Agim Ramadani është Hero i Kombit!

Agim Ramadani është Hero i Kombit!
Agim Ramadani është Hero i Kombit!

Muhamet Kelmendi

  • 13 April 2022 - 15:37

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Agim Ramadani është një figurë e shënuar në hyrjen e kufirit sllavomadh dhe radhitet në piedestalin e heronjve më të shquar të kombit shqiptar. Natyrisht se shumë çka nuk është pasqyruar për këtë hero. Jeta dhe veprimtaria e heroit nuk është tërësisht e njohur.Këtu kërkohet punë. Nuk dihet në gjerësi aktiviteti dhe pozita para thyerjes se kufirit.

Nga koha kur del në njësitet e ushtrisë se UCK-së në vijën kufitare sllavomadhe në Koshare dihet qartë pozita dhe akti heroik e  ushtarak. Ndërsa, nëse ka dyshime dhe të dhëna mbi vrasjen e heroit, i takon Prokurorisë Speciale te Kosovës ta heton këtë çështje dhe mbi ato të zhvillohet gjykimi, kuptohet nëse dalin në dritë të dhënat faktike. Nuk ka nevoje të krijohen dyshime. Heroi ka rënë në luftë kundër pushtueseve serb. Kështu njihet dhe kështu mbahet në kujtesën tonë, gjithë kohën, derisa nuk del në dritë diçka tjetër mbi heroin. Këtë e bënë gjykata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".