Vota në Kosovë i dënojë grupet e interesit dhe lidhjet klanore

Vota në Kosovë i dënojë grupet e interesit dhe lidhjet klanore
Vota në Kosovë i dënojë grupet e interesit dhe lidhjet klanore

Muhamet Kelmendi

  • 18 November 2021 - 18:55

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve treguan se qytetarët kanë filluar të analizojnë dhe të shprehin vullnetin për vlerat e programit politik - zgjedhor dhe për kandidat që nuk veprojnë nën ndikimin e politikës së partisë. Shikuar në bazë të raundit të parë dhe të dytë të votimit për pushtet lokal del se me votat e dhëna qytetarët bënë një ndryshim të dukshëm në shprehjen e vullnetit. Votuesit dënuan grupet e interesit, individët dhe klikat në pushtet qendror dhe lokal.

Nëpër komuna u votuan kandidatët që dhanë zgjidhje kreative për çështjet aktuale të komunës. Vlerat e kandidatëve ishin baza e dhënies së votës. Me zgjedhje u dënuan partitë politike që dolën nga zgjedhjet qendrore fituese. Kandidatët u votuan jo në bazë të partisë dhe udhëheqjes qendrore. Vota u dha për kandidatin që dha zgjidhjet besueshme dhe të zbatueshme. Duket së janë disa faktor që përcaktuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për pushtet lokal. Këtu dua të theksoj disa elemente:

1. Rezultatet e punës në nivel qendror,dhe lokal, si të pozitës ashtu edhe të opozitës në dhënien e votës ndaj kandidatëve.

2. Puna konkrete e deritanishme nëpër komunat e Kosovës e pushtetarëve ( kryetarëve) që dolën nga votat e vitit 2017.

3. Dështimet e mëdha nëpër komuna të partive politike.

4. Përgatitja e kandidatëve dhe vlerat konkrete të tyre për të zgjidhur çështjet lokale të qytetarëve dhe 5. Programet politike të kandidatëve për pushtet. Në bazë të këtyre fakteve u dha vota. Votuesit nuk ranë nën ndikimin e partive politike. Nuk u pa ndikimi i VV-së, i PDK-së, i LDK-së, i AAK-së etj. Natyrisht se partitë ndikuan. Të gjithë kryetarët ishin në terren. Mirëpo, votuesit nuk i dëgjuan. Për votuesit nuk ishte për bazament vullneti nga zgjedhjet e përgjithshme. Vota u dha konkretisht për dy çështje. Së pari për kandidatin dhe vlerat e tij , si dhe Së dyti, për programin politik. Kështu u dënua kryesisht VV. Ajo humbi mbi 50% të votuesve. Programet konkrete politike të partive nuk u mbështeten. VV ka pasur humbje të madhe të elektoratit nga zgjedhjet qendrore. U humb Prishtina Mitrovica dhe Prizreni, si modele të VV-së. Ndërsa, partitë tjera, si PDK-a, LDK-a dhe AAK, dolën me rezultate të pritshme. Prishtina u kthye tek LDK , ndërsa Mitrovica e Prizreni tek PDK-ja. U humb nga LDK-a Gjilani dhe Vitia. Rezultatet e tilla mendohet se janë goditje edhe e pushtetit qendror. U goditën idetë politike, puna dhe aktiviteti në nivel qendror. Mos puna në Kuvend ishte edhe një fakt i dhënies së votës. Mirëpo, kështu u goditën edhe partitë opozitare. Faktet analitike të zgjedhjeve tregojnë se rezultati u var edhe nga lidhjet e kandidatëve dhe të partive politike në mes veti nëpër komunat e Kosovës. Votat e partive përcaktuan edhe fituesin. Këtu kishte një bllokim ndaj VV-së. Kësaj nuk ia dhanë votën në balotazh votuesit e opozitës në nivel qendror. Raportet midis VV-se dhe PDK-se, LDK-se dhe AAK-së, në qendër e dënuan VV-në. Por dënimi më i madh në zgjedhje ishte vetë VV-ja. Kryetarët e tri komunave model të VV-së ( shih: Prishtinën, Mitrovicën dhe Prizrenin) dështuan në pushtet lokal. Këtu është baza kryesore e votimit. Votat dhanë një zgjidhje shumë adekuate për Republikën. Te qytetarët nuk ishte euforia dhe urrejtja. Nuk ndikuan shumë klanet dhe lidhjet politike. Votuesi votoj kryesisht kandidatin dhe programin zgjedhor, vlerat që u shpalosën në fushatë.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".