
Lexoni edhe:
Sërish kërcënon Serbia, thotë se ushtria e saj është në gatishmëri të lartë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën
Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra
Aq sa kanë ditur e sa dinë për të bërë politikë, aq edhe kanë bërë deri më tash dhe u kanë sjellë qytetarëve të vendit. Janë parë gjurmët që u kanë mbetur si zorrët nga disa kasapë të pakujdesshëm. Kështu po përpiqen që kursi i tyre i defetistëve të ringjallet, si dikur, ta vijojnë edhe pas kohe, edhe përtej kufijve të reales. Kanë lënë shenjë vështirë të fshirë. Sigurisht, jemi të mësuar, që partitë për veprimin e tyre të obligueshëm, të presim që amerikanët të na i tubojnë dhe të na sqarojnë se, duhet të kemi një zë kur bëhet fjalë për çështjen e Marrëveshjes me Serbinë, si ngarkesë etike dhe obligative ndoshta. T’i lëmë në vuajtje narcisoide e të një barre të interesit material të tyre. Një diskonvenim i tashëm për ta me shumë “gjurullti” publike .
-Krejt çka kam menduar e shpresuar, gjatë jetës, nuk më doli ashtu. Kam menduar dhe kam shpresuar se, njerëzit me arsimim janë më të edukuar, më të informuar dhe më të kujdesshëm se çka flasin e shkruajnë. Kam menduar profesorët, doktorët e shkencave (?), inxhinierët dhe ata të profesioneve tjera, ata me shkallë sipërore në përgjithësi, janë shpresa dhe mbështetja e qytetarëve dhe e vendit.
S’po flas për “buzhelat”, për “memlat”, etj. e për do mercenarë nëpër koçakët e tyre, sepse ata duhet t’i mbajnë ato stacione që prodhojnë helme për Kosovën, ndryshe s’mund t’i mbajnë, prandaj i kryejnë porositë e padronëve , ndryshe nuk do të dukeshin si figura publike. Por, po e përmendi me këtë rast, Milazim Krasniqin (prof. dr.), i cili si duket, është marrë pak më herët me politikën e Kosovës, e sot del shprehet ashtu qysh i duhet më së miri Serbisë. Ashtu qysh mund të diskreditojë procesin dialogues. Nëse Memli (kryetar i PDK-ës) thotë, s’dua të takohem me kryeministrin, se nuk e ka bërë këtë e atë si qeveri, deri në “...në momentin kur të ketë avancim të procesit të dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale”, etj. Kur të kryhet procesi edhe ne të tjerët do të takohemi, hiç pa ndonjë vlerë funksionale të politikës institucionale. Ndoshta, dikush do të brohoras e duartrokas nga ekzaltimet e rastit. Krejt këto mund të përbirohen, me (pa) funksione politike. Le ta marrim se, Memli e disa të tjerë janë të një pasqyre publike të politikës së përditshme partiake, edhe pse nuk ka shumë vlerë “janxhiku” i tyre, mundën të devijojnë nga e përbashkëta. Sipas urdhrave nga padronët e deridjeshëm. Aq sa kanë ditur e sa dinë për të bërë politikë, aq edhe kanë bërë deri më tash dhe u kanë sjellë qytetarëve të vendit.
Janë parë gjurmët që u kanë mbetur si zorrët nga disa kasapë të pakujdesshëm. Kështu po përpiqen që kursi i tyre i defetistëve të ringjallet, si dikur, ta vijojnë edhe pas kohe, edhe përtej kufijve të reales. Kanë lënë shenjë vështirë të fshirë. Sigurisht, jemi të mësuar, që partitë për veprimin e tyre të obligueshëm, të presim që amerikanët të na i tubojnë dhe të na sqarojnë se, duhet të kemi një zë kur bëhet fjalë për çështjen e Marrëveshjes me Serbinë, si ngarkesë etike dhe obligative ndoshta. T’i lëmë në vuajtje narcisoide e të një barre të interesit material të tyre. Një diskonvenim i tashëm për ta me shumë “gjurullti” publike . Por, një prof. dr., i cili ka lexuar relativisht bukur shumë, literaturë nga beletristika, ka shkruar edhe vetë letërsi, publicistikë, por, për kushtet tona është marrë ndoshta edhe me historiografi, posaçërisht nga historia kombëtare. Ka qenë e domosdoshme të njihemi sado pak me vetveten tonë, kundërshtarët, luftërat, ndjekjet dhe gjenocidin shekullor ndaj nesh. Disa të rinj sot mund të dëgjojnë për disa sekuenca, por të tjerët ende gjallë i kanë përjetuar dhe i kanë dëgjuar shumë më herët, pra edhe profesori i nderuar, Milazim Krasniqi, të cilin masa e gjerë, do të mund ta quante dikush ‘ati i jonë’, t’i gëzohen kohës për një intelektual, që mund ta udhëzojë masën e edhe ata që po bëjnë politikë. Jo të bëjë intriga në politikën kosovare, pa ndonjë “vazife” (funksion) politik,më duket shumë e ndytë.
Paraqitja se, Albini, tash duhet t’ia nënshkruajë “Zajednicën” Vuçiqit, më duket se është një bashkëmendimtar i grupeve opozitare dhe vuçiste. Është një ndihmesë për një restaurim të asaj të keqes. Mendoj që kjo e thënë është e shëmtuar për një njeri të një shkalle sipërore të arsimimit. Ky tipi po e thërret palën serbe, se, duhet të kërkojë nga pala kosovare me këmbëngulje për nënshkrimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Faktikisht, ta inaugurojë një Srbska Republikë. Një fitil që do të detonojë kur të dojë Serbia në Kosovë. Po si e flet e si e shkruan njeriu i ngritur një gjë të tillë. Si mund t’i thotë vetit ky tipi se ka punuar për një atdhe të lirë e të pavarur?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".