Aleksandër Vuçiq me të vërtet si mi në një qoshë të dhomës,që po kërkonë shpëtim

Aleksandër Vuçiq me të vërtet si mi në një qoshë të dhomës,që po kërkonë shpëtim
Aleksandër Vuçiq me të vërtet si mi në një qoshë të dhomës,që po kërkonë shpëtim

Ragip Guraziu

  • 02 June 2021 - 09:34

Shkruan: Ragip Guraziu

Presidenti,Serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur edhe publikishtë,duke kërcnuar Kosovën,edhe anashkaluar bisedimet, Serbi-Kosovë, dhe pa i ndëgjueshëm për ndërkombëtarët, ka deklaruar se ; Keni për ta parë se sa vende do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë per mediet serbe, ka kërcënuar duke thënë se do shtohet numri i shteteve që do e tërheqin njohjen diplomatike të Kosovës, derisa është shprehur se është i dëshpëruar me Greqinë, nën vazhdën e raportimeve se ky shtet do e njeh Kosovën.

Vuçiq, në intervistë për B92, nuk ka lënë pa përmendur as presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e as kryeministrin Albin Kurti, duke i quajtur si “skifterë të mëdhenj shqiptarë”.

“Por skifterët e politikës së Madhe Shqiptare erdhën në pushtet, duke shijuar simpatitë e mëdha të Perëndimit, veçanërisht Gjermanisë, jo aq shumë të Amerikës, sepse ata e shohin Ministrin e Punëve të Jashtme në Prishtinë si të tyren. Osmani është një studente amerikane, Kurti është i martuar për një norvegjez. Këta janë skifterët shqiptarë, që disa i paraqesin si njerëz të mirë”, ka deklaruar ai.

“Do ta shihni se sa vende do ta tërheqin njohjen [ndaj Kosovës]. Dhe pastaj do të shihni se si një Serbi e vogël po lufton si “miu në qoshe”, siç thotë një doktrinë britanike, ne do të luftojmë ashtu siç dimë”, ka kërcënuar Vuçiq.

“Është e rëndësishme për ne që të mos ketë panik për Serbinë, ne e dinim që kështu do të ndodhte. Së pari, ata krijuan një zyrë për marrëdhënie tregtare kur shqiptarët futën taksa të paligjshme, dhe pastaj të premten në pesë pasdite u informuam nga Greqia se ata do të përmirësonin më tej bashkëpunimin”, ka deklaruar tutje ai.

Por çka mendojnë disa analistët poliik….

‘’Nuk mund të kenë rezultat bisedimet Kosovë-Serbi pa pjesëmarrjen e SHBA-ve , sepse po të mos ishin SHBA-të dhe ndërhyrja vendimtare e tyre, Kosova do të ishte akoma pa shtet dhe pa pavarësi. Këtë besoj se e dinë të gjithë shqiptarët si edhe Albin KURTI. Pa ndihmën e SHBA-ve nuk do të ketë njohje të reja, dhe këtë e tregoi edhe rasti i fundit i njohjes së Kosovës nga Izraeli, pasi jo vetëm se nuk kishte njohje të reja, por përkundrazi pati tërheqje njohjesh prej disa shteteve. ‘’

‘’Duket se së shpejti po nga përkushtimi i SHBA-ve, Kosovën pritet që ta njohë edhe Greqia. SHBA është për Shqipërinë e Kosovën edhe mbështetësi kryesor për integrimin e tyre në BE. Pa një luftim të vërtetë të krimit në përgjithësi situata në Kosove nuk mundë të ndryshohet sepse çka është më e keqja krimi në përgjithësi ka lëshua “rrënjë” në Kosovë aq thellë sa që detyrë e kësaj qeverie është, dhe sikur e kanë dhënë premtimin, se duhet ta luftoj krimin pamëshirshëm, gjë që për këtë do e këtë përkrahjen e qytetarëve të saje dhe faktorit ndërkombëtar.’’

‘’Njohja nga Greqia do e mundësonte edhe njohjen nga Qiproja, pastaj Rumania e Sllovakia, e ndoshta edhe Spanja si vend i fundit në BE që do të rezistonte në këtë aspekt. Kjo është e mundshme të arrihet nëse faktori ndërkombëtar angazhohet me seriozitet në këtë çështje dhe nëse qeveria dhe presidenca në dy shtetet tona bëjnë të pamundurën për këto njohje.’’

“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer, gjatë vizitës në Prishtinë.

Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, ka deklaruar Lajçak, i cili bashkë me Palmer qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.

“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor, por do të befasohesha nëse mund të ndodhë ndonjë zhvillim tjetër nga këto takime. Unë mendoj se Administrata e Biden është shumë më e përkushtuar në njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës brenda kufijve të saj aktual, por dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Më së miri të pyesni Lajçak dhe Palmer. Disa marrëveshje të reja për gjëra të tilla si njerëz të zhdukur dhe financa janë të mundshme, por unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për njohjen”, tha ai.

Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".