Dialog me shtetin serb pa njohje nuk ka!

Dialog me shtetin serb pa njohje nuk ka!
Dialog me shtetin serb pa njohje nuk ka!

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2021 - 15:09

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova është shtet i shpallur dhe i njohur nga mbi 110 shtete ne bote. Beshtja esenciale për Republikën është njohja. Mirëpo, ka ende shtete qe nuk e kane njohur dhe atë e mbështesin me dialogim me shtetin serb. Këtej, po paraqiten mendime dhe propozime për mënyrën se si duhet dialoguar Kosova me shtetin serb. Dhe, këtë mund te japi çdo qytetare i Republikës. Mendime dhe analiza bëjnë edhe jashtë Kosovës.

Ne këtë kontekst, çdo deputet, parti a politikane mund te japi mendime. Dhe, ne fakt, dialogu nuk ka fare kuptim, pa marrëveshje finale për njohje reciproke te shteteve. Këtu duhet te mbahen tehu i dialogimit. Natyrisht se pastaj dialogohet demet e luftës, përgjegjësia penale e shtetit serb, sikurse edhe ceshtjet tjera esenciale.

E para se gjithash duhet te gjinden te vrarët dhe te varrosurit neper varre masive ne Serbi. Ata domosdo duhet te kthehen ne vendlindjen e tyre. Temat e tilla jane evidente. Por, pa njohje reciproke, nuk ka fare sukses ceshtje me shtetin serb. Nuk ka as kuptim dialogimi.

Ne anen tjeter, Serbia po e neglizhon njohjen. Kete po e bene per te fituar ne kohe dhe per te arritur disa qellime shume te rrezikshme per kete ane. Per kete po mbane lidhje me Rusine e me Kinen dhe po kercenon perendimin me lidhje re tilla e me armet qe po i merre nga shteti rus. Serbia po synon keshtu: 1. Armatimin e shtetit serb me arme moderne nga Rusia.

2. Per te lodhur UE dhe shtetet tjera, sidomos SHBA-te, me deshire qe ato te terhiqen nga Kosova dhe

3. Perfitimin sa me shume te fondeve te UE me kercenim.

Keto ceshtje duhet qe Qeveria e Kosoves ne takime e ne biseda me pushteraret ne bote, deri edhe ne takimet rajonale, ti ve ne spikam dhe te tregoje rrezikun per paqe ne Ballkanin Perendimor nga Serbo-Rusia e Kina..

Keto mundesi i ka Kosova. Njohjen e Republikes duhet Qeveria e Kosoves te avanson ne teme kryesore. Pa njohje nuk duhet te dialogon me shtetin serb. Ne fakt mbi bazen e tille, si dhe te parimit te reciprocitetit,  dialogohet per ceshtjet tjera me interese te perbashket.

Ndersa, demet e luftes, gjetja e te zhdukureve, pergjegjesia penale per gjenocidin serbomadh, rikthimi i dokumenteve pronesore, personale e shteterore dhe te objekteve tjera me vlere nuk dialogohen me reciprocitet.

Ato plotesohen ne baze  te fakteve e te deshmive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".