Luftimi i krimit dhe korrupcionit brenda sistemit të drejtësisë dhe mafio-politikes - sfida më serioze e shtetit të ri të Kosovës!

Luftimi i krimit dhe korrupcionit brenda sistemit të drejtësisë dhe mafio-politikes - sfida më serioze e shtetit të ri të Kosovës!

Hajrullah Tërnava

  • 17 July 2022 - 17:00

Shkruan ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se duhet të ketë transparencë më të plotë në rastet e kapjes në flagrancë me afera korruptive të të gjithë atyre individëve që punojnë në sistemin e drejtësisë, sepse me këtë transparencë  do të arrihet efekti pozitiv i luftimit të krimit në përgjithësi edhe në preventivë, dhe të gjithë përfaqësuesit që janë të punësuar nëpër institucione ku luftohet krimi  në të ardhmen do i luftojne veprat kriminale e  antiligjore, si KPK, KGJK e polici të Kosovës, në mënyrë që opinioni të njoftohet me kohë se kush janë abuzuesit e vërtetë të shtyllës kryesore të shteit, drejtësisë dhe të sigurisë, e të njëtit pa vonesë të nxirrën para drejtësisë, të mos amnistohen, të mos bëhen pasqyre me rastet e tyre, por procedurat të përshpejtohen dhe publikisht të njëtit të lajmërohen kur dënohen.

