Shkolonizimi i Serbisë bëhet në Nju-Jork, jo në Bruksel, sepse  me paqe nuk e “ha” Serbia !

Shkolonizimi i Serbisë bëhet në Nju-Jork, jo në Bruksel, sepse  me paqe nuk e “ha” Serbia !
Shkolonizimi i Serbisë bëhet në Nju-Jork, jo në Bruksel, sepse  me paqe nuk e “ha” Serbia !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 19 August 2022 - 10:07

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Kot keni pritur sot (më 18 gusht 2022) se pas mbarimit të bisedimeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para kamerave të masmediave, do të lexohej ndonjë Deklaratë e Përbashkët , nënshkruar nga ana e tyre, duke qenë se, edhe në këtë takim me Kurtin, Vuçiqi nuk ka pranuar kërkesat e palës negociuese shqiptare të Kosovës, që të arrinin ndonjë Marrëveshje të njohjes reciproke të Serbisë dhe të Kosovës.

Për këtë arsye Serbia edhe ka zgjedhur këtë formë të lehtë komunkimi me palën shqiptare dhe me atë ndërmjetësuese të BE-së, sepse aty qe 11 vjet, asnjëherë nuk është folur për kolonializmin historik të Serbisë në Kosovë (1912-1999). Ky është problemi faktik serioz, që urgjentisht kërkon zhvendosjen e Dialogut të Brukselit (2011-2022) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Ndryshe, vazhdimi i dialogimit në Bruksel, është vetëm ngrirje e mëtejme e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Në kësi dialogu si të Brukselit, mund të presim edhe 10, 20, 30 e 40 vjet, por Serbia  kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, edhe pse kjo ishte plaçkë koloniale saj, jo më pak se 100 vjet (1912-1999).

Pra, thjesht, për shkak të interesit ekonomik, gjeoekonomik, gjeopolitik, gjeostrategjik, kolonialist dhe hegjempnist, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Kjo është kuentisenca e problemit të Kosovës, jo shkelja dhe mohimi i të drejtave dhe i lirive të minoritet serb në Kosovë, ashtu siç po gënjen industria mediale serbomadhe e shtetit dhe e KOS-it në Serbi dhe në Kosovë, ashtu sikurse politika propagandistike e mediave të regjimit çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

 Konflikti shekullor serbo-shqiptar ka karakter kolonial, jo nuk është kurrfarë problemi minoritar serb

Derisa nuk kuptohet gjenealogjia historike e këtij konflikti shekullor mes dy popujve, p֝ërkatëshsht ndërmjet dy shteteve ekzstuese  të pavarura, zidhje të drejtë përfundimtare nuk do të ketë, ngase probemi është me bagazh kolonial, që për këtë Serbia si anëtare e OKB-së, asnjëherë nuk është thirrur për të dhënë llogari sipas Kartës së OKB-së dhe të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të cilat njëzërit dënojnë krimet e gjenocidit kundër njerëzimit, pavarësisht nga vendi i ndodhjes së tyre.

Diletantizmi politik  dhe Dialogu i Brukselit (2011-2022)

Realisht, për të folur a për të shkruar me përgjegjësi për ndonjë problem  qoftë politik, historik, diplomatik, ekonomik, tregtar, kulturor etj., para së gjithash nevojitet njohuri e thellë profesionale për ta gjurmuar zanafillën historike  të tyre.

Edhe sikur Qeveria e Albin Kurtit të pranonte “Asociacionin  e komunave serbe” në Veriun e Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, sepse botërisht është deklaruar se, kurrë  me dorën e tij nuk do ta nënhskruajë pavarësinë e Kosovës. Dhe, jo vetëm A. Vuçiqi, por asnjë lider politik serb qoftë brenda apo jashtë qeverisë serbe, nuk do ta ketë guximin ta bente një akt të tillë të njohjeje të pavarësisë së Kosovës, pa pëlqimin paraprak të Kishës Ostodokse Serbe (KOS-i), e cila, si këtu e 100 vjet më parë, e ka fjalën kryesore  “PËR” ose “KUNDËR” pavarësisë së Kosovës, sepse historikisht, kjo  ishte dhe, edhe sot është  faktori kryesor politik retrograd dhe klerofashist, që dikur  me çizmen e saj shkeli territoret autoktone shqiptare, si dhe rrënoi kishat ortodkse  dhe katolike shqiptare dhe, në vend të tyre i përvetësoi dhe i serbizoi me toponiminë serbosllave, me qëllim të shfarosjes së etnikumit iliro-shqiptar dhe të  gjurmëve antike të historisë së tyre në Gadishullin Ballkanik.

Duke mos u hedhur në një histori edhe më të largët të marrëdhënieve serbo – shqiptare në Ballkan, Kisha Ortodokse Serbe ka “meritat kryesore” për formimin e kolonive serbe në Kosovë dhe më gjerë, duke filluar nga Kongesi i Berlinit (1878). Prandaj, kjo e di më së miri  “mezhdat” se deri ku shtrihen territoret autoktone të Shqipërisë Etnike të aneksuara dhe të kolonizuara me forcë dhe me gjenocid ndaj shqiptarëve dhe shfarosjes së tyre.  As shteti e as kisha serbe nuk e kanë hallin te mbrojtja e minoritetit serb e ase kishave serbe, por te kryemanastiri serb- TREPÇA, sepse ka humbur pasurinë më të madhe dhe më të çmueshme në Evropë, e cila me arin, me argjendin, me zinkun, me bakrin dhe me plumbin e saj ka ndërtuar të gjitha qytetet më moderne dhe më të kushtueshme në Jugosllaivi, përkatësisht në Serbi, që nga përfundimi i luftërave ballkanike (1912-193) deri në fund të shekullit XX.

