Më mirë frikacak se trim në komunikacion, të parandalojmë aksidentet  në trafik që po marrin pamëshirshëm jetët  e më të dashurve tanë

Më mirë frikacak se trim në komunikacion, të parandalojmë aksidentet  në trafik që po marrin pamëshirshëm jetët  e më të dashurve tanë
Më mirë frikacak se trim në komunikacion, të parandalojmë aksidentet  në trafik që po marrin pamëshirshëm jetët  e më të dashurve tanë

Dr. Hysni Aliu

  • 27 July 2021 - 12:12

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 -Tragjedia në Kroaci ne ka trishtuar të gjithëve. Unë ju shprehu ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre.  Aksidente ndodhin gjithandej, por neve shqiptarëve mua po më duket që më shumë, e kam fjalën edhe për aksidentet automobilistike në komunikacion këtu brenda Kosovës, pore edhe gjatë rrugës për në Kosovë. Kësaj vere isha për pushime verore në Velipojë.

Kjo ndodhi  rreth 3 javë më herët.  Ne udhëtuam me autobusin e kompanisë DITA, unë bashkëshortja dhe dy vajzat e mia. Me të njëjtën kompani ka udhëtuar edhe djali im para një jave për në Ksamil. Rrugës për në Velipojë, rripi i sigurimit ishte në rregull, andaj e vendosa pa problem, ndërsa rrugës për në Kosovë, kur u kthyem me një autobus 2 katesh, në karrigen time ishte bllokuar rripi i sigurisë, dhe unë e pyeta kontrollorin e biletave, se ç’të bëj kur s’po mundem të lidhem.

Ai erdhe si me nervozë, e ç‘bllokoj rripin dhe me tha, ja merre, dhe filloi të më përqeshte  sipas ati. ”a shumë tutesh a”?  Po ja ktheva, frikësohem shumë,  dhe për një moment disa zonja që ishin anash dhe përpara meje, kthyen kokën dhe më shikuan, me buzëqeshje, si me habi,  me siguri duke menduar ” ky burrë në këtë moshë po u friksojka”! Ai djali u kthye prapë, dhe e ndala, i thash, zotëri, më keqkuptove, ”unë s’frikësohem nga të qenurit në autobus por nga të qëndruarit pa lidhur  me rrip sigurie,” dhe ju  rikujtova atyre të autobusit DITA që  sipas ligjit në perëndim, në rrugë të gjata, siç është kjo lidhja me rrip sigurie është obligim ligjor.

Aj mu kthye sërish, duke me thënë ” hajt bre se ky autobus peshon s’di sa ton më tha” kështu s’ka shans me u rrokullis” , sërish i thash në çdo rast  ndoshta frenoni shpejt, dhe njerëzit hedhën njëri mbi tjetrin, sepse komunikacionit si dihet, aty përfundoi biseda ime me të. Çdoherë kur kalonte pranë meje, aj kontrollori më shikonte si të isha një frikacak budalla, pa e kuptuar fare që aj vetë  nuk ishte më këmbë në toke. Edhe djali im, tregonte pas rrugëtimit, që shoferi i tyre gjatë kthimit nga Ksamili, voziste tepër shpejt, hynte në tejkalime të automjeteve të vogla, dhe në kthesa hynte 80 në ore.

Pra një pakujdesi e theksuar. Po shkruaj për rastin tim, për të treguar, që të punosh sipas rregullave dhe sipas ligjit, nuk është të jesh frikacak, përkundrazi është mençuri, trimëri e përgjegjësi njerëzore. Ne, në kulturën tonë, fatkeqësisht krenohemi me budallallëqet  që i bëjmë. Këtu, me e vendos rripin e sigurisë, je frikacak  ose budalla, me u  kujdes që mos me e marr koronën duke shmang dorë shtrëngimin apo përqafimin je budalla apo frikacak, me qenë i ndryshëm nga të tjerët je budalla. Unë dhe bashkëshortja ime ishim të vetmit që vendosem rripin e sigurisë në at autobus të DITA-s, nuk e dija, me të mençurit apo me budallenjtë, por jam i sigurt që kujdesi është mençuri. 

Ne jemi mësuar të themi, u shkrua, e ka pas vdekjen, dhe kjo është mënyra më e mirë për ti arsyetuar budallallëqet tona të përditshme që shpesh na kushtojnë me jetë. Zoti, ka thënë ” unë të ruaj pak e ti ruaju shumë”. Shkurt ne nuk po ruhemi mjaftueshëm, ne blejmë lejet e vozitjes, duke e blerë vdekjen nuk vendosim rripat e sigurisë, ne tejkalojmë aty ku s’duhet , ne tejkalojmë shpejtësinë, ne vozisim të lodhur e dërmuar, andaj ndodhin këto që ndodhin.  

Policia nga ana tjetër, nuk e kryen detyrën e vet si duhet. Djali im tregonte se si aj shoferi i Ditës i ka thënë që neve me autobusi nuk na ndalin policia, dhe në realitet vetëm e kthenin shpinën kur kanë takuar patrulla policore, dhe ata duhej të bënin të kundërtën.  Në Finlandë, çdo udhëtar është mbikëqyrës ” spiun” i shoferit, dhe për sjelljen më të vogël jo adekuate ata bëjnë reklamacion në qendrën e kompanisë. Autobusët nuk ndezën fare nëse shoferi është nën ndikimin e alkoolit, sepse paraprakisht shoferi bën testin e pastaj ndezë autobusin. Policia, i dënon shumë më tepër autobusët e tax-it sesa civilët sepse këta janë profesionist, e profesionistit si lejohen gabime pakujdesie. 

Edhe shkollimet për shofer autobusi, janë shumë të komplikuara atje, sepse një shofer duhet të mësoj edhe gjera tjera përveç vozitjes, siç është komunikimi me njerëz, ligjet dhe rregullat e shoqërisë e gjëra tjera.  Aq shumë ka vrima ky shtet i yni sa që i ngjanë një shoshe , andaj duhet të punojmë të gjithë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".