Zgjatja e mandatit për 18 muaj plus ndërmjetësuesit Lajçak në dialog, lajm i keq për marrëveshjen

Zgjatja e mandatit  për 18 muaj plus ndërmjetësuesit Lajçak në dialog, lajm i keq për marrëveshjen

Hajrullah Tërnava

  • 26 June 2022 - 09:01

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava

 Tani gjasat janë reale që  të “trimërohet” pala serbe,  që pas pajtimit të palës kosovare lidhur me marrëveshjen për energjinë, të vendos kusht të radhës në dialog, për arritjen e marrëveshjes finale, çështjen e Asociacionit, pika më e ndjeshme dhe më serioze e cila po nuk u trajtua me kujdes dhe me seriozitet, mundë ta vë në pikëpyetje jo vetëm funksionalitetin e shtetit të Kosovës, por edhe sovranitetin dhe sigurinë.

Në situatën në të cilën tani gjendet Kosova dhe situatës tani te krijuar nga invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës, vlershmet ishin se duhen të përshpejtohet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, tani kur e kemi informatën se të dërguarit të posaçëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës Miroslav Lajçak do ti zgjatet mandati për 18 muaj, vetëm ky fakt po na flet për seriozitetin e ndërlikueshmërisë dhe të panjohurat që do ta përcjellin akoma dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, vendimi i vendet e BE-së të cilat janë pajtuar që të dërguarit të posaçëm për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav  Lajçak t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj shtesë në misionin ngarkuar për ndërmjetësim. Ky fakt tani është një argument i cili tregon qartë se të gjitha pritjet për arritjen e marrëveshjes me Serbinë gjatë këtij viti nuk janë reale, madje vihet në pikëpyetja edhe mundësia që marrëveshja finale për njohje mes dy vendeve të arrihet vitin tjetër, pavarësisht optimizmit të shtuar pas arritjes së marrëveshjes së fundit për çështjen e energjisë. Shtetet e BE-së, dhe jo vetëm, kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Kosova dhe Serbia të merren vesh sa më shpejt dhe të nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse ku në fund do të përfshihej edhe njohja reciproke mes dy shteteve. Këto thirrje janë rritur sidomos pas invazionit rus në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti. Mirëpo, takimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë shkuar mirë, dhe përplasjet e mospajtimet kanë qenë të dukshme. Tani gjasat janë reale që  të “trimërohet” pala serbe,  që pas pajtimit të palës kosovare lidhur me marrëveshjen për energjinë, të vendos kusht të radhës në dialog, për arritjen e marrëveshjes finale, çështjen e Asociacionit, pika më e ndjeshme dhe më serioze e cila po nuk u trajtua me kujdes dhe me seriozitet, mundë ta vë në pikëpyetje jo vetëm funksionalitetin e shtetit të Kosovës, por edhe sovranitetin dhe sigurinë. Shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele  Giaufret, ka thënë se BE- nuk do të imponon temat e dialogut, por Kosova dhe Serbia do të vendosin vetë se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre. Situata tani e krijuar me këto biseda teknike të stërzgjatura qe sa vite që bisedohet, dhe thuaje se asgjë nuk është arritur, pala kosovare duhet ti përmbahet marrëveshjes së Kumanovës që vetë Serbia e pranon kapitullimin e sajë, si dhe vendimin e GJND-së i cili e pranon të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si akt juridik i drejt, dhe këto dy vendime janë më të rëndësishmet, nëse pala kosovare i përmbahet këtyre dy fakteve pa u lëshuar në çështje teknike sikur që u fol me vite të tëra deri më tani, që nga çlirimi e deri këtu, prandaj qëndrimi i kosovarëve duhet të jetë vetëm njohjet reciproke mes dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".