Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti

Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti
Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti

Skender Kapiti

  • 13 April 2022 - 09:50

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Ka një vit që po mirëqeveris qeveria KURTI.

Ja një këndvështrim i shkurtër pa u shtërnguar e gërmuar për të sajuar dicka nisur nga ndonjë preference  subjektiviste, por thjesht arsyeshëm, realisht e faktikisht dhe pa emocione politike.

Duke pasur parasysh krahasimin të kësaj qeverie të Kurtit që prej një viti në pushtet, me ato paraardhëse, qeveria Kurti as që mund të krahasohet me politikën të cilën e ndëshkoi votuesi Kosovar me 14 Shkurt 2021.

Albini nuk e ka celsin magjik që t’i zgjidhë urgjentisht të gjitha ato problematika që ia lanë trashëgim paraardhësit. Por duke u nisur nga realiteti, duhet pranuar se po të kishte qenë Kurti kryeministër, apo edhe     Vjosa Oamani  ndryshe do kishin qenë punët në Kosovë sepse nuk do të kishte pasur shkatërrim e rrënim ekonomik e të ndërmarrjeve strategjike ; nuk do të kishte pasur privatizim abuziv e rrënimtar ekonomik; nuk do të kishte pasur kësi lloj korrupsioni të paimagjinueshëm , as ketë shkallë papunësie dhe largimi të popullatës e të rinisë në perendim.

Me Kurtin Kryeministër nuk do të kishte pasur as Gjykatë Speciale, as Demarkacion me Malin e Zi të këtij lloji ku Kosova humbi mbi 8000 hektarë; nuk do të kishte pasur as Marrëveshje për Bashkësi Komunash serbe dhe as planProjekte për coptimin e Kosovës.Po të ishte Kurti Kryeministër nuk do të kishte pasur as maniplime e mbushje të listave me veterane të rrejshëm.

Arma e fortë e Kurtit, por fatmirësisht edhe e Presidentes Vjosa Osmani janë transparenca, ndershmëria , antikorrupsioni, ndershmëria, përgjergjshmëria , sinqeriteti dhe talenti intelektual e patriotik te  të cilët e që të dy janë shëmbulli më i mirë në historinë shtetërore shqiptare në Shqipëri e Kosovë që i ka zgjedhur populli në krye për të qeverisur shtetin dhe shoqërinë.

Kaq besoj se është e mjaftueshme për të rrëzuar të gjitha retorikat dhe alibirat politike të politikës e të korrupsionit të vjetër kundër qeverisë Kurti.Këto i konstatoj unë  për z. Kurti dhe znj. Osmanin sipas këndveshtrimit tim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".