Pasuria e 60.000 zyrtarëve të shtetit te përballet në hetim me ligjit të konfiskimit, mund të mbrohet vetëm ajo që është legale dhe qe ligjërisht arsyetohet!

Pasuria e 60.000 zyrtarëve të shtetit te përballet në hetim me ligjit të konfiskimit, mund të mbrohet vetëm ajo që është legale dhe qe ligjërisht arsyetohet!
Pasuria e 60.000 zyrtarëve të shtetit te përballet në hetim me ligjit të konfiskimit, mund të mbrohet vetëm ajo që është legale dhe qe ligjërisht arsyetohet!

Hasan Preteni

  • 23 January 2022 - 08:40

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Është mirë që Agjencia Kundër Korrupsionit e ka realizuar deklarimin e pasurisë,përafërsisht në Agjenci nga ajo kohë janë menaxhuar më shumë se 5000 formular në vit që i bie se aty janë të arkivuara më shumë se 60.000 formular. Verifikimi i prejardhjes së pasurisë nuk ishte rregulluar mirë me legjislacionin aktual,duhet të sigurohet baza juridike dhe sistemi që baza e provës të bie mbi individin. Çdo zyrtar duhet të ketë dëshmi se pasurine që e "gëzon" e ka fituar në mënyrë të ligjshme.

Të gjithë ish politikanët dhe politikanet e tanishëm deklarojnë se "dëshirojnë" të sundoi rendi dhe ligji, por këtë nuk e dëshirojnë  edhe për vetë ata. Duan të bëhen e të bëjnë  ligje për të tjerët jo për veti. Nuk pajtohem që kjo, (retroaktiviteti) të fillon të zbatohet për pasurinë e krijuar vetëm pas vitit 2008.

Unë mendoj se e gjithë pasuria e zyrtarëve të tanishëm, dhe zyrtarëve në të kaluarën,  duhet të verifikohet pa u lidhur specifikisht me vitin. Shumë persona e kanë shfrytëzuar pjesën pas luftës-anarkinë, dhe kanë krijuar pasuri të madhe. Është mirë që Agjencia Kundër Korrupsionit e ka realizuar deklarimin e pasurisë,përafërsisht në Agjenci nga ajo kohë janë menaxhuar më shumë se 5000 formular në vit që i bie se aty janë të arkivuara më shumë se 60.000 formulare. Verifikimi i prejardhjes së pasurisë qellimshem nuk ishte rregulluar mirë me legjislacionin aktual,duhet të sigurohet baza juridike dhe sistemi që baza e provës të bie mbi individin. Çdo zyrtar duhet të ketë dëshmi se pasurine që e "gëzon" e ka fituar në mënyrë të ligjshme.

Agjencia që mendohet të formohet duhet të ketë bashkëpunim me mekanizmat tjerë në rend të parë me Agjencinë  kundër Korrupsionit, policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Refuzimi i mundshëm i personave që kanë ushtruar detyra-poste të larta në institucionet e vendit. Askush nuk dëshiron prerjen e degës në të cilën rrinë. Kësaj radhe interesi publik, interesi i përgjithshëm duhet të dominoj në krahasim me interesin individual, grupor apo klanor. Nëse është e vërtetë se për këtë iniciativë nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese atëherë është edhe më mirë dhe më lehtë të instalohet kjo ide e gjatë pritur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".