Kërkimfalja dhe pajtimi nisen nga Beogradi, jo nga Prishtina, nga Tirana e as nga Shkupi!

Kërkimfalja dhe pajtimi nisen nga Beogradi, jo nga Prishtina, nga Tirana e as nga Shkupi!
Kërkimfalja dhe pajtimi nisen nga Beogradi, jo nga Prishtina, nga Tirana e as nga Shkupi!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 04 September 2021 - 09:46

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ali Ahemti (kryetar i BDI-së) : “Na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb. Ose të vendosemi për hakmarrje. Kemi dy rrugë. Të tretë nuk ka. Do përsërisim historinë” !!! 

Sa provokator  dhe parashikues i keq dhe naiv, “o pajtim me kombn serb, o luftë! Nuk ka tjetër rrugë” !?

-Zoti mos e dhashtë, që Ali Ahemti dhe Edi Rama ta pajtojnë kombin shqiptar me serbët, sepse do të përfundonte sikur heronjtë e UÇK-së në Shqipëri: Ilir (Halit) Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe koloneli Ahmet (Hajriz) Krasniqi, që tinzisht, barbarisht dhe pabesisht u vranë nga plumbat e tradhtisë ( më 9 maj dhe më 21 shtator 1998) .

Pasiqë Ali Ahmeti qenka aq i zoti, aq luftëtar trim, aq patritot e aq vizionar i kombit shqiptar “O pajtim, o luftë me Serbinë, o rrugë të tretë nuk paska”, atëherë, para se të shihte ëndrra të këtilla fantazie,PSE qe 23 vjet (1998-2021), asnjëherë nuk e ka ngritur zërin e as nuk ka kërkuar që insititucionet dhe organet e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë, t’i zbulonin këto atentate terroriste vrastare të heronjve të UÇK-së: Gjeneralmajor Ilir Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe Kolonel Ahmet Krasniqi?

E, kush është ai marrë dhe naiv, që t’u besonte përrallave dhe provokimeve  apolitike, se gjoja paska ardhur çasti, “o të pajtohemi, o t’ia krisim pushkës” kundër serbëve, sikurse ai më 2001 kundër sllavomaqedonëve, kur  gjuajti pushkën në ferrë, dhe u pajtua me pushtuesit sllavomaqedonë dhe me kuislingët e tyre, vetëm për një kolltuk në qeverinë e tyre, i cili që pothuajse dy dekada nuk i ka zbritur “kalit” të qeverisë sllavomaqedone.

Mirëpo, populli shqiptar në “Maqedoninë Veriore” nuk ka fituar asgjë me ardhjen në pushtet të Ali Ahmetit, sepse ai për 20 vjet nuk qe në gjendje, që të paktën të bënte një potez të mirë polik-NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS, ku shqiptarët do të ishin element kombformues dhe shtetformues së bashku me sllavomaqedonët.  Kësaj i thonë, edhe dështim i luftës, edhe dështim i politikës në kohë paqeje, mbase mbi 50% të shqiptarëve ngelën me status minoriteti sipas Kushtetutës së qeverisë dhe të shtetit sllavomaqedon të Ali Ahemtit.

Pas një dështimi të tillë politik, kombëtar dhe demokratik  në “Severna Makedonija” , Ali Ahemti po do të përzihet edhe në  çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, duke u shfaqur si “paternalist” dhe si “hero” : “ O pajtim, o luftë me Serbinë” !? – Kjo është vetëm një EHO e rrenëve të pa fre të tij; është  një parullë mashtruese dhe provokuese politiko-propagandistike “luaje derën”, kur  nuk ke ndonjë punë tjetër të mençur për ta bërë… Ka harruar Ali Ahmeti se burgjet në “Severna Makedonija” i ka me përplot shqiptarë të dënuar politikisht vetëm pse janë shqiptarë dhe, vetëm pse kanë kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre, që të jenë të barabartë me sllavomaqedonët ( jo minoritet kombëtar) sipas Kushtetutës në fuqi të “Severna Makedonijes”.

Ali Ahemti dhe Edi Rama, së pari të kërkojnë PAJTIMIN SHQIPTAR-SHQIPTAR, pastaj  të kërkojnë pajtim me komshinjtë kolonialistë ballkanikë !

Nëse vërtet duan të dëshmohen si humanë, si patriotë, si altruistë si pararojë e shqiptarizmit dhe atdhetarizmit, atëherë, para se  të venë në Beograd, që t’ia shtrinë dorën e pajtimit presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Ali Ahemti do të duhej ta thërriste (ose të takohej në Tiranë) kryeministrin Edi Rama, që të fillonte misionin e PAJTIMIT mes shqiptarëve, DUKE KËRKUAR nga ai që të urdhëronte Prokurorinë e shtetit shqiptar, që të fillonte procedurën ligjore për zbardhjen e vrasjeve terroriste politike të bashkëluftëtarëve  dhe të bashkëveprimtarëve të tij: Ilir(Halit) Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe kolonel Ahmet Krasniqi. Kjo do të duhej të ishte detyra parësore etike, humane, kombëtare dhe atdhetare e Ali Ahemtit, JO të kërcente në “temën e pajtimit” të shqiptarëve me serbët,  se gjoja ka ardhur koha, që shqiptarët e Kosovës, duhet të pajtohen me Serbinë kolonialiste gjenocidale (1878-2021).

As Ali Ahemti e  as Edi Rama nuk mund ta bëjnë pajtimin e shqiptarëve me serbët, e as t’i fusin në luftë me njëri-tjtetrin !

Prandaj, jo vetëm këta dy liderë politikë, por i gjithë spektri politik shqiptar në Ballkan (brenda dhe jashtë qeverive ekzistuese), duhet ta dinë se arritja e pajtimit historik mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, mund të bëhet vetëm atëherë, kur kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe të Beogradit  t’ia japin “dritën e gjelbër” kësaj qeverie serbe të Ana Bërnabiqit, ose ndonjë qeverie tjetër të ardhme serbe !

Pra, vetëm sikur të ndodhte një mrekulli e tillë racionale dhe paqësore, do të mund të lëvizte edhe faktori shqiptar drejt një nisme të tillë me përmbajtje të dobishme për të dy popujt e armiqësuar, si rrjedhim i kolonializimit dhe  i hegjemonizmit imperialist serb në teritoret autoktone të Shqipërisë Etnike (1878-2021).

JO vetëm Ali Ahemti dhe Edi Rama, por edhe politikat zyrtare shtetërore në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të mbajnë parasysh faktin se, KËRKIMFALJA DHE PAJTIMI,  së pari, duhet të INICOHEN nga Beogradi, MBASE Serbia ishte ajo, e cila për më shumë se 150 ka pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar me gjenocid shqiptarët dhe territoret indigjene të Shqipërisë Etnike.

Sa më sipër, ka ardhur çasti historik, që  Qeveria, Kisha Ortodkse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, të fillojnë procesin historik për pajtimin e serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan, sepse kjo është zgjidhja më racionale dhe më e dobishme jo vetëm për popullin shqiptar dhe atë serb, por për gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, sepse  pas pajtimit të shqiptarëve dhe të serbëve, Ballkani do të shndërrohej vërtet në një zonë bashkëpunimi, integrimi, paqeje, sigurie dhe stabiliteti të qëndrueshëm për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".