Rreziku që po e kërcënon Kosovën dhe Ballkanin në shënjestër të planit rus për hapjen e fontit të luftës kundër Ukrainës

Rreziku që po e kërcënon Kosovën dhe Ballkanin në shënjestër të planit rus për hapjen e fontit të luftës kundër Ukrainës
Rreziku që po e kërcënon Kosovën dhe Ballkanin në shënjestër të planit rus për hapjen e fontit të luftës kundër Ukrainës

Dr. Hysni Aliu

  • 05 February 2022 - 13:15

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Vizita e fundit në Kosove e z. Eskobar dhe z. Lajçak, si dy ndërmjetësues më kompetent në dialogun Kosovë Serbi, është shumë e rëndësishme në lidhje me atë se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm në këtë dialog.  Tendenca e Rusisë, që me kriza të vetë shkaktuara në kufijtë e saj, të shkakton ankth tek fqinjët në mënyrë që nga frika ti bashkohen aleancës Ruso Serbe, dhe në anën tjetër të ndal proceset e integrimit të tërë Ballkanit në NATO dhe BE po dështojnë, dhe fatmirësisht, SHBA dhe BE e kanë kuptuar mirë strategjinë Ruso Serbe, ku Rusia me një gjuajtje po dëshiron ti godet  dy zogj, njërin tek fqinjët e tjetrin në Ballkan. 

Mobilizimi dhe unifikimi i perëndimit, për të kundërshtuar ekspansionin Ruso Serb, po e vërteton edhe një herë atë thënien që frika i bashkon edhe kundërshtarët. Është shumë interesante lëvizja e BE-së dhe SHBA-së rreth çështjes së dialogut Kosovë Serbi, ku fatmirësisht Rusia dhe Serbia, nuk arritën që me krizën artificiale në Ukrainë ta tërheqin vëmendjen e perëndimit për integrimin e Ballkanit në strukturat  euroatlantike. 

Përkundrazi, perëndimi e vërejti mirë lojën Putin Vuçiq, dhe krahas unifikimit përball sfidimit që po i bëhet në kufijtë e Ukrainës, por edhe kërcënimit të themeleve bazë të NATOS , perëndimi u koncentrua pikërisht në dy frontet që Putin Vuçiq  dëshironte ti atakonte, pra frontin e dytë që është Ballkani Perëndimor e posaçërisht Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.  Intensifikimi i dialogut Kosovë Serbi, është pikërisht në funksion të përmbysjes së këtyre planeve ogurzeze Putin Vuçiq, ku tani perëndimi, po ia kthen Vuçiqit e Putinit me të njëjtën monedhë, pra, tani kur Rusia është e koncentruar në frontin Ukrainas, dhe si rrjedhojë mundësia për të dominuar në çështjet ballkanike edhe për shkak të unifikimit të perëndimit është minimale, perëndimi po e shfrytëzon këtë situatë shumë mençurish, dhe po godet bash ashtu siç duhet të godet, pa panik, pa frikë, dhe pa u shkapërderdhë në planet e veta afatgjata për Evropën, Ballkanin perëndimor dhe  demokracinë në përgjithësi. 

Forcimi i NATOS në Ballkan, përforcimet e KFORIT, baza e njësive speciale amerikan në Shqipëri, tregojnë që perëndimi po qëndron me këmbë në tokë, duke i mbyllur Serbisë dhe Rusisë çdo mundësi për të realizuar qëllimet e veta në Ballkan.  Është një rast ideal për ti quar gjërat përpara në dialogun Kosovë Serbi, duke ditur që krahu i djathtë i Serbisë, Rusia është në krizën e vetë ekzistenciale, pra  në mes të mundësisë të një lufte të hapur me perëndimin, ku në fund pikërisht Rusia do të dezintegrohej dhe do ishte humbëse, dhe tërheqjes nga kërcënimet që i ka bërë NATOS dhe perëndimit, si dhe vijat e kuqe që i ka vendosur në raport me to, gjë e cila përfundimisht do të ishte përfundimi i presidentit Putin. Pore, në këtë luftë taktike që po bëhet aktualisht në mes Vuçiq- Putin dhe perëndimit në anën tjetër, gjithmonë  ekziston mundësia që të bëhen gabime në hapa, të cilat gabime mundë të kushtojnë shumë. Cilat janë rreziqet për Ballkanin dhe Kosovën nga kjo situatë? Sa i përket Kosovës, ekzistojnë disa rreziqe: 

I pari rrezik, është mundësia që nga dëshira për të shkuar gjërat mirë dhe shpejt në dialogun Kosove Serbi, Kosova serish të detyrohet të lëshon pe në raport me Serbinë, dhe të formon asociacionin e komunave serbe, ende pa  qenë në tavolinë njohja reciproke me Serbinë. Pra, në këtë rast, Serbia do të përfitonte nga rasti, dhe do të nxirrte atë që e dëshiron më së shumti asociacionin e komunave serbe, jo si pjesë  e marrëveshjes përfundimtare me njohje por si një fazë  e ndërmjetme.  Kjo mënyrë e të vepruarit, do i jepte mundësinë Serbisë, që për marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme, që do të bëhej më vonë, Serbia të kërkon avancimin e statusit të këtij asociacioni në një nivel ku aj asociacion do të kishte kompetenca ekzekutive, që praktikisht do të ishte shpërbërje e Kosovës nga një republikë serbe nga brenda, e për BE-në ky avancim do të ishte i kuptueshëm, sepse për këtë marrëveshje përfundimtare Kosova duhet të jep diçka, ashtu siç thuhej nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë kur tentohej të ndahej Kosova. Këtë gabim Kosove nuk guxon ta bënë, dhe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në krye, unë se besoj që do ta bënë. 

I dyti, është rreziku për Ballkanin. Përse? Në kohën e mundësisë së një disfate në betejën perëndim Rusi, enda pa filluar lufta, pra humbja e fytyrës së Rusisë, ashtu siç ka qef të thotë Vuçiqi, Rusia, për ta shpëtuar fytyrën e vetë, nga mos intervenimi në Ukrainë, mundet të shkakton një luftë të ashpër në Ballkan, ku aktor do të ishte Serbia, krizë e cila do ti jepte mundësinë Rusisë që pa e humbur  fytyrën, të tërhiqet nga kriza me perëndimin, me arsyetimin që tani është një front i ri në Ballkan, ku Rusia sipas Putinit do të detyrohej të mbronte Serbinë, ashtu siç e mbrojti Asadin e Sirisë.  Pra, kjo lëvizje, do të kishte për pasojë, vendosjen e forcave Ruse në Serbi,  e ndoshta edhe në Republikën Srpska, shndërrimin e bazës në Nish në një bazë të përhershme ushtarake Ruse, dhe shndërrimin e Serbisë edhe de fakto në një qendër ushtarake Ruse në mes të NATOS. Unë besoj shumë që perëndimi, duhet të jetë aq i pjekur që të sillet me Vuçiqin ashtu siç po sillet tani me Putinin, sepse të dytë janë degë të një trungu. Serbia, nuk guxon të shpërblehet me asociacione serbe, vetëm që të qëndroj pakëz jashtë sferës së interesit rus, përkundrazi, Serbisë duhet ti bëhet e qartë, që çdo hap ofrimi me Rusinë do të kishte pasoja të njëjta me ato që do ti ketë Rusia. 

Perëndimi, duhet ta kuptoj, që strategjia e tyre e deritanishme më Serbinë dhe Rusinë ka qenë e gabuar, si rrjedhojë jemi këtu ku jemi, pra në prag të luftës së tretë botërore, andaj nuk duhet të vazhdoj me sistemin po të ofrojmë diçka për mos me na ngucë, përkundrazi, Serbia duhet të vendoset para aktit të kryer, ashtu siç u vendos për çështjet e tabelave të automjeteve dhe ashtu siç u vendos për çështjen e Dodikut në Bosnjë. Kosova, ka bërë gabime të shumta gjatë dialogut me Serbinë, andaj, nuk guxon që të njëjtat ti përsërit, as si pasojë e mosdijes, as si pasojë e presionit nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova mundë të krijon raporte të mira me Serbinë vetëm duke e forcuar subjektivitetin e saj, duke e forcuar shtetin si shtet, dhe duke u forcuar ne si komb, e jo duke i ofruar Serbisë kompromise në lidhje me rregullimin e brendshëm të saj.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".