Në prag të dialogut Kosovë-Serbi, politika e bashkimit evropian përplot defekte dhe jo unike!

Në prag të dialogut Kosovë-Serbi, politika e bashkimit evropian përplot defekte dhe jo unike!
Në prag të dialogut Kosovë-Serbi, politika e bashkimit evropian përplot defekte dhe jo unike!

Ismail Muçiqi

  • 07 July 2021 - 09:54

OPINION ME SHKAS

Shkruan:Ismail Muciqi

Republika e Kosovës është në pozitë të vështirë karshi dialogut me serbin për shkak të rrethanave ekzistuese të interesave të disa Shteteve të caktuara të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian por mjerisht politika e tyre paraqet më shumë pengesë për unitetin e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i Spanjës në Beograd foli sot në kryeqendrën e Serbisë haptazi kundër pranimit të Shtetit të Kosovës nga ana e Madrid zyrtarë. Ai shkoj edhe më lartë duke e akuzuar Kosovën se shpalli Pavarësinë në mënyrë të njëanshme duke e shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ishte i papërmbajtur dhe haptazi u rreshtua në anën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës dhe politikës Globale të Bashkimit Evropian.

Kur njeriu normal e dëgjon një Ambasador të një Shteti të Bashkimit Evropian i cili në mënyrën më të vrazhdë e sulmon Pavarësinë e Kosovës shtrohet pyetja.. Qfare hajri dhe qfare të mire mundë tëpritet nga komisioneri për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian, diplomatin Borel i cili deri dje ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës dhe i cili vazhdimisht u deklarua kundër Pavarësisë dhe njohjes të Shtetit të Kosovës. Se me të vërtetë pozita e Republikës së Kosovës karshi dialogut me Serbinë është tejet problematike dhe jo në përkrahje të Kosovës tregon edhe emërimi i diplomatit Qek Miroslav Lajcak i cili deri dje ishte Minister i Punëve të Jashtme të Qekis i cili vazhdimisht deklaronte se Qekia nuk do ta njohë Shtetin e Kosovës.

Koha po tregon se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk arriti të ndërtojë politikë unike në zhvillimin strategjikë të unionit Evropian si vlerë e demokracisë të popujve që jetojnë në Kontinentin e vjetër të Evropës. Vet fakti që Rumania një Shtet i brishtë me plotë probleme dhe defekte deri tek krimi i organizuar nuk e njoh Shtetin e Kosovës bashkë me Qipron, dhe Greqinë tregon më së miri se uniteti i politikës Globale të Bashkimit Evropian është për tu dëshiruar.

Po të kishte drejtësi dhe norma të njëmenta të rregullativës Kushtetuese të Formimit të Bashkimit Evropian pa dyshim se Shteti i fundit i cili ndonjëherë do t’ju bashkohet Bashkimit Evropian duhet të ishte Rumania, Qiproja, Qekia, besa besë edhe Spanja e cila është shndërruar në një Shtet diktatorial duke i ngulfatur të drejtat e komuniteteve që jetojnë në këtë shtet. Duhet theksuar se që nga themelimi i Bashkimit Evropian pati batica dhe zbatica në politikën Globale, për shkak të interesave të ndryshme gjeopolitike dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe aleateve të saj. Këto hezitime edhe sot kohë pas kohe po reflektohen edhe në politikën e Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban i cili disa here e kundërshtoj politikën e Bashkimit Evropian karshi Rusisë dhe sanksioneve ndaj saj.

Duke i analizuar këto rrethana në Bashkimin Evropian dhe pozitën e Republikës së Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. Kosova do të përballet me sfida më të ndryshme në avancimin e subjektivitetit si Shtet i pavarur dhe i barabartë me Shtetet tjera.

Mjerisht në krye të institucioneve të Bashkimit Evropian qëndrojnë diplomat të cilët në arenën ndërkombëtare nuk kanë ndonjë biografi shumë të njohur e cila do tu ipte atyre kredibilitet apo përkrahje nga popujt të cilët e përbëjnë unionin e Evropianit. Nuk ka dyshim se Gjermania ishte ajo e cila e themeloj dhe e ruajti unionin duke u nisur nga ish kancelari Helmut Kohl i cili i bashkoj dy Gjermanit. I vetmi autoritet që deri tani ishte në balancimin e politikës të Bashkimit Evropian dhe me gjerë ishte Kancelarja Merkel e cila mjerisht së shpejti do të largohet nga politika.

Se si do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe e Ballkanit mbetet të shifet por kjo do të varet shumë edhe nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga normalizimi i marrëdhënieve përkatësisht nga njohja reciproke ndërmjet dy Shteteve të cilat edhe përkundër mbarimit të luftës të vitit 1999 ende Shteti Serbë po e sfidon Shtetësinë e Kosovës, dhe ka pretendime pushtuese territoriale.

Derisa Bashkimi Evropian nuk flet me një gojë dhe nuk ka politikë të qartë ndaj Serbisë e cila i bëri katër luftra në ish Jugosllavi pa e lanë anash edhe gjenocidin ndaj popujve të pa fajshëm është vështirë se situata në Ballkan dhe Evropë do të jetë stabile për një kohë.? Prandaj në fund po theksojmë se stabiliteti i ballkanit dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian varet nga politika gjeostrategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga aleanca veri atlantike e NATO-së si fuqi ushtarake për mbrojtjen e vlerave demokratike europerendimore si vlerë Universale e të drejtave dhe lirive të njeriut në shekullin në të cilin po jetojmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".