Mos transparenca është veprim që dërgon të përsëritja e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm

Mos transparenca është veprim që dërgon të përsëritja e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm
Mos transparenca është veprim që dërgon të përsëritja e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm

Muhamet Kelmendi

  • 09 April 2022 - 12:34

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Tash pritet që Presidentja mos ta dekreton të njëjtin kandidat dhe kështu rikthehet gjendja në fillim të procesit. Me këtë ju jepet një mësim i mirë mu organeve që janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë se si mbrohet ligji.

-Sistemi gjyqësor varet kryesisht nga puna që e kryen prokuroria. Kjo mbledhë fakte dhe siguron dëshmi për një procese të suksesshëm gjyqësor. Prokuroria është prezentë në proceset gjyqësore në të gjitha nivelet. Kurdoherë në drejtim të paraqitjes se provave dhe të përkujdesjes për gjykim ligjor. Mirëpo, nëse prokuroria nuk funksionon mbi baza ligjor, ndërsa gjykatat janë jo funksionale apo jo në nivel të përcaktuar juridik, krijohet një gjendje e rëndë antiligjore dhe e pëson çdo herë pala në gjykatë. Dihet se si gjykatat, ashtu edhe prokuroria janë në gjendje jo të mirë. Kuptohet në drejtim të mbrojtjes së shtetit ligjor.

Pikërisht ky fakt që mbështetet në anët negative të sistemit, duke marr për bazë neglizhencën, përsëritjen e procedurave nëpër shkallë të ndryshme të gjykatave, si dhe mos provimi i fajësisë me fakte nga prokuroria, ka bërë një sistem jo funksional dhe të tej zgjatur gjyqësor. Këtu buron propozimi për VETTING. Pa këtë ligj është shumë i rëndë reformimi sistemit juridik. Në fakt edhe nuk reformohet, sepse ka mungesa që varen me këtë ligj, e prandaj nuk reformohen. KPK është shembulli me adekuate i vërtetimit të kësaj nevoje. Shkelja e parimeve bazike për përzgjedhjen e Prokurorit të Shtetit tregon se VETTING-u është i domosdoshëm,në mënyrë që sistemi të funksionoje edhe më mirë. Tash pritet që Presidentja mos ta dekreton të njëjtin kandidat dhe kështu rikthehet gjendja në fillim të procesit. Me këtë ju jepet një mësim i mirë mu organeve që janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë se si mbrohet ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".