5 vite nga koha e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi!

5 vite nga koha e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi!
5 vite nga koha e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi!

Skender Kapiti

  • 16 July 2021 - 10:15

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Si sot 5 vjet më parë, më 15 Korrik 2016, Turqia u përball me një përpjekje tradhtare për grusht shteti.Sot mbushen 15 vite nga grushti i dështuar i shtetit në Turqi. Po sjellim në kujtesë qëndrimin dhe mbështetjen në atë kohë për Presidentin Erdogan, per qeverinë turke,  shtetin e  për popullit turk nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar:

Ish Presidenti Nishani i dënoi me forcë këto akte dhe tentativat për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shprehte mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi.

ishKreu i shtetit shqiptar dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë uronte kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale.

Kryeministri shqiptar, socialisti  Edi Rama, në një mesazh në rrjetet sociale, ai shkruante: “I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan, për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”.

Edhe ishKryetari i Kuvendit Ilir Meta nga Lëvizja Socialiste për Integrim pati shprehur solidaritet me popullin turk dhe autoritetet legjitime te vendit për kapërcimin me sa më pak kosto të situatës së rëndë të krijuar nga tentativa për grusht shteti.

Ajo që kaloi Truqia mbrëmë për ish-kryeministrin demokrat Sali Berisha ishte një tronditje e rëndë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thoshte se e dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar antikushtetues të aventurierëve puçistë me uniformë dhe shpreh solidaritet me qytetarët dhe autoritetet  legjitime të vendit mik.

Edhe ishPresidenti I Kosovës në një status në profilin e tij në Facebook Thaçi shkruante: “Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës.

Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tank.

Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme.

Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri.”

Pra, si sot 5 vite më parë, më 15 Korrik 2016, Turqia u përball me një përpjekje tradhtare për grusht shteti.

Sot pas 5 vitesh që nga koha e grushtit të deshtuar te shtetit, Turqia është më demokratike, më unike, më e sigurtë, më e fortë politikisht, demokratkisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ajo ka sfiduar me sukses të gjitha pasojat e asaj njgjarjeje , dhe jo vetëm kaq por edhe në kapërcimin  e pasojave të tërmetit, të koronavirusit. Turqia ka përballuar me sukses  peshën e madhe të strehimit te mbi  4 milion azilatëve sirianë dhe në shkatërrimin e mposhtjen e terrorizmit. Dhe jo vetëm kaq por Erdogan dhe Shteti turk megjithë këto dhe pavarësisht këtyre vështirësive, shteti turk ka qenë dhe është shteti dhe populli  më humanitar në Botë, i cili u ka dhënë ndihma popujve dhe shteteve të tjera në luftë për mposhtjen edhe të  pandemisë,ku prej tyre një ndihmë e vecantë i është dhënë nga Turqia Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".