Lexoni edhe:
Ish-agjenti i SHIK-ut e zbulon arsyen se pse paneli i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë apelin e Hashim Thaçit
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Temat e mëdha të rasteve të korrupsionit po vazhdojnë të mbeten për vite të tëra të pa prekura. Janë shumë serioze çështja e privatizimit , çështja toka, çështja Hade, çështja Stenda dhe shumë çështje tjera që janë mbetur e po pushojnë të harruara në sirtaret e Prokurorise se Shtetit!!!
-Pavarësisht disa zhvillimeve simbolike aty këtu, në fushën e sundimit të ligjit, mundë të thuhet lirish se lufta kundër korrupsionit akoma është në pikën zero. Edhe kjo çfarë po ndodhë me rastin e ish ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha është parë shumë herët që nuk kishte aktgjykime të formës së prerë.
Tash është në procedurë edhe rasti stenda i cili mundë edhe të parashkruhet. Gjendja është e njëjtë, pa ndryshim . Nuk ka progres në këtë çështje akoma as me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes . Kjo gjendje po vazhdon kështu në anarki pasi gjithçka varet shumë dhe kryesisht nga vetë institucionet e drejtësisë. Qeveria nuk mundë të involvohet kundër sistemit të drejtësisë sepse ky sistem është i kapur fort e kaherë dhe i blerë përmes rritjes së pagave! Për këtë pasojë, për këtë sistem po duket kështu. Po duket sepse rezultate nuk po ka kur të flitet sidomos për peshqit e mëdhenj.
Temat e mëdha të rasteve të korrupsionit po vazhdojnë të mbeten për vite të tëra të pa prekura. Janë shumë serioze çështja e privatizimit , çështja toka, çështja Hade, çështja stenda dhe shumë çështje tjera që janë mbetur e po pushojnë të harruara në sirtaret e Prokurorise se kapur!!!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".