Serbia duhet gjithqysh të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit!

Serbia duhet gjithqysh të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit!
Serbia duhet gjithqysh të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit!

Fadil Maloku

  • 20 September 2021 - 14:14

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Sovraniteti dhe dinjiteti i një shteti demokratik matet me kutet e (mos)ruajtjes së kufijve dhe me respektimin dhe aplikimin e standardeve që dalin përmes Marrëveshjeve (e ne me Serbinë kemi mjaft sosh!) midis dy shteteve. Serbia duhet gjithqysh, të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit. Shteti i cili nuk i respekton dhe nuk i zbaton "pikat" e Marrëveshjeve të tilla, gjithnjë juridikisht dhe moralisht e ushtron të drejtën e zbatimit të reciprociteti.

Përjashtime, bëjnë vetëm kur njëri shtet është aq i dobët sa s'mund ta qojë deri në fund qëllimin e zbatimit të Marrëveshjeve të nënshkruara paraprakisht. Shikuar nga ky këndvështrim, intervenimi dhe ndërmarrja e Qeverisë aktuale kosovare, na del si i logjikshëm, i arsyeshëm dhe përplot kompetencë dhe në koherencë me ligjet e vendit dhe me normat ndërkombëtare.

2. E vetmja vërejtje që ndoshta do duhej dhënë kësaj ndërmarrje ligjore (sepse, po cenohet sovraniteti i shtetit) e morale (sepse, po shkelet dinjiteti) sot në veri tē Kosovës, për të zbatuar Marrëveshjen e reciprocitetit, do ishte ajo e ushtrimit në këto ditët e fushatës zgjedhore! Kjo ndërmarrje policore, vërtetë do e kishte kuptimin dhe do e arrinte qëllimin e plotë të mos cenimit të sovranitetit dhe shkeljes së dinjitetit, sikur të bëhej para (ose pas) zgjedhjeve! Jam i sigurt që edhe gjasat për keqkuptime madje edhe akuza e kundër akuza nga opozita e qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare do reduktoheshin maksimalisht. Bile edhe ndërmarrja, si tërësi do i merrte vërtetë epitetet e një ndërmarrje reciprociteti.

3. E për t'i ikur këtij (keq)kuptimi, Qeveria është dashur ketë hap ta bëjë ose para fushatës zgjedhore (bile do ishte njē "mbulesë “ideale" për t'i margjinalizuar vdekjet enorme që u shkaktua nga covidi!) ose pas fushatës. E keqe tjetër e mundshme e gjithë kësaj ndërmarrje në kufi (aq da po mund t'i përcjell lajmet) është edhe ajo se Serbia, tani po mundohet që krejt këtë hap legjitim dhe legal të Kosovës, ta paraqes para institucioneve kontinentale (alarmi në Bruksel) e globale (kërkesa për të debatuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OK -s!) si një ndërmarrje që e kërcënon seriozisht sigurinë dhe stabiliteti e rajonit. E me këtë edhe viktimizimin e serbeve të veriut dhe vetë Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".