Lexoni edhe:
Franca po e "shkelë" Kosovën, nuk është në anën e demokracisë!
Shkruan: ANALISTI - Ali Hertica
Në shtetin e ri të Kosovës, i cili po duket që edhe pse ka mbushur 13 vite të plota nga shpallja e pavarësisë së plotë, shkëputja nga administrimi ndërkombëtar, duhet të jesh shumë pak i informuar për ta konstatuar situatën e rëndë dhe aspak funksionale në institucionet e drejtësisë, shtylla kryesore e shtetit, prokurori dhe gjykata. Kodi i Etikës dhe pëgjegjësia para ligjit, për prokurorët dhe gjyqtarët Kosovar akoma janë dy pika tepër të dobëta që nuk po prodhojnë rezultat, nuk ka zbatim dhe nuk ka respektim. Kaosi në systemin e drejtësisë, me sjellje të pa përgjegjëshme i ngjanë një gjyngle, pylli të pa shkelur që rrezikon të futesh në të sepse nuk mundë të dalësh.
Prokuroritë dhe Gjykatat e Kosovës, akoma po zbatojnë një strategji të tillë pune ku po merren kryesisht me lëndët e rëndësisë lehtë, minimale. Këto të dhëna po dalin zyrtare edhe nga monitorimi që i bëhet sistemit të drejtësisë nga organizatat e ndryshme të specializuara. Sa për mbulesë të rasteve të rëndësishme ata simbolikisht trajtojnë dhe zgjidhin disa lëndë që ju japin mundësi të prodhojnë statistika së për mbulesë dhe arësyetim të pozitave që mbajnë, kurse rastet më serioze i dështojnë qëllimisht, madje duke mos i kompletuar me prova të mjaftueshme, të cilat pastaj gjykata i hedh poshtë.
Franca po e "shkelë" Kosovën, nuk është në anën e demokracisë!Lexoni edhe:
Edhe pse për mbikëqyrjen dhe kontrollin e punës së prokurorëve është përgjegjëse KPK (Këshilli i Prokurorisë së Kosovës, kurse për gjykatat KGJK, këto institucione, përkundër ndryshimeve në udhëheqje që janë bërë gjatë këtyre viteve, akoma po mbeten në rolin e një kukulle për dekor, pasi një pjesë e mirë e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk i përgjigjen Ligjit, Kodit të etikës dhe profesionalizmit të tyre që kërkohet në punë, por telekomandohen nga grupet e interest të lidhura me politikën sepse janë individë të sjellë nga klasa politike, dikur e pushtetshme dhe e pa prekshme.
Pikërisht kjo vartësi e drejtësisë nga grupet e interest jashtë sistemit, mos szbatimi dhe mos respektimi I rrefullativës së brendëshme ligjore e disiplinore, ka bërë që vazhdimisht të marrin notë negative edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe të DASH-it. Me ndryshimet e fundit politike që kan ndodhur në drejtimin e shtetit, në Qeveri, do të duhej reflektuar me ndryshim substancial edhe në drejtësi, sepse zotimi i atyre që sot po qeverisin, partnerëve në koalicion, ka qenë sundimi i ligjit, përgjegjësia dhe baraza para drejtësisë për të gjithë.
ShBA-ja e prerë për Marrëveshjen e Washingtonit: Kosova e Serbia t’i përmbahenLexoni edhe:
Respektimi i Kodit të Etikës dhe Ligjit për përgjegjësit do të duhen prodhuar sjellje shumë të përgjegjshme si në prokurori edhe në gjykata, për të mbajtur krejtësisht në paanshmëri parimin e hetimit dhe të gjykimit të rasteve, edhe kur është qështja në relacionin drejtësi-politikë. Sido qoftë, pa u pastruar klasa politike as që mund të pretendohet për drejtësi të pavarur, e aq më tepër respektim të Kodit të Etikës apo Ligjit për përgjegjësit, sepse ajo politikë që ka zgjedhur dhe emëruar për interest e vetë figurat kyqe në prokurori dhe gjykata, vazhdonti kontrollon dhe shantazhon të njëtit.
Vetëm prej momentit kur sistemi i drejtësisë pastrohet nga vartësit e politikës, atëherë fillon të lulëzoj hap pas hapi forcimi i sundimit të ligjit, në të njëjtën kohë e në të njëjtin avaz fillon edhe dobësimi i ndikimit politik ndaj këtij sistemi, tek atëherë mund të flasim për respektim të Kodit të Etikës dhe të llogaridhënjes. Në kohën kur sistemi i drejtësisë do të prekë nivelet e larta të suksesit, atëherë nga frika e ndëshkimit do të rritet disiplina për respektimin e ligjeve. Me kalimin e kohës disiplina do kthehet në shprehi, ndërsa shprehia në normë sepse kjo është kultura e punës që kërkohet në një shtet serioz të së drejtës dhe të barazisë para ligjit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".