falsifikuar as historia, as drejtësia, as politika e as diplomacia.

Të gjitha këto fakte dhe argumente mund të gjenden në burimet  e ndryshme mediale qoftë ditore, javore apo periodike jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e ndryshme të botës.

Së fundi, ai që shpërfytyron dhe falsifikon historinë kombëtare shqiptare (mbi baza partiake, politike, mafioze, idelogijike, tregtare, ekonomike, karrieriste dhe latifundiste), ai  është produkt vetëmohues dhe vetasgjësues.  

Sa më lart, historia e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës, duhet shkruar drejt dhe në mënyrë objektive, ashtu si janë zhvilluar ngjarjet politike, diplomatike dhe luftarake (1989-1999), jo sipas dëshirës dhe interesave të ngushta egoiste dhe partiake, sepse kjo është antihistori e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".