Vendimi per reciprocitet është i drejtë dhe nuk duhet te shtyhet

Vendimi per reciprocitet është i drejtë dhe nuk duhet te shtyhet
Vendimi per reciprocitet është i drejtë dhe nuk duhet te shtyhet

Arsim Aziri

  • 30 August 2022 - 19:47

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë shumë të vendosura për zbatimin e ligjit dhe kushtetutës në gjithë territorin e shtetit. Në politikë e në procese vendimtare duhet të këtë zhvillime të nevojshme e të karakterit të përgjithshëm, jo edhe të projektohen dëshira të pakontrolluara për të ju prirë proceseve të ndryshme. Çdo gjë sipas rrethanave objektive!

-Nuk mundë të ketë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e shtetit sikur që është vepruar në periudhën e kaluar, nga qeverisjet e deritashme. Në këtë rrafsh edhe vendimi i qeverisë për reciprocitet nuk duhet të shtyhet! Kuvendi I Kosovës edhe mundë të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar dhe për tu unifikuar si trupi më i lartë përfaqësues i popullit, por nuk ka asnjë logjikë që të kërkohet nga dikush dhe reciprociteti me Serbinë, sipas vendimit të Qeverisë, të prolongohet edhe më tutje, sikur është vepruar në periudhën e kaluar kur shumë vendime të ndryshme janë iniciuar pastaj edhe janë harruar.

Njeriu si qenie fizike dhe institucionale është gjithkund. Gjithkund është aty ku ka dëshiruar të jetë! Njeriu është ai çfarë ka dashur të jetë, pra askush s’mund të jetë përgjegjës për tjetrin, për veprimet e tij! Edhe në politikë, edhe në jetën e ngushtë e të gjërë sociale njeriu është aty ku ka dashur të jetë, qoftë edhe në mënyrë ta pavetëdijshme. Tani duhet t’i tregohet tjetrit që konsistenca është mjeti për dëshminë e pavarësisë, qoftë edhe në rrafshin personal.

Pa ndërsjellshmëri- reciprocitet, s’mund të ketë respekt! Serbia në ballafaqim nuk ka formate të të njëjtit dimension, të të njëjtës prerje politike, të të njëjtës mendësi që Kosovën e ka përcjellë fatkeqësisht prej më shumë se 2 dekadash. Tash kemi fytyrë më të qartë, fytyrë me progresive dhe potencial për të qenë të zot për të mirën e të gjithave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".