Duhet hetim dhe arrestim urgjent për Dardan Nuhiun dhe  kupolën e inteligjencës financiare që ndihmuan pastrimin e parasë së krimit në Kosovë!

Duhet hetim dhe arrestim urgjent për Dardan Nuhiun dhe  kupolën e inteligjencës financiare që ndihmuan pastrimin e parasë së krimit në Kosovë!

Gani Qarri

  • 05 August 2021 - 17:53

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Për aq më tepër, dyshohet me bazë dhe plotë të drejtë se pikërisht Drejtori i njësisë së Inteligjencës financiare Dardan Nuhiu ka pasur njohuri të hollësishme edhe rreth pastrimit të parave të pista, disa qindra milionëshe në Kosovë të  cilat kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin edhe sot, sidomos në fushën e ndërtimeve, ku prin Prishtina dhe shtrihet gjithandej edhe në komunat tjera të Kosovës.

Sikurse edhe u raportua ditëve të fundit gjithandej në media, pas shqyrtimit të audio incizimeve të cilat u publikuan mbi implikimin e thellë në veprime të dënueshme kundërligjore të Dardan Nuhiut tani ish-Drejtor i Njësisë së inteligjencës financiare në MEF, Bordi Mbikëqyrës me të drejtë e shkarkoi menjëherë Dardan Nuhiun nga pozita e Drejtorit të NJIF-it.

Por ajo që habitë dhe brengosë pafund qytetarët e Kosovës është fakti se pse, nuk erdhi po aq shpejtë, ani pse duhej edhe kërkesë urgjente nga qeveria aktuale për hetimin dhe arrestimin e tij, si një nga zyrtarët më të lartë të NJIF-it, i zënë në flagrancë për t’u zbardhur për të gjitha lidhjet e tij me Krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale të ndërtimit në Prishtine dhe jo vetëm.



Madje megjithëse qeveria nuk e kërkoi, është obligim ligjor dhe detyrë urgjente e Prokurorisë Speciale të iniciojë hetim urgjent të kësaj mega afere, duke arrestuar menjëherë shefin e Inteligjencës financiare dhe gjithë bordin e saj, të cilët, jo vetëm nuk kanë reaguar me kohë , por edhe kanë heshtur në kundërshtim me ligjin, për më tepër se një dekadë me radhë para të gjitha këtyre zhvillimeve kriminale e antiligjore, përderisa u bënë të gjitha publike edhe nga mediat.

Pastrimi i parasë së pistë flitet se ka filluar diku me rreth 100 milion euro para rreth 15  viteve për të lëvizur pastaj në 200, 300 e deri në 400 milion euro në vit në industrinë e ndërtimeve e cila mori hov, kryesisht në  kryeqytet ku i ka edhe protagonistët kryesor në zyra të ndryshme  në Prishtinë, gjatë 8 viteve të fundit të prirë nga Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Kurse Dardan Nuhiu dhe bordi përreth tij, llogaritet që mbajnë përgjegjësinë kryesore bashkë me prokurorinë speciale PSRK, për mos hetim të këtij krimi disa qindra milionësh, kur dihet mirëfilli se inteligjenca financiare është e autorizuar të hetojë dhe hulumtojë pikërisht qarkullimin e parasë në vend, kurse vet këta ne fakt, kanë bërë mbrojtjen dhe avokatinë e qarkullimit të parasë së pistë me pastrimin më perfid përmes industrisë së ndërtimit duke shkatërruar e rrënuar shume lagje për të imponuar hapësira për ndërtim ku do shpëlaheshin qindra miliona apo edhe miliarda euro.

Qarkullimi i parave te pista dhe shpëlarja e tyre përmes krimit të organizuar, falë avokatisë së drejtorit Nuhiu, konsiderohet të jetë zhvilluar, me siguri të skajshme dhe pa asnjë pengesë, për plot 15 vite,  prej kur ai është emëruar nga Thaçi në këtë pozitë, pra që nga viti 2011 e deri në ditën e shkarkimit, për shkak të zbulimit të aferës së trisht të tij me bashkëpunëtorë, jo nga gjyqësori dhe prokuroria, por me publikimin e incizimeve në nje pjese te mediave te palidhura me krimin e organizuar!.

Ndaj tani është detyrë e Qeverisë aktuale, që të dëshmojë se vërtetë punon me duar te pastra, Ministrisë së financave dhe vet kryeministrit Kurti që të veprojë sa më parë dhe pa asnjë vonesë të mëtejme ashtu siç e kërkon edhe ligji, dhe të kërkohet nga prokuroria hetimi dhe arrestimi urgjent i të gjithë rrjetit të organizuar kriminal, që për më tepër se një dekadë, ka funksionuar kaq lirshëm brenda vet institucioneve më të larta të shtetit për me shume se 15 vite rresht, pa u trazuar nga askush.

Ndaj edhe vetë institucionet përkatëse duhet të vendosen menjëherë nën llupën e drejtësisë, duke qenë përgjegjëset kryesore, për lejimin e shpëlarjes së parasë së pistë, pa asnjë pengesë, veçanërisht në qeverisjen e Prishtinës, si në dy mandate e fundit (2013-2021), të cilat po i kalon Shpend Ahmeti  dhe Dardan Sejdiu me vartësit e tyre te kriminalizuar, pa asnjë therrë në këmbë, sikur të mos kishte ky vend, prokurori, ligj as sistem të drejtësisë, ashtu edhe në kohen e Sami Hamitit dhe atë të Isa Mustafës por që sot e asaj dite asnjëri prej tyre, kurrë nuk është vendosur në bankën e të akuzuarve dhe të marrë dënimin e merituar, përveç një arrestimi të shkurtër kalimthi të Sami Hamitit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".