Dështimet dhe Anomalitë e Institucioneve të Shtetit në sektorin e Bujqësisë.! 

Dështimet dhe Anomalitë e Institucioneve të Shtetit në sektorin e Bujqësisë.! 
Dështimet dhe Anomalitë e Institucioneve të Shtetit në sektorin e Bujqësisë.! 

Ismail Muçiqi

  • 02 June 2022 - 09:51

Shkruan :Ismail Muçiqi

Kaluan 22 vite kur Kosova u çlirua nga pushteti serb, e si rrjedhojë u shpall edhe Pavarësia e Shtetit, por mjerisht Parlamenti nuk e vuri në rend të ditës asnjëherë çështjen strategjike të zhvillimit të sektorit të bujqësisë. Ky është paradoksi i cili nuk arsyetohet. Të gjithë e dimë se në Republikën e Kosovës me vite dhe decenie si bazë e ekonomisë apriori ka qenë sektori i prodhimit të drithërave.

Për shkak të neglizhencës dhe të papërgjegjësisë të Qeverive të njëpasnjëshme sipërfaqet e tokës bujqësore po zvogëlohen gjithnjë e më shumë duke u shndërruar në zona të ndërtimit, banesor dhe të ndërtesave të ndryshme të bizneseve dhe të kantiereve të betonit. Kështu plani hapësinor që nga paslufta nuk është menaxhuar dhe ruajtur nga Ministrit të cilët kanë udhëhequr me sektorin e bujqësisë.

Sot shteti jonë mezi siguron 50% të nevojave të grurit dhe të prodhimeve tjera të drithërave dhe të kulturave tjera me perime për nevojat e qytetareve. Në Kosovë ka ndodhur edhe anomalitë më të ndryshme me rastin e privatizimit të sipërfaqeve të tokave bujqësore të cilat dikur ishin prona shoqërore dhe hambarë te bukës. Kështu përmes agjencionit të privatizimit me qindra mija hektar u shitën me qmime qesharake, mos të themi se ju dhanë falas një numëri të politikanëve dhe klaneve partiake të cilët këto sipërfaqe të tokës i shndërruan në biznese familjare, duke ja u ndërruar edhe destinacionin. Qysh paralufte në vitin 1979 Banka Botërore i ndau Kosovës një kredi prej 300 Milion Dollarësh për ndërtimin e sistemit të ujitjes Iber-lepenc përmes të cilit në bazë të elaboratit studimor nga Liqeni i Ujmanit parashihej që të ujiteshin 28 mijë hektarë sipërfaqe të tokës së bukës.

Ky trend i zhvillimit mbeti vetëm kujtim i së kaluarës kur sistemi i ujitjes Iber-lepenc dhe ai i Radoniqit në rajonin e Dukagjinit kishin arritur që përmes meliorimit të ujitjes të sipërfaqes së tokës bujqësore ti trefishojnë rendimentet e drithërave dhe kulturave tjera bujqësore. Mjerisht tani kjo më nuk po ndodh. Agjencioni i menaxhimit të Ujërave Iber-lepenc në vend që ti rris dhe zhvilloj kapacitetet në shtrirjen e kanalit të ujitjes gjithandej Kosovës menaxhmentet që udhëhiqen më këtë institucion u përkujdesën që ti punësojnë të afërmit, farefisin, miqtë dhe familjarët duke e dhjetëfishuar numërin e punëtoreve jashtë kritereve ligjore. Në këtë institucion të ardhurat personale të disa zyrtareve që udhëhiqen me këtë agjencion janë më të larta se rroga e Presidentit dhe Kryeministrit. Sot punëtorët me shkollë të mesme marrin të ardhura mujore më të larta se mjeku specialist apo ingjinierët që punojnë në KEK apo shumë më të lara se Gazetarët të cilët vazhdimisht sfidohen nga natyra e punëve me plotë përgjegjësi dhe rreziqe. Këto janë defektet dhe dështimet e institucioneve të shtetit të cilat udhëheqen me Kosovën që nga paslufta, e të cilët sektorin e bujqësisë nuk e patën prioritet duke e lënë anash këtë begati kombëtare.

Është e dhimbshme për vendin kur toka pjellore e cila dikur ishte pasuri shtetërore të shndërrohet në ndërtim biznesor ku përfitues janë vetëm oligarkët të cilët përmes formave të ndryshme të pastrimit të parasë po ndërtojnë pallate duke përfituar miliona euro për interesat e tyre. Për shkak të këtyre anomalive dhe për shkak të mos përkrahjes të sektorit të bujqësisë dhe nga ana e institucioneve të shtetit sot shumica e pemëve dhe perimeve importohen nga viset e ndryshme të shteteve për rreth Kosovës. Zhvillimi i bujqësisë padyshim se është i lidhur edhe me sektorin e blegtorisë i cili kohëve të fundit në shumë Komunave të Kosovës ka ngec edhe blegtoria. Të gjithë këta indikator e sinjalizojnë gjendjen e pavolitshme në zhvillimin strategjik të sektorit të bujqësisë në Republikën e Kosovës.

Nuk ka dyshim se ky sektor ishte dega dominonte e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror ekonomik nga familja deri tek bruto produkti final i industrisë në përgjithësi. Në fund po theksojmë se është koha e fundit që institucionet kompetente të shtetit përkatësisht Parlamenti i Kosovës ta shtroj në diskutim gjendjen aktuale në bujqësi, duke e vu si prioritet strategjik në planin e përgjithshëm zhvillimor si detyrë dhe obligim nacional i institucioneve të shtetit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".