Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës

Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës
Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 16 March 2022 - 13:23

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

A do të mbahen apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve dhe të BE-së. Mirëpo, duhet thënë se nuk është fakt se OSBE-a organizon zgjedhje në shtete të tjera për ndonjë shtet. Natyrisht se është e pa vërtetë se OSBE organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër sovran.

Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti. Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare a lokale. Secili shteti  organizon zgjedhje për vete dhe nuk i interesojnë  fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet Kosova të merret me zgjedhjet serbe dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mund dhe duhet që vetëm në përfaqësinë e tyre në Kosovë të shkojnë dhe të  votojnë. Mundësi tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online