Shteti i ynë si shtet i ri që është në formim e sipër, për këto vite të qeverisjes së tij si dhe në të ardhmen, duhet të jetë  shumë i kujdesshëm, sidomos kur janë në pyetje  institucionet shtetë të sundimit të ligjit,  sepse edhe faktori ndërkombëtar është duke na vështrue dhe duke i përcjellë veprimet e shtetit tonë, e sidomos ato të luftimitt të krimeve në përgjithësi, dhe institucionet përgjegjëse të luftimit të krimit duhet të jenë të afta dhe me kohë ti ndërmarrin të gjitha kompetencat ligjore në përputhshmëri me ligjet ekzistuese në luftimin e të gjitha dukurive negative, e sidomos të krimit, sepse vetëm në këtë mënyrë shteti i ynë do ta arrij autoritetin ligjor si shtet që e lufton krimin. Me që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një luftim të tillë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët nga institucionet tona, dhe nëse  Kosova në të ardhmen do e luftoj krimin në pergjithësi në mënyrë permanente, Kosovës do i hapet shumë shpejtë rruga për në BE. Deri sa nuk luftohet krimi  në institucionet shtetërore në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe besimi në institucionet e drejtësisë do të demtohet rënd, si në  KPK dhe KGJK. Masat e vonuara ndëshkuese që po shqiptohen ndaj shkelësve të ligjit, e të cilët do të duhej të sanksionoheshin me të parën, të ndëshkohen dhe të përjashtohen me automatizëm nga sistemi i drejtësisë. Një rast i tillë emblemë e turpit të sistemit të drejtësisë së Kosovës është ai i gjyqtarit Rafet Ismaili. Me vonesë tepër të madhe, me hamendje se si të veprohet, më në fund javën e kaluar KGJK ka vendosur që ti propozon presidentes shkarkimin e gjyqtarit Rafet Ismajli të cilit ma në fund iu vërtetua dënimi nga Gjykata e Apeli për Korrupsion. Këtë vendim Këshilli e ka marr në takimin e 290-të, të mbajtur të enjten e kaluar në masa tepër sekrete nga opinioni publik, vendim ky të cilin Këshilli e mori prapa dyerve të mbyllura, larg mediave dhe pa qasje në informim nga OJQ-të që mbikëqyrin dhe monitorojnë sistemin e drejtësisë. Ky vendim është nxjerrë pasi Gjykata e Apelit me 26 maj 2022 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte marrë aktgjykim dënues ndaj ish-gjykatësit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Rafet Ismajli dhe ish-policit Blerim Gashi, të dënuar për korrupsion me nga 20 muaj burgim dhe me nga 1 mijë euro gjobë. Lidhur me këtë vendim KGJK në një komunikatë për media ka njoftuar se Këshilli i ka propozuar presidentes shkarkimin e gjyqtarit Ismajli por pa e zbuluar të plotë identitetin e tij, vetëm me iniciale. “Në fund të këtij takimi, Këshilli i propozoj Presidentës së Republikës së Kosovës, shkarkimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Skenderaj, R. I.”, thuhet në komunikatën e KGJK-së. Ndryshe, Vendimi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është vërtetuar më 26 maj 2022, duke i refuzuar si të pabazuara ankesën e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit Rafet Ismajli dhe mbrojtësit të tij, avokatit Naim Rudari, si dhe ankesa e mbrojtësit të akuzuarit Blerim Gashi, avokatit Ramë Gashi. Sipas vendimit të Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase sipas gjykatës së shkallës së dytë, ky aktgjykim është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret e po ashtu është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe se përpilimi i dispozitivit është bërë konform dispozitave të Kodit në fuqi, e ku janë të përfshira të gjitha faktet dhe rrethanat nga të cilat plotësohen të gjitha elementet e veprës penale, nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, për të cilën të akuzuarit Ismajli dhe Gashi, janë shpallur fajtor. Tutje, në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të qarta për vendin, kohën, mënyrën e kryerjes së veprës penale e po ashtu edhe për mënyrën se si ka ardhur deri te kryerja e veprës penale nga ana e të akuzuarve, ku thuhet se edhe vet i akuzuari Rafet Ismajli nuk e mohon faktin që ka marr para nga dëshmitari por parat i ka marrë hua me afate kthimi e jo për të ndikuar në çështjen penale të tij, po ashtu i akuzuari Blerim Gashi nuk e ka mohuar se ka marrë para nga dëshmitari F.Z. por që të njëjtat i ka marr hua. Në vazhdim të arsyetimit të këtij vendimi thuhet se sipas shkresave të lëndës, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë me provat e administruara në shqyrtim gjyqësor duke shtuar se në këtë çështje penale nuk ka mbetur pa u vërtetuar asnjë fakt vendimtar. Po ashtu sipas Apelit, me aktgjykimin e ankimuar nuk është shkelur as ligji penal, kjo për faktin se veprimet e të akuzuarve përbëjnë të gjitha elementet subjektive dhe objektive të veprës penale për të cilën të njëjtit janë shpallur fajtor si dhe nuk ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale të të akuzuarve. Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka vlerësuar rrethanat të cilat kanë ndikuar në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, ku thuhet se dënimi i shqiptuar është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të tyre si dhe intensitetin e rrezikimit apo pasojave të shkaktuara dhe se me të do të mund të parandalohen të njëjtit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe do të parandalohen personat e tjerë nga kryerja e veprave penale. Ndryshe, edhe një herë, për këto akuza, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2020 kishte marrë aktgjykim dënues ndaj tyre, duke shqiptuar dënim me nga dy vite e gjashtë muaj burgim dhe me 2 mijë euro gjobë, për secilin veç e veç. Gjykata atyre u kishte shqiptuar edhe dënime plotësuese, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në Administratën Publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy vitesh pas ekzekutimit apo vuajtjes së dënimit. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 4 mars 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj Rafet Ismajlit, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj dhe Blerim Gashit, zyrtar policor. Sipas aktakuzës, Ismajli në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror, me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar. Po ashtu, sipas aktakuzës, i njëjti më 28 gusht 2019, në veturën e dëshmitarit F.Z., derisa së bashku po udhëtonin nga Skenderaj për në Prishtinë, ka marrë nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1 mijë e 500 euro, me qëllim që ai të ushtrojë ndikimin e padrejtë tek kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për të marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim, i shqiptuar me aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të 26 korrikut 2018 ndaj dëshmitarit F.Z., në kohëzgjatje prej 4 vjet 10 muaj dhe ushtrimit të ndikimit të njëjtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të lartcekur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. Ndërsa sipas prokurorisë, Blerim Gashi, në cilësi të personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror, me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, ashtu që i njëjti më 28 gusht 2019, në veturën e dëshmitarit F.Z., në Fushë Kosovë, ka marrë nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1 mijë euro me qëllim që ai të ushtrojë ndikim të padrejtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të 26 korrikut 2018, me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, aktgjykim me të cilin dëshmitarit i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 10 muaj. Gjithsesi se duhet të ketë transparencë më të plotë në rastet e kapjes në flagrancë me afera korruptive të të gjithë atyre individëve që punojnë në sistemin e drejtësisë, sepse me këtë transparencë  do të arrihet efekti pozitiv i luftimit të krimit në përgjithësi edhe në preventivë, dhe të gjithë përfaqësuesit që janë të punësuar nëpër institucione ku luftohet krimi  në të ardhmen do i luftojne veprat kriminale e  antiligjore, si KPK, KGJK e polici të Kosovës, në mënyrë që opinioni të njoftohet me kohë se kush janë abuzuesit e vërtetë të shtyllës kryesore të shteit, drejtësisë dhe të sigurisë, e të njëtit pa vonesë të nxirrën para drejtësisë, të mos amnistohen, të mos bëhen pasqyre me rastet e tyre, por procedurat të përshpejtohen dhe publikisht të njëtit të lajmërohen kur dënohen. Nëse janë ligjet të njëjta për të gjithë qytetarët e shtetit, atëherë luftimi ndaj krimit duhet të jetë  permanent dhe në mënyrë të pamëshirshme, sepse me një luftim të tillë serioz Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".