Kosova i vetmi Shtet në Evropë pa gazeta ditore.?!

Kosova i vetmi Shtet në Evropë pa gazeta ditore.?!
Kosova i vetmi Shtet në Evropë pa gazeta ditore.?!

Ismail Muçiqi

  • 04 October 2021 - 10:34

Shkruan:Ismail Muciqi

Bëhen gati dy vite që kur në Republikën e Kosovës u ndërpre botimi i gazetave të përditshme ditore dhe të revistave të cilat një kohë të gjatë botoheshin kohë pas kohe dhe ishin në dispozicion të lexuesve dhe adhuruesve të shtypit.

Qytetaret me të drejtë pyesin pse nuk po botohen gazetat ditore?!. Mjerisht askush nuk mirët me këtë problematik apo nuk preokupohet fare për kërkesat e lexuesve të cilët ishin të lidhur ngushtë në qasjen e shtypit ditor.

Kur flasim për këtë problematik patjetër duhet të trajtojmë strukturën e popullsisë ku një pjesë e qytetareve në moshë nuk kanë njohuri dhe qasje në teknologjinë informative në internet dhe telefona të mençëm. Një strukturë e popullsisë së Kosovës të cilën e përbejnë pensionistet dhe profilet tjera të shoqërisë të cilët dikur më herët ushtronin profesione të ndryshme të profilit të intelektualeve tani pyesin me të drejtë qka i ndodhi Republikës së Kosovës!

Si i vetmi vend në Evropë ku nuk botohet shtypi ditor. Kjo është një padrejtësi dhe shkelje e të drejtave të njeriut për të pasur qasje në informim sikurse edhe popujt tjerë të Evropës. Ky paradoks i kohës si duket po ju konvenon pronareve të gazetave dhe revistave të cilët tani shtypin ditor e kanë tjetërsuar [shndërruar] në portale të cilat pak kush mund ti lexojë apo mund të ketë qasje në to.

Padyshim se si shkak i parandalimit të botimit të gazetave ditore në fillim ishte pandemia e Koronavirusit. Mirëpo kjo nuk do të thotë apo nuk ka fare arsye që tani pas një viti e gjysmë të vazhdohet kjo papërgjegjësi e redaksive dhe pronarëve të ndryshëm. Rreth kësaj problematike mendoj se duhet të preokupohet edhe Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria përkatëse e cila ka obligim ligjorë dhe kushtetues që tu krijojë qytetareve mundësi dhe tu afrojë atyre shtypin ditorë si obligim kushtetues dhe ligjorë.

Se me të vërtet disa pronar të gazetave dhe redaksive prioritet e kanë interesin materialo financiar nuk donë koment por këto redaksi dhe pronaret të cilët kanë marrë licenca për të botuar gazeta kjo gjendje po ju konvenon pa u skuqur fare ndaj kërkesave të lexuesve. Këtij fenomeni të papranueshëm i cili është i vetmi në Ballkan dhe Evropë duhet qësa më parë ti vijë fundi.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saja duhet ti hapin rrugët dhe mundësitë dhe të gjejnë zgjidhje që sa më parë të fillojë botimi i gazetave apo të hap konkurs për ndonjë gazetë të re e cila do ti përmbush kërkesat dhe nevojat e lexuesve në Republikën e Kosovës. Si mund të shpjegohet kjo papërgjegjësi në kohën kur po flasim gjendjen në Arsim, Kulturë dhe në gjithë shoqërinë Kosovare e cila gjendje është larg nivelit të dijes të Arsimit dhe Edukimit me vendet e rajonit dhe me kohën në të cilën po jetojmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".