Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mund t'i vlerësojnë vetëm gjykata kompetente në Kosovë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mund t'i vlerësojnë vetëm gjykata kompetente në Kosovë
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mund t'i vlerësojnë vetëm gjykata kompetente në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 26 May 2022 - 09:37

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Të drejtat e veteranëve të luftës dhe të invalidëve, përkatësisht statusin e kategorive të UÇK-së, nuk mund ta kufizojnë e ta mohojnë organet e shtetit me akte administrative dhe as me ndonjë ligj të ri, pavarësisht të të dhënave. Mohimi i të drejtave të dhëna me ligj ndalohen vetëm me aktgjykim të gjykatave dhe atë vetëm atëherë kur e merr verdikti fuqinë e plotë juridike. Çdo intervenim nga Qeveria nëpërmjet Kuvendit për të bërë rivlerësimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, të invalidëve dhe të drejtave tjera, është antiligjor dhe në Gjykatën Kushtetuese e fiton çdo paditës të drejtën ligjore.

-Kategoritë e luftës së UÇK-së janë zgjidhur në ligj. Ato janë parimisht te të pa kontestuara. Ligje mund të nxirren nga Kuvendi dhe Qeveria a Kuvendi mund të krijojnë edhe komisione, mirëpo, ato nuk mund të rivlerësojnë vendimet e nxjerra në bazë të ligjit. Këtë e bënë gjykata me padi nga prokuroria. Prandaj, del se forma juridike e Qeverisë së Kosovës që nëpërmjet intervenimit ligjor për të bërë rivlerësimin e kategorive të luftës është kundër Kushtetutës së Kosovës. Ajo formë e rivlerësimit vetëm krijon konflikte juridike në Republikë. Shqyrtimin e çdo lënde veç e veç e bëjnë prokuroritë në Kosovë dhe e vendosin gjykatat me aktgjykim.

Pse gjykatat dhe prokuroritë nuk po punojnë është çështje e pushtetit në vend. Natyrisht se Qeveria kërkohet të kujdeset për mirëvajtjen e sistemit. E nëse nuk funksionon, veprohet me masa shëruese. Këtu është edhe VETTING-u. Këto masa nuk janë çështje të veteranëve dhe as të grupit punues që ka caktuar dhe vendosur për veteranët.Gjykatat kërkohet të ndërmarrin masa. Por, nëse prokurorët nuk paraqesin akuza kundër keqbërësve, gjykatat nuk kanë se si të veprojnë. Kush do të përgjigjet dhe sa do të jetë dënimi e përcakton Kodi Penal. Këtë kërkohet që gjykatat ta zbatojnë me përkushtueshmëri. Dëshira për të dënuar nuk është e mbështetur në shtet ligjor. Mund të paraqiten dëshira e dëshira, kërkesa e mbi kërkesa, por masa gjyqësore e gjykatës shqiptohet në bazë të ligjit dhe në emër të popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".