Rama mbi "Konferencën e Londrës dhe mbi Uashingtonin !

Rama mbi
Rama mbi

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 April 2022 - 09:22

Shkruan:Mehdi Hyseni

*** Historia e dersotme e diplomacisë botërore flet se, pikërisht Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) ia pati vulosur Serbisë, që për 100 vjet të mos dalë në Detin Adriatik (1913) !

*** Presidenti Woodroow  Wilson , Jo Serbisë në  Adriatik (1919) !

*** Presidenti Bill Clinton, JO Serbisë pushtuese gjenocidale  në Kosovë (24 mars-10 qershor 1999, bombardimi i NATO-s e detyroi Serbinë okuptaore që përgjithmonë të tërheqej nga Kosova)!

*** Presidenti George W. Bush, JO Serbi në Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën Amerika e njohu më 17 shkurt 2008.

*** Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, PO Serbisë në Detin Adriatik dhe në Shqipëri përmes “Ballkanit të Hapur”, pa e njohur paraprakisht Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (shkurt 2008- maj 2022).

 -Çfarë guximi politik ky, Edi Rama pas 100 vitesh me “Ballkanin e Hapur” u tregua gjoja  “më human”,  “më i ditur”,  “më strateg”, “më vizionar” dhe “më diplomat” sesa të tre (3) ish-presidentët e Amerikës: Woodroow Wilson,  Bill Clinton dhe se Gerge W. Bush, të cilët në kohë të ndryshme të historisë, shpëtuan Shqipërinë dhe Kosovën nga  Serbia okupatore dhe gjenocidale.

Kësaj “tradhtie moderne” të shekullit XXI të Edi Ramës, rilindësi  dhe diplomati ynë ( dikur në Uashington), Faik Konica, do t’i thoshte shkurt e shqip se: “Armiku i shqiptarit është  vetë shqiptari”.

 *** Çfarë t’i thuhet kësaj politike  proserbe të kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, kur tre (3) preidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë shpëtuar Shqipërinë dhe Kosovën nga Serbia pushtuese gjenocidale(1912-2022), e ky me “Ballkanin e Hapur” bëri të kundërtën, rehabilitoi të gjitha krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë e në Shqipëri, duke e lejuar në Detin Adriatik.

 Si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë të politikës së brendshme dhe të jashtne të Shqipërisë, ky veprim i pamend dhe infantil i Edi Ramës, para së gjithash e amnistoi Serbinë për të gjitha krimet e gjenocidit, të kryera në territoret e Shqipërisë Etnike, duke ia njohur të drejtën, që paqësisht, që të kthehet edhe në vendet e krimeve në Shqipërinë londineze  Durrës, Lumë, Tropojë, Mirëditë, Shkodër, Tiranë.Elbasan…etj.)(1912-1945). Kjo është domethënia politike  dhe strategjike e “Ballkanit të Hapur”, që Serbisë ia mundësoi daljen në Detin Adriatik, pavarësisht se atje kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe pati pushtuar Shqipërinë Verilindore gjatë luftërave ballkanike (1912-1913).

Sipas Josip Smodlakës(ish-diplomat kroat): “ Në Konferencën  e Parisit (1919) vërshuan “80 delegatë serbë” !

 Kështu bëjnë të ditur burimet e dokumenteve diplomatike dhe politike të asaj kohe, ku ish-kryeministri serb, Nikola Pashiq  me ata “80 delegatë serbë” ushtroi presion të paparë poliitko-propagandistik e diplomatik lobues  ndaj ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, që Serbisë së Madhe, t’i garantohej dalja në Detin Adriatik, por  Wilsoni nuk ua plotësoi atë kërkesë megalomane serbomëdhnejve, , edhe pse  në kuadrin e “Programit  prej 14 Pikash të Uillsonit për rregullimin paqësor të kufijve territorialë ndërmjet shteteve të Evropës pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në “Pikën 11”, parashikohet: “ Tërheqja e forcave  pushtuese nga territoret e   Rumanisë, të Mali i Zi dhe të Serbisë, si dhe dalja e lirë e Serbisë në deti.” (XI. Rumania, Serbia, and Montenegro should be evacuated; occupied territories restored; Serbia accorded free and secure access to the sea…”(https://www.archives.gov/milestone-documents/president-woodrow-wilsons-14-points ).

Mirëpo, një gjë e tillë prakitikisht nuk ka ndodhur, që Serisë t’iu ketë lejuar ndërkombëtarisht dalja e lirë në Detin Adriatik (1919-2022). Këtë e dëshmojnë  edhe dokumentet e derisotme të arkivuara të Konferencës së Paqes së Parisit (1919… etj.

