Mjetet e siguruara në Trust janë përgjegjësi e shtetit dhe të pa prekshme, për pension në pleqëri

Mjetet e siguruara në Trust janë përgjegjësi e shtetit dhe të pa prekshme, për pension në pleqëri
Mjetet e siguruara në Trust janë përgjegjësi e shtetit dhe të pa prekshme, për pension në pleqëri

Muhamet Kelmendi

  • 03 July 2022 - 16:58

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Nuk duhet të preken mjetet e kursimit pensional. Vjen shumë shpejt pleqëria dhe në atë kohë çdo euro është ndihmë e madhe.Askund nuk merren mjetet e tilla paraprakisht. Përjashtim bënë shteti. Shteti mundet të merr në formë të kredisë ndonjë shumë për të ndihmuar të siguruarit, por ato duhet ti kthej përsëri në fondin e Trustit.

Trusti si mekanizëm social është krijuar për të punësuarit në të gjitha sektorët,me qëllim që në moshën e pleqësisë, pas 65 vjetëve, të kenë ata një pension. Natyrisht se kjo formë e sigurimit pensional nuk është e mirë, sepse këtu është përjashtuar mënyra e tretë dhe e katërt e sigurimit, që quhet "gjenerata e ndihmon gjeneratën". Këtu as shteti nuk kontribuon me participim për pension. Forma e tashme e Trustit nuk garanton për mbi 90% të të siguruarve një pension të pleqërisë adekuate për jetë dhe as pension familjar, sepse mjetet e të punësuarve, me të ardhura të ulëta,nuk japin garancion për pension që siguron jetën në pleqëri. Rreth 90% e kanë nga mjetet e ndara pensionin edhe më të ultë se 100 euro. Dhe atë për një periudhë kohore rreth 70 muaj. Këtë pension lypset që shteti ta riorganizon nëpërmjet disa formave të garantimit të pensionit konformë nevojave për jetë. Këtu bëhet fjalë për:

1. Mjetet e të punësuarit,

2 Mjetet e punëdhënësit,

3. Mjetet nga gjenerata e ndihmon gjeneratën dhe

4. Nga garantimi i pensionit edhe nga shteti.

Forma e tillë siguron mjete të mjaftueshme për pension.

Mbështetur në faktin se 90% të të punësuarve kanë të ardhura nën 300 euro , e ku shumë pak sigurohen mjete në Trust, është ndoshta zgjidhje e mirë që të ju epen nga Trusti një shumë e mjeteve për të kaluar gjendjen e rëndë që është tani.

Juridikisht dhe në aspektin ekonomik nuk është e drejtë kjo çështje. Nuk duhet të preken mjetet e kursimit pensional. Vjen shumë shpejt pleqëria dhe në atë kohë çdo euro është ndihmë e madhe. Askund nuk merren mjetet e tilla paraprakisht. Përjashtim bënë shteti. Shteti mundet të merr në formë të kredisë ndonjë shumë për të ndihmuar të siguruarit, por ato duhet ti kthej përsëri në fondin e Trustit. Ndërsa, marrja e mjeteve, pa garantim të shtetit, që i plotëson ato, nuk është zgjidhje  e mirë. Duket për momentin, por më vonë, në kohen e pensionimit, do të vërehen pasojat e rënda, sepse nuk ka pension, sado kudo i ultë që është. Tërë barra përsëri bie mbi shtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".