Beogradi do ta njihte Kosovën vetëm në OKB !

Sikur të kishte ekzistuar interesi i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i Amerikës, si dhe i aleatëve të saj evropianoperëndimorë, që Dialogu i Brukselit të zhendosej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, atëherë Serbia do të detyrohej, që pa asnjë kusht ta njihte Republikën e Kosovës, për shkak se ka harxhuar mandatin kolonial 100-vjeçar të shfrytëzimit të saj (1912-1999) .

Pra, duke  qenë se problemi i Kosovës ka karakter kolonial historik dhe politik më se njëshekullor (1912-1999), është iluzore të pritet që në Bruksel të arrihet ndonjë marrëveshje e njohjes reciproke  mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse arritja e një kompromisi të tillë  hidtorik, do të kishte qenë jo vetëm në fvsorin e Serbisë dhe të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit ballkanik (bashkëpunimi, integrimi, stabiliteti, siguria dhe  paqja).

 Pa zbatimin e së drejtësës ndërkombëtare, rendi juridik pozitiv ndërkombëtar,bashkëpunimi, paqja dhe siguria botërore janë të brishta

 Zbatimi i  së drejtës ndërkombëtare, është instrumenti kryesor i ligjshëm dhe i justifikueshëm  i rujatjes së ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Pa respektimin e saj të plotë, nuk mund të ketë drejtësi, as stabilitet e as siguri në sferën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, pavarësisht   diktatit dhe politikës së forcës për të mbizotëruar botën. 

Këtë domosdoshmëri të zbatimit të parimeve, të rregullave dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë koherente, duhet mbajtur parasysh dhe, duke e zbatuar rigorozisht ndaj abuzuesve dhe  ndaj shkelësve të saj, pavaraësisht se, janë të mëdhenj apo të vegjël. Ndryshe,  është irracionale të shpresohet dhe të besohet se shpërthimi i konflikteve dhe i lufutërave të përgjkashme, siç është edhe agresioni luftarak i Rusisë pushtimit të Ukrainës (shkurt 2022), mund të parandalohet ose të përfundojë vetëm duke ushtruar trysni dhe diktat politik , por duhet të zbatohet Karta e Kombeve të Bashkuara, që lejon dhe urdhëron mekanizmat e saj juridike ligjore për ndëshkimin  e atyre vendeve, që shkelin të drejtën ndërkombëtare, siç ishte edhe Serbia e Slobodan Milosheviqit, e cila bëri 3 gjenocide për shfarosjen e kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të Shqiptarëve në Kosovë (1990-1999),  vetëm pse nuk ishin serbë dhe, pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre sikurse që i kishin sundimtarët kolonialistë serbë për më se një shekull (1912-1999).

Dialogu i Brukselit bjerrje kohe

Duke qenë se Serbia si shtet kolonialist 100-vjeçar (1912-1999) pati humbur luftën e saj agresive, pushtuese , koloniale dhe gjenocidale në Kosovë nga bombardimi i forcave të NATO-s(24 mars – 10 qershor 1999) dhe të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kosovës (UÇK).  Pra, kjo fitore e detyroi Serbinë agresore, që përgjithmonë të tërheqej nga Kosova. Me një fjalë, kjo është përgjigjja historike, politike, diplomatike dhe ushtarake Serbisë kolonialiste se, nuk ka më kurrfarë të drejte, që të hynte në negociata me palën zyrtare të Kosovës, sepse kishte  konsumuar mandatin e  saj kolonialist, hegjemonist dhe imperialist në Kosovën e Shqipërisë Etnike.  Këtë  de fakto dhe de jure e provoi edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të më se 100 shteteve  të tjera anëtare të OKB-së.

Kjo njohje e pavarësisë së Kosovës mbylli triumfalisht çdo shteg dhe dilemë qoftë politike a juridike, që Serbia  post festom, të involvohej në ndonjë dialog apo multidialog me Kosovën e lirë dhe të pavarur, mbase e humbi si koloni të dikurshme (1912-1999).

Mirëpo, Beogradi zyrtarë me ish-bashkëveprimtarët e çetniko-fashistë të Slobodan Milosheviqit, të Arkanit dhe të Vojislav Sheshelit…etj., siç ishin Tomislav Nikoliq, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, A.Vulin. Odaloviq, Vuk Jeremiq…etj. “patentuan”  të ahtuquajturin “Dialogun e Brukselit” (2011), i cili ende po vazhdon si i tillë (2022), edhe pse deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë. Po ndodh kështu, sepse Serbia nuk ka marrë përgjigje juridike ndërkombëtare nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë, në Kroaci dhe në Srebrenicë.

-Tash, pas një dekade (2011-2022), çfarë mund të presim nga Dialogu i Brukeslit, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij ultranacionaliste dhe klerofshiste po trumbetojnë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën, ngase sipas tyre dhe, sips Kushtetutës në fuqi të Serbisë (2006) “Kosova na qenka  krahinë e Serbisë”!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".