Thaçi ka dështuar të dëshmoj se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet

Thaçi ka dështuar të dëshmoj se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet

Hajrullah Tërnava

  • 30 October 2021 - 09:13

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Personat e dyshuar që janë në trajtim të gjykatave si të paraburgosur, gjithnjë duhet t’iu përmbahen rregullave po të atyre gjykatave, sepse mu ata janë në një trajtim të tillë deri në mbarimin e të gjitha procedurave gjyqësore edhe nëse shpallen fajtor, prandaj Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

- Kjo situatë e tillë, e krijuar pas refuzimit të kërkesës së mbrojtjes së ish Presidentit Thaçi që po mbahet në Gjykatën Speciale, e kundër të cilit është ngritur aktakuza lidhur me dyshimet për krime lufte, dëshmon dhe flet për seriozitetin e aktakuzës dhe paragjykimin e vendimit në fund të procesit. Tani është e ditur se Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për krime lufte. Pos tij, akuzat e njëjta i ngarkojnë edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me që këta persona edhe që në të kaluarën ishin në poste të larta shtetërore të Kosovës, dhe ishin inicuesit kryesor të krijimit të këtij Gjyqi Special në Hagë, me të gjitha kriteret dhe mënyrën sikur që u formua, sa që edhe Hashim Thaçi si Kryetar i Kosovës që ishte, bënte presion që deputetet ta japin pëlqimin e krijimit të këtij gjyqi, gjë që ky gjyq e mori miratimin nga deputetët e Kosovës,duhet të pranohen dhe respektohen të gjitha procedurat që i shqipton.

Dhe siç dihet tani e ka filluar punën e tij dhe sikur që dihet e ka filluar punën funksionale të tij, e ku si të paraburgosur në atë gjyq gjenden rreth shtatë persona që janë në procedurën e hetimeve, dhe që një kohë ka filluar edhe gjykimi i tyre. Me që gjyqi në fjalë i ka procedurat ligjore, dhe ata të cilët janë si të dyshuar deri në përfundimin e gjykimit do të jenë objekt të gjykimit, dhe ata që dalin të pastër kthehen në vendin e tyre te familjarët e tyre, kurse të tjerët që shpallen fajtore do të dënohen me dënime meritore dhe do ti vuajnë dënimet e tyre në burgjet ku janë të paraparë, personeli gjykues do ti ndërmerr ato masa dënimi sikur i parashohin ligjet në fjalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".