Shtatë sfidat socio-politike, që mund ta shprishin shpejt vetëkënaqësinë qeveritare dhe atë parlamentare

Shtatë sfidat socio-politike, që mund ta shprishin shpejt vetëkënaqësinë qeveritare dhe atë parlamentare
Shtatë sfidat socio-politike, që mund ta shprishin shpejt vetëkënaqësinë qeveritare dhe atë parlamentare

Fadil Maloku

  • 04 January 2022 - 13:33

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Viti që po hyjmë do jetë midis tjerash vit sfidash si për qeverinë ashtu edhe për opozitën. Dhe këto sfida pak a shumë mund të përmblidhen;

1. Sfida; e jo sistemimit të gjithë atyre punëtorëve që humbën vendet e tyre të punës, si rezultat i stërzgjatje së pandemisë covid19, dhe pamundësisë së kompensimit adekuat material të kategorive tjera të rrezikuara sociale. Kategori këto që s’bashku me kontigjentet tjera të shoqërisë kosovare, (të shtyra nga pamundësia e mbijetesës, presionit e frustrimit sociale dhe me vonesat e shkaktuara nga ana e AKP-s) do të vazhdojnë pa ndalur të kërkojnë hisen e tyre në kulaçin e buxhetit (e mbijetesës) aktual;

2. Sfida e shtrenjtimeve të padiktueshme në treg: të artikujve ushqimor (miellit, bukës, dhe produkteve tjera të korpës elementa), ku sipas raporteve të ES-or, për të ia dalë një familje katër anëtarësh në fund muajit, i nevojiten afër 350€, derisa, paga mesatare mbetet gjithnjë nën këtë shifër; energjisë, shërbimeve shëndetësore…etj. Margjinalizimit apo mospërfilljes së qëndrimeve dhe synimeve të Sindikatave në procesin e vendimmarrjeve aktive (jo folklorike si deri tani: ku vetëm koketonin dhe u korruptonin nga institucionet qeveritare!) të privatizimit. Vetëdijesimi I Sindikatave që do të jenë nën trysnin permanente të kategorive të rrezikuara sociale; do të bëjë që krerët e tyre t’u bashkëngjitën turmave të pakënaqura për ta korrigjuar pabarazinë që është gjithnjë e më shumë duke u thelluar;

3. Sfida e papunësisë alarmante në të gjithë sektorët qofshin ata publik apo privat. Në vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit! Bashkë me papunësinë ndërlidhet edhe norma e varfërimit permanent të qytetarëve. Zvogëlimi i prodhimtarisë, shqetësimet sociale,etj. janë parametra që flasin se standardi jetësor ka indicie tejet negative, e që duhet të jetë një shenjë alarmuese për qeverinë në mënyrë që kjo e fundit t’i kthehet zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë, konceptin dhe vizionin e daljes nga ky kolapsim ekonomik.

4. Sfida e vazhdimit të nepotizmit dhe partizimit të institucioneve shtetërore (qeveria, gjyqësia, prokuroria, shëndetësia, arsimimi…) dhe atyre jo shtetërore (Bordet dhe agjensinonet e pavarura!) në gjitha mandatet e shkuara qeverisëse. Pra, një lloj klientelizmi e konformizmi të paparë në vendet e tranzicionit. Nepotizmit të rrënjosur në gjitha (sferat) këto vitet e pasluftës, ku asnjë I ri nga kontingjentet e reja, nuk ka mundur të futet në konkurrencë lojale për punësim me moshatarët e vetë, nëse s’ka pasur dikend të njohur nga komuniteti I tij klanor apo partiak;

5. Sfida e pakënaqësisë me dialogun e Brukselit, ku sheshazi komunitetit etnik Serb i është toleruar të legjitimojë tash edhe de jure në kuadër të institucioneve (edhe ashtu të brishta shtetërore me Planin e Ahtisarit) dhe“Lista Srpska”, kërkesat e nominuara për: aprovimin e Asociacioni të komunave ekskluzive serbe(!), përfaqësimin super (pozitiv) diskriminues në Parlamentin e Kosovës. Kosova, paraprakisht ka nevojë për një proces të deliberalizimit, sikurse ai amerikan… i cili do të na ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të ca nevojave fundamentale e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: kontrolli i plotë i pjesës veriore të Kosovës; definimi i qartë i kufijve me Serbinë dhe Malin e Zi; reduktimi i dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë; çështja e vizave; analiza e hapave shtesë që qojnë në drejtim të kyçjes në BE-ane; vazhdimi i profilizimit ideologjikë i partive politike; konsolidimit të demokracisë, etj.

6. Sfida e vonimit të fillimit të reformimit të sistemit arsimor, pra, pregaditjes së: kuadrove që për imperative e kanë jo ex katedrën, por mësimin dhe gjykimin creativ në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrencë lojale me bashkëmoshatarët e tyre Evropian apo gjeneratën e“revolucionit teknologjik”…! Në arsim duket që ka nevojë të intervenohet sidomos në sferën; e reduktimit të administratës pranë Universitetit: tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve: intencës së mbylljes ndaj risive informatike atyre shkencore sidomos atyre teknologjike: ligjërimit akoma ex cateder; mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja:pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete: ngritjes së kushteve elementare për studime empirike; transparencës dhe përgjegjësisë financiare: decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete, etj.etj;

7. Sfida e konzervimit të status quos kosovare, që nuk është duke e kërcënuar me asnjë element; sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, e aq më pak atë të rajonit dhe kontinentit. Përkundrazi, të gjitha analizat e sigurisë dhe stabilitetit rajonal e kontinental, flasim për rritje të mobilizimit për ruajtje e mirëmbajtje të suksesshme të saj. Është Serbia ajo që kërcënon këtë siguri dhe stabilitet rajonal. Status quoja” do e mundësonte padyshim një rishikim; social, politik, ekonomik, juridik, arsimor, ushtarak…etj., të vendit. Në mënyrë që të analizohen; dobësitë e sistemit, mënyra e reduktimit të administratës marramendëse (100.000 punëtorë ka administrata jone, krahasuar me Slloveninë që ka vetëm 33.000!), ndryshimet në gjyqësore (një lloj Vetingu, si në Shqipëri);

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".