Mbi të “papriturën” e zgjedhjeve vendore në Kosovë

Mbi të “papriturën” e zgjedhjeve vendore në Kosovë
Mbi të “papriturën” e zgjedhjeve vendore në Kosovë

Skender Kapiti

  • 22 November 2021 - 11:44

Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti

-Rezultatet e zgjedhjeve lokale të këtij viti janë në vështrim të parë duket si një “e papritur” e madhe pasi nuk pritej kjo humbje e “VETËVENDOSJES”, që u mbyll me fitore vetëm në 4 komuna. Janë bërë shumë analiza dhe janë dhënë shumë opinione rreth kësaj se cfarë vendosi votuesi kosovar në këto zgjedhje. Por unë mendoj se arsyet janë të shumta e të ndryshme:

pari këto ishin zgjedhje vendore dhe jo të përgjithshme, dhe si të tilla interesi publik i zgjedhjeve vendore është i parcelizuar dhe i kufizuar në hapësirë, që do të thotë se qytetari është shumë i ndjeshëm dhe e prek nga afër pushtetin dhe punën e shërbesën vendore si infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë, ujin, rrugën, dritat etj. Pra qytetari është më i lidhur me pushtetin vendor,me shërbimet e tij se sa me atë qendror. Qytetarit në zgjedhjet vendore i interesojnë individët, kualiteti dhe moraliteti i tyre të cilat qytetari ua njeh kandidatëve, pra qytetarëve nuk u intereson interesi partik e populizmi politik, por ai i vetes së tyre. Këtu pra, ka të bëjë merita e subjekteve politike për të zgjedhur kandidatura me personalitet e dinjitet, të pakorruptuar dhe të aftë profesionalisht e të përgjegjshëm publikisht. Kjo është arësyeja se përse humbi VETËVENDOJA në Prishtinë, pasi Shpend Ahmeti si dështak ishte prurje dhe zgjedhje fillimisht nga VETËVENDOSJA por i mbushur edhe me plot skandale të rënda korrupsioni te denoncura nga mediat dhe opinioni. Po kështu edhe prizrenasit e ndëshkuan ishKryetarin e ardhur nga LVV pasi ishin shumë të pakënaqur e të zhgënjyer prej punës së tij. Këtë konkluzion timin si shkak i “befasisë” së zgjedhjeve e verteton edhe fakti se edhe Gjilani e ndëshkoi dhe e dëboi Lutfi Hazirin e LDK-së nga poltroni i kryetarllëkut po për të njëjtat arësye. Dhe Podujeva e rindëshkoi përsëri LDK-në, të kaluarën e afërt kur kryetar i saj ishte Agim Veliu. Arsye tjetër është edhe mundësia e një angazhimi maksimal në një kualicioni të padeklaruar të të gjitha forcave politike opozitare, humbëse të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit të vitit 2021 si “hakmarrje” ndaj LVV. Shkak tjetër është edhe fakti se Kurti dhe qeveria e tij nuk janë treguar pragmatistë, por të ngathët në realizimin e premtimeve karshi qytetarëve, si dhe në cilësinë dhe në përzgjedhjen e individëve jo të duhur të administratës shtetërore. Ndoshta Kurti ndjehej dhe kishte një vetëbesim të tepruar se do t’i fitonte zgjedhjet vendore për inerci të asaj fitoreje të 14 Shkurtit 2021, gjë që përbën gabim të madh sepse pas 14 Shkurtit 2021 nuk janë më në krye të LDK-së, Isa Mustafa dhe as në krye të PDK-së as Thaci e as Veseli prej të cilëve si LDK-së ashtu edhe PDK-së u erdhi humbja e madhe e 14 Shkurtit 2021. Arësye tjetër është edhe fakti se populli vendosi që të mos ia japë të dy pushtetet, edhe pushtetin qëndror dhe atë lokal vetëm një force politike, gjë që në demokraci është vendimmarrja më e mirë e votuesve per balancë pushtetesh. Prandaj them se arësyet pse ndodhi kështu në këto zgjedhje janë të shumta dhe të ndryshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".