Gjykata Komerciale një hap përpara në reformimin e drejtësisë që fuqizon ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë

Gjykata Komerciale një hap përpara në reformimin e drejtësisë që fuqizon ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë
Gjykata Komerciale një hap përpara në reformimin e drejtësisë që fuqizon ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 02 September 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Me këto gjykata shteti fiton shumë më shumë bazë të së drejtës ligjore dhe lëndët zgjidhen shumë më shpejtë. Me këtë nuk humbin lëndët në vlerë, sikurse është duke ndodhur aktualisht. Lëndët civile po humbin me 300 deri në 500% në vlerë. Kjo bëhet sepse mbesin lëndët e tilla nëpër gjykata me 10 e 15 vjet pa u zgjidhur. Shumë nga ato edhe parashkruhen.

-Gjykata Komerciale e ndihmon ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë, prandaj edhe fillimi i punës së Gjykatës Komerciale është hap i mirë në ndërtimin e shtetit ligjor në çdo fushë. Natyrisht se ka mendime të ndashme mbi gjykatën e formuar. Disa ishin për Gjykatë Ekonomike e disa për Gjykatë Komerciale. Fitoje ky varianti i dytë, për komercialen. Nga natyra e punës që e ka kjo gjykatë, e ka fushë veprimtarinë e kufizuar. Vepron vetëm në fushën komerciale. Fushat tjera nuk përfshihen dhe mbesin nën kompetencën e gjykatave të rregullta, të atyre në fushën e departamenteve ekonomike, civile etj. Kjo e kufizon shumë punën e Gjykatës Komerciale. Megjithatë, fillimi i punës është gjë e mirë, sepse kemi shumë lëndë të fushës komerciale, të cilat presin. Numri i shumtë i lëndëve i jep kësaj gjykate një rëndësi të dyfishtë.

1. Bëhet shqyrtimin lëndëve shumë më shpejtë dhe

2. Vetë shqyrtimi i lëndëve ka përfundim juridik ligjor më të drejtë. Azhuriteti i kësaj gjykate varet nga numri i gjyqtarëve dhe nga profesionalizmi i tyre. Nëse veprohet drejtë dhe në mënyrë profesionale, kuptohet se është hap i rëndësishëm në drejtim të azhuritetit të zgjidhjes së lëndëve në sistemin e drejtësisë. Këtej, kërkohet që në Kosovë të krijohen edhe gjykata tjera të pavarura të profesionalizuara dhe të profilizuara. Fjala është këtu edhe për Gjykatën Civile, të Punës dhe për Gjykatën Familjare. Me këto gjykata shteti fiton shumë më shumë bazë të së drejtës ligjore dhe lëndët zgjidhen shumë më shpejtë. Me këtë nuk humbin lëndët në vlerë, sikurse është duke ndodhur aktualisht. Lëndët civile po humbin me 300 deri në 500% në vlerë.

Kjo bëhet sepse mbesin lëndët e tilla nëpër gjykata me 10 e 15 vjet pa u zgjidhur. Shumë nga ato edhe parashkruhen. Gjykata Komerciale është hap i rëndësishëm në fushën e sistemit juridik të ndarjes së drejtësisë midis palëve. Shpresohet se edhe gjykatat tjera do të hapen sepse një ristrukturim i tillë dhe profilizim është kërkesë e vetë sistemit të drejtësisë që duhet të realizohet e të reformohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".