Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëm

Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëm
Raportimi i ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Kuvendit, i panevojshëm

Skender Mulliqi

  • 24 June 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Punën e organeve ekzekutive ndërkombëtare në Kosovë, deri sa nuk u shpallë pavarësia në vitin 2008 i dimë të gjithë. Si administrata e UNMIK-ut ashtu edhe EULEX, nuk i kanë kryer detyrat e tyre ashtu si duhet. Nuk i luftuan dukurit negative si krimin e organizuar dhe korrupsionin . Se a ishin zyrtar të lartë  të implikuar në afera të ndryshme  dhe në krime të luftës apo fshehje  eventuale  të provave do të tregojë koha. Administrata e UNMIK-ut dhe ajo e EULEX-it kishin njerëz në mesin e tyre që konsideroheshin si “tepricë teknologjike “në vendet prej nga vijnë, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe dështimin e tyre. 

Këtyre ditëve  u plasua në opinion  deklarata e Simmons dhe kërkesa e tij,  si  ish gjyqtar i EULEX-it për raportimin, kinse të skandaleve të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, para Kuvendit të Kosovës. Ku ishte Simmonsi që 20 vite  që nuk i paraqiti provat e tilla nëse vërtetë i ka? Ku ishte gjyqtari Simmons në momentin më kritik të debateve dhe dilemave që po ngriteshin në Kosovë para formimit të Gjykatës Speciale? Kërkesa që ai të raporton para Kuvendit të Kosovës, nuk përkon në kohë dhe as hapësirë, duket pak sa e vonuar dhe e çuditshme, dhe nuk i kontribuon funksionimit më të mirë të organeve tona të drejtësisë që pritet të ndodhë më Qeverinë e re Kurti.

Simmons është vetëm një individ që mund të prishë shumë, kur dihet së një kërkesë të tillë mund të bëjnë shtetet më të fuqishme të botës , të cilat edhe janë sponzorizuesit e pavarësisë të Kosovës. Se a mund të jetë Sommons njeri i ndonjë shërbimi sekret, kjo mund të jetë manipulative dhe e diskutueshme. Por, që sigurisht një paraqitje e tillë e tij, tash  para Kuvendit, në këtë situatë politike nëpër të cilën po kalon Kosova , kur edhe kanë rifilluar bisedimet më palën serbe, për mendimin tim nuk do të ishte fare produktive , por shumë e dëmshme , së bëhet fjalë për një temë të ndjeshme dhe delikate .Edhe pa deklaratën e tij publike dihet së këto dy struktura  ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, nuk kanë lënë përshtypje të lavdishme .

Të rëndësishme për vendin  është gjetja e një formule të favorshme  që mos të pranohet Asociacioni i komunave më shumicë serbe, si e tillë më kompetenca ekzekutive , e që nuk do të jetë hiq lehtë të hidhet poshtë , kur dihet së firmosja e Thaçit dhe Mustafës në Bruksel, e ka shndërruar atë   në marrëveshje ndërkombëtare. Se  çfarë do të jetë forma përfundimtare e Asociacionit , do të varet shumë edhe nga faktori ndërkombëtar, edhe pse pala jonë në bisedime i ka të gjitha argumentet edhe  nga Kushtetuta për ta refuzuar. Kosova është shtet Sovran dhe i pavarur i pranuar ndërkombëtarisht, dhe prandaj Asociacioni i komunave më shumicë serbe , duhet të inkorporohet në Asociacionin e Komunave shqiptare, pa kompetenca ekzekutive,  të cilat në një  të ardhme të afërt e shndërrojnë ata, në një Republika Srpska tjetër po tash  në Kosovë.  E përmenda këtë fakt në këtë shkrim , sepse edhe kjo kërkesë e ish gjyqtarit ndërkombëtar Simmons mund te lidhet me temën e Asociacionit si trysni karshi Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".