Rama mbi Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913; e cila në vend të njohjes së daljes së Serbisë në Detin Adriatik, njohu krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të 28 Nëntorit 1912 me kryeministrin e tij, Ismail Qemalin !

Me themelimin e Shqipërisë së Ismail Qemalit, përkatësisht me njohjen e saj nga Konfereca e Ambasadorëve të Londrës, Serbia për 100 vjeti nuk ia arriti të “puthë” birgjet e Detit Adriatik.

Mirëpo, tash, pas një shekulli (2022, shek.XXI) Edi Rama përmes “Ballkanit të Hapur”  ia hapi rrugën Serbisë, që pa “asnjë ferrë në këmbë” të dalë triumfalisht në Detin Adriatik.

Ky farë kryeministri i dashuruar verbërisht në Serbinë pushtuese të Pashiqit dhe të Vuçiqit, doli “më strateg”,  “më largpamës”,  “më patriot” dhe “më shqiptar” sesa Ismail Qemali, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, At GJergj Fishta, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Çerçiz Topulli, Isa Boletini, Azem Bejta, Hasan Prishtina… Adem Demaçi dhe Adem Jashari, sepse e shpëtoi Serbinë nga izolimi 100-vjeçar i mosdaljes në Detin Adriatik!

Uillsoni,Clintoni, Geirge W.Bush dhe  Amerika dhe NATO-ja  në anën e Shqipërisë, Edi Rama në një “strajcë sllave” me Serbinë!

-Po të ishte gjallë ish-presidenti i SHBA-së, Woodroow Wilson,  çfarë  “shpërblimi”  do t’i jepte Edi Ramës për  “westernizimin” e Serbisë në Detin Adriatik, me qëllim të dominimit të Serbisë në krye të  sferës së interesit të sllavëve të jugut të Evropës Juglindore, ASGJË  veçse “MENJAÇIT”  të “Zastavës” së Kragujevcit, që do ta shpiente më shpejt në Shumadi te miqtë e tij, Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq, sepse vetëm në këtë mënyrë, do të mund të shpëtonte Shqipëria dhe Deti Adriatik nga serbizimi-sllavizimi kontanimues i sferës evropiane perëndimore.

Këtë gomarllëk apolitik dhe vetëmohues të kryeministrit Edi Rama, më së fuqishmi e pasqyron kjo thënie e sipërtheksuar e rilidnësit tonë, Faik Konica se “ Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”

 Si duket kjo është arsyeja kryesore, që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “nuk flet me të vdekur, por vetëm me miqtë e tij të gjallë” siç janë Aleksandër Vuçiqi, Ana Bërnabiqi dhe Ivica Daçiqi, si dhe partizanët e tij të brendshëm, të cilët kanë përqafuar “Ballkanin e Hapur”-Daljen e Serbisë në Detin Adriatik.

Kjo është arsyeja pse Qeveria aktuale e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet ta nderojnë dhe shpërblejnë Edi Ramën me “Çmimin Nobël” (duke e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe, të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë) , sepse askush deri më sot në historinë e marrëdhënieve politike e diplomatike ndërkombëtare, evropiane dhe ballkanike nuk ka qenë në gjendje, që Serbisë t’i sigurojë daljen në Detin Adriatik.

Një kërkesë të tillë me përmbajtje të politikës kolonialiste dhe aneksuese të Serbisë së Madhe, që të pushtonte edhe Shqipërinë, edhe tërë Detin Adriatik, ish-presidenti amerikan Woodrow Wilson e pati pëtrollisur që në Konferencën e Paqes së Parisit (1919), edhe pse delegacioni serb prej “80 anëtarësh” (pothuajse sa i gjithë numri pjesëmarrësve të Konferencës) me në krye Nikola Pashiqin, ushtruan presion të paparë ndaj tij dhe ndaj delegacionit amerikan, që Srbisë t’i garantohej dalja në Detin Adriatik, i cili në fokus kishte copëtimin territorial të Shqipërisë.  

Fundja,  Serbia me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe  me daljen në Detin Adriatik nuk do të humbiste as  Kosovën, as Preshevën, as Bujanocin dhe as Medvegjën, sepse sipas axhendës “Ballkani i Hapur” më nuk ekziostojnë kufij ndërshtetërorë deri në Detin Adriatik.  Prandaj, Qeveria dhe Kisha Ortodkse Serbe, sa më pare të jetë e mundur, duhet të përfitojnë nga ky rast historik, që Edi Ramën ta shpallin mikun dhe heroin më të madh të Serbisë, duke e njohur Republikën e  pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".