Nuk mund të bëhet kryeprokuror shteti dikush që e ka integritetin e cenuar

Nuk mund të bëhet kryeprokuror shteti dikush që e ka integritetin e cenuar
Nuk mund të bëhet kryeprokuror shteti dikush që e ka integritetin e cenuar

Arsim Aziri

  • 16 March 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI:  Arsim Aziri

Kosova e ka shansin ideal tani që të ketë një sistem të ri të drejtësisë të reformuar dhe të pasuruar me njerëz të rinj të pa korruptuar. Reformagjithëpërfshirëse  në sistem duhet të reflekton edhe tani kur jemi në prag të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit. Me kalimin e kohës disiplina do kthehet në shprehi, ndërsa shprehia në normë, por kjo nuk arrihet me klientelën e njerëzve të konsumuar në të njëjtat pozita.

Është një lajm i keq, jo i mirë, zbulimi i të dhënave sipas të cilave ekziston konflikti i interesit të disa kandidatë që kanë kandiduar për pozitën kryeprokurorit të shtetit. Në  analizën e konstatuar nga organizatat që bëjnë mbikëqyrjen e punës së KPK-së madje konstatohet se disa kandidat  e kishin kapërcyer shumë shpejt avancimin e tyre  në pozicione të larta e disa në konflikt interesi kishin konkurruar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Institucionet përgjegjëse, Kuvendi dhe Qeveria, duhet të reagojnë në këtë rast dhe të sqarohet gjithçka rreth kësaj situate të re. Nuk mundë të tolerohet  që përmes ushtrimit të funksioneve që rrjedhin nga pozitat e fituara në mënyrë kundërligjshme tashmë po synojnë të marrin pozitën kushtetuese, atë të kryeprokurorit të shtetit dhe atë me mandat 7 vjeçar. Kjo është e pa tolerueshme dhe e paprecedent për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Pozita e kryeprokurorit është më e larta dhe më e rëndësishmja në sistemin prokurorial, prandaj nuk mund të bëhet kryeprokuror dikush që e ka integritetin e cenuar. Qytetarët kanë nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të padiskutueshëm moral dhe profesional.

Ashtu se si peshorja paraqet simbolin e drejtësisë për ta mbajtur në paanshmëri parimin e gjykimit të rasteve, e njëjta do të duhej të vlente edhe në relacionin drejtësi-politikë. Në një shtet të ri ku mungon tradita e bazamentit të shëndoshë e të fortë të drejtësisë, gjithsesi se politika është instrumenti që përcakton fatin e saj. Praktika e Kosovës e dëshmon këtë gjë më së miri. Kjo traditë ka qenë pranishme për plotë dy dekada të qeverisjes së kaluar që duhet të ndërpritet tani, me këtë mandat të ri qeverisë  që është duke vazhduar dhe me projektin e filluar për një drejtësi të reformuar dhe të dekriminalizuar.

Që nga paslufta e këtej, vendosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është përcaktuar nga politika për interesa të saj, dhe jo nga vlera e kriteri profesional e aq më pak nga cilësitë etike të tyre. Sikur të kishte pasur një klasë politike me nivel të lartë etik dhe me qëllime të pastra në interes të shtetit e qytetarëve, atëherë gjithsesi se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte bërë po mbi këto kritere vlerash. Prej momentit kur sistemi i drejtësisë pastrohet nga vartësit e politikës, atëherë fillon të lulëzoj hap pas hapi forcimi i sundimit të ligjit, në të njëjtën kohë e në të njëjtin avaz fillon edhe dobësimi  i ndikimit politik ndaj këtij sistemi, tek atëherë mund të flasim për respektim e kushtetutës dhe ligjit, etikës morale dhe profesionale.

Kosova e ka shansin ideal tani që të ketë një sistem të ri të drejtësisë të reformuar dhe të pasuruar me njerëz të rinj të pa korruptuar. Reforma gjithëpërfshirëse  në sistem duhet të reflekton edhe tani kur jemi në prag të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit. Me kalimin e kohës disiplina do kthehet në shprehi, ndërsa shprehia në normë, por kjo nuk arrihet me klientelën e njerëzve të konsumuar në të njëjtat pozita. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".