Serbia të mësojë nga politika paqësore e Malit të Zi !

Serbia të mësojë nga politika paqësore e Malit të Zi !
Serbia të mësojë nga politika paqësore e Malit të Zi !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 05 August 2021 - 09:23

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Pse Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës sikurse  e njohu Mali i Zi, më 9 tetor 2008)? -Sepse prapë po ëndërron që përmes "Ballkanit të Hapur" me kryeministrin tradhtar Edi Rama, ta rikthejë në rezervatin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999).

Por, fatkeqësisht, edhe sot pas vdekjes së Slobodan Milosheviqit (2006) ka ngelur “dele e zezë” mes popujve liridashës dhe paqësorë të Ballkanit; ka ngelur rob dhe peng i politikës kolonialiste dhe gjenocidale të Slobodan Miloshvqit-“kasapit të Ballkanit”(1989-1999)!  

Ky vazhdim heretik i kursit të politikës fashiste, etnocentriste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, mund të jetë  me rrezik të madh dhe me pasoja të paparashikueshme, që me flakën dhe  me zjarrin e terrorit dhe të gjenocidit, sërish t’i përflakë popujt dhe vendet e Ballkanit. Këtë kataklizmë askush nuk do ta lejonte, sepse nuk ndodhemi në rrethanat politike të fillimvitetit 1990, kur Serbia me ushtritë, paraushtritë dhe me milicitë e saj përgjaku Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, me ç’rast masakroi dhe shfarosi e qindra e mijëra civilë të pafajshëm.

Serbia të ndjekë shembullin human dhe paqësor të Prof.Dr.Draginja Vuksanoviq Stankoviq  të Malit të Zi, e cila dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë ! 

ImageDraginja Vukasanoviq Stankoviq, deputete në Parlamentin e Malit të Zi .

 

Këtë humanizëm, këtë mençuri dhe këtë drejtësi të deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq në Kuvendin e Malit të Zi, duhet ta ndekin  të gjithë serbët jo vetëm në Serbi, por kudo që ndodhen në botë, sepse mbrojtja e hollokaustit, e terrorizmit dhe e gjenocidit është vepër çnjerëzore, barbarike dhe anticiviluese, e dënueshme sipas ligjeve ndërkombëtare.

Në parim, një ndër kushtet themelore, që politikën e jashtme e bëjnë të  qëndrojë në “këmbë të shëndosha” dhe, të jetë faktor i rëndësishëm në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, janë kuadrot profesionale me vision të qartë për zhvillimin dhe për përparimin e gjithmbarshëm të një shteti, pavarësisht nga rendi i tij politiko-shoqëror.

Ndaj, nuk habit fakti se, edhe qasja e konceptimit, e ndërtimit dhe e zbatimit të politikës së jashtme të Malit të Zi jo vetëm ndaj vendeve fqinje, por edhe në kontesktin më të gjerë të njohjes së problematikës së marrëdhënieve ndërkombëtare, që mundëson veprimin e mëvetësishëm dhe, njëkohësisht atë të bashkërenduar me organiztat dhe me faktorët  e tjerë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë vështrim, Prof. Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq  në saje të përgatitjes  profesionale të rangut më të lartë të shkencave juridike dhe politike ndërkombëtare, si dhe të njohurive të mjaftueshme, konstruktive, demokratike dhe progresive, që mbështetin faktin se për të qenë e suksesshme politika e jashtme e Malit të Zi, si dhe për t’u mbështetur dhe vlerësuar pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare, pikësëpari , duhet të ketë bashkëpunim reciprok dhe marrëdhënie të mira me shtetet fqinje (Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegvina dhe Kroacia), sepse ky është kusht elementar i funksionimit të politikës së jashtme, si pjesë dhe komponent i rëndësishëm i sistemit  shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mirëpo, politika e jashtme e shteteve nuk shteron të gjitha elementet e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Natyrisht, shtetet në udhëheqjen e politikës së jashtme të tyre nuk mund të shmangen nga gjendja objektive e rrethanave, e mosmarrëveshjeve dhe e konflitkeve ekzistuese në kaudrin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilat në mënyrë thelbësore ndikojnë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre të jashtme, duke krijuar edhe pengesa të paparashikuara për faktorët e bashkësisë ndërkombëtare. Si rjjedhim,  njohja e përmbajtjes së  bashkësisë ndërkombëtare, e faktorëve të saj materialë, ekonomikë, politikë dhe ushtarak֝ë, që veprojnë brenda saj dhe, të marrëdhënieve të shtetve të ndryshme, që krijohen  në kuadrin e saj në bazë të ndikimit të faktorëve  të ndryshëm, të cilët shpeshherë ndodhen jashtë vullnetit të shteteve të caktuara, ky është një element tjetër i rëndësishëm për të kuptuar funksionimin dhe raportet brenda shteteve të bashkësisë ndërkombëtare .

Pikërisht, kjo njohje e themeltë e faktorëve veprues dhe ndërveprues në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, Prof.Dr. Draginja Vuksanoviqit Stankoviqit  i ka bërë të mundur, që jo vetëm ta konceptojë (ndërtojë) drejt, por edhe ta vlerësojë realisht dhe objetivisht  politikën e jashtme të Malit të Zi, duke  i dhënë kuptim të plotë dhe të pranueshëm në frymën dhe në përputhje me standardet dhe me vlerat e  sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Këto procese që veprojnë brenda bashkësisë ndërkombëtare (relativisht) nga politika e jashtme e shteteve anëtare të OKB-së, janë të foksuuara në kuptimin e përgjithshëm të lëvizjeve dhe të ndryshimeve shoqërore, karakteristike për periudhat e caktuara historike, varësisht nga shkalla e zhvillimit material të shoqërisë dhe të raportit të forcave, që mbizotërojnë në bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, nuk duhet të anashkalohet kushtëzimi dialektik dhe veprimi reversibil i këtyre dy komponentëve  në bashkësinë ndërkombëtare.

Së fundi, duhet pranuar të vërtetën e pashmangshme se, edhe Mali i Zi ka minoritet kombëtare në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore, në Serbi, në Kroaci dhe në Slloveni, por politika , as diplomacia e as propaganda mediale  e qeverisë Podgoricës, asnjërit prej këtyre shtetve nuk i ka shpallur luftë, kërcënime dhe ultimatum për trajtimin “special”  juridiko-politik e kushtetues, ashtu siç po kërkon dhe po vepron Beogradi zyrtar, duke  e trajtuar të “rrezikuar” minoritetin serb në Kosovë dhe në Mal të Zi, gjoja se po iu kufizohen dhe, po iu mohohen të drejtat dhe liritë elementare të tyre, saqë gjendja qenka “aq alarmante” dhe e “padurueshme” !?

Mirëpo, kjo është gënjeshtër ordinere  dhe propagandë e ndyrë milosheviqiane dhe shesheliste e regjimit serb të Aleksandër Vuçiqit (president aktual), që po përgatit terrenin paraprak për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë dhe,ndoshta edhe në Mal të Zi !?

Por, një gjë e harron Beogradi zyrtar se, “ora ndryshkur” politike, agresive dhe pushtuese e  Slobodan Milosheviqit ka perënduar pas bombardimit të Serbisë (24 mars – 10 qershor 1999), duke qenë se Kosova është nën monitorimin e forcave të NATO-s, dhe Mali i Zi është anëtar i NATo-s, dhe, ndodhet nën sferën e interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, çdo përpjekje e Serbisë për të ndërhyrë ushtarakisht qoftë në Mal të Zi, qoftë në Kosovë, do të jetë shkatërrimtare për Serbinë. Këtë duhet ta mbajnë parasysh të të faktorët politikë shtetërorë të vendosjes në Beograd, si dhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila vazhdimisht po  provokon në forma të ndryshme agjenturore mediale (sekrete dhe të hapura) politike dhe propagandistike, duke u përzier në çështje të brendshme vitale të Malit të Zi dhe të Kosovës.  Këtë rrezik potencial të Serbisë për Malin e Zi (ku Moska dhe Beogradi me çdo kusht po bashkërendojnë dhe përditë po veprojnë, që në Detin e Malit të Zi, ta vendosin bazën ushtarake të Flotës Detare Ruse, që me forcë Malin e Zit ta fusin nën ombrellën e sferës së interesit dhe të influencës ruse për ta futur në një “thes” të përbashkët gjeopolitik dhe gjeostrategjik me Serbinë), Amerika dhe NATO-ja, duhet ta mbajnë në vëzhgimin e përhershëm të “dylbive” të tyre kontrolluese politike dhe ushtarake.

Për këtë qëllim të ndërhyrjes ushtarake në Kosovë , Serbia po provokon  kinse me “rrezikimin e sigurisë” dhe të “ekizstencës” së minoritetit serb në Kosovë. Kështu pati vepruar edhe në vitin 1987, kur nacionalshovinistët e ndyrë të tipit Miroslav Sholeviq  me klerikët serbë së bashku me shërbimet sekrete policore dhe ushtarake paten aktivizuar dhe mobilizuar të të gjitha masmediat dezinformuese nacionalsocialiste serbe, duke gënjyer Slobodan Milosheviqin dhe, duke mashtruar të gjithë serbët jo vetëm në  Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, si dhe në gjithë diasporën, se gjoja minoriteti serb gjendej para “zhdukjes” nga ana shumicës dërrmuese. Kjo ideologji çetniko-fashiste serbe bëri që  Beogradi zyrtar nën drejtimin e Slobodan Milosheviqit të përdorëte agresionin dhe forcën ushtarake, paraushtarake dhe policore në Kosovë, me ç’rast vranë dhe masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, duke kryer gjenocid në zemrën e Evropës, të cilin Amerika dhe NATO-ja e ndëshkuan me bombardimin e Serbisë (mars –qershor 1999).

Shkrimet në këtë rubrika